GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i Santiago Malkos, kthehet në gjykim dosja për Ilir Selmanin, dinamika e ngjarjes

17:43 - 13/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i  Santiago Malkos, kthehet në gjykim dosja për Ilir Selmanin, dinamika e ngjarjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë në vendimin e kësaj të mërkure ka vendosur rikthimin për gjykim të çështjes  për të pandehurin Ilir Selmani, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos.

Burime për gijotina.com bëjnë me dije se se në vendimin e sotëm gjykata ka vendosur që të dërgojë për gjykim edhe Elvis Gaxhaj për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh.

Ndërsa sot është vendosur që të pushohen hetimet për Xhoni Nicën i hetuar gjithashtu për të njëjtën ngjarje. 

Dinamika e ngjarjes

Ekzekutimi i ish-policit Santiago Malko në 27 gusht 2019 në zonën e “Xhamllikut” është kryer nën mbikqyrje të plotë të autorëve të krimit. Ai sapo kishte dalë me makinën e tij tip BMW nga një lavash në krahun tjetër të rrugës. Pikërisht në këtë moment autorët kanë nisur “aksionin” për vrasjen e Malkos. Sipas hetuesve që kanë bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë, mësohet se autorët kanë qenë të maskuar me kapuç të zi dhe kanë vepruar me dy makina. Fillimisht ka qenë një nga makinat e autorëve që i ka bllokuar rrugën, ndërsa grupi tjetër që ishte pas me një fugon, kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Santiago Malkos, duke e lënë të vdekur në vend. Makina e Malkos, ndoshta nga një tentativë për të shpëtuar, është përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas me disa kazanë mbeturinash, ka vijuar ecjen deri sa ka përfunduar në ambientet e një biznesi privat. Pasi kanë kryer ekzekutimin, autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa pak minuta më vonë është gjetur në periferi të Tiranës një automjet tip “Benz”, i dyshuar si i autorëve, me dy kallashnikovë brenda. Ndërsa fugoni nga ku është qëlluar Malko nuk është gjetur ende. Viktima mësohet se nuk kishte armë me vete, por vetëm celularin, i cili është sekuestruar.

Etiketa: Santiago Malko

Lajme të lidhura

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Para
Wilder me pasoja, boksieri pezullohet për gjashtë muaj nga ringu

Wilder me pasoja, boksieri pezullohet për gjashtë muaj nga ringu

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com