GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Laç, ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni, autorët i zunë pritë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Laç, ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni, autorët i zunë pritë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni me dy emra Rakip Roli aka Pilot Roli 55- vjeç u ekzekutua në orët e para të mëngjesit në Sanxhak të Laçit. Gijotina.com raporton se dy autorë i kanë zënë pritë më këmbë teksa viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij.

Ata kanë qëlluar me breshëri automatiku nga krahu i pasagjerit, ku 7 plumba shkaktuan vdekjen e menjëhershme të biznesmenit. Fillimisht makina e viktimës tip “Audi Q7” është përplasur me një automjet tjetër e më pas ka përfunduar në kanal.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. Në ndihmë të policisë janë nisur edhe dy grupe të FNSH-së ndërsa mendohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ende të paidentifikuar.

E shkuara e Rakip Rolit

Policia po heton për të shkuarën e 55- vjeçarit i cili rezulton me precedentë penale. Dhjetë vite më parë përkatësisht në vitin 2011 Roli është arrestuar, pasi është përfshirë në një konflikt me një 22- vjeçar duke e plagosur. Sakaq edhe dy djemtë e tij Emiljano dhe Isuf Roli janë hetuar për trafik droge në 2017. Biznesmeni që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Laç njihej edhe si “Piloti”. Burime pranë gijotina.com bëjnë me dije se viktima merrej me tregëti, materialesh ndërtimi.  

Lidhja e tij me emrat e krimit

Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rakip Roli në Laç, është xhaxhai i Ilir Likaj Xhepaj i arrestuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujur Lika. Gjithashtu është dhe vëllai i Myslim Likës i plagosur në Mamurras.

Ilir Xhepaj dyshohet se organizoi atentatin duke përdorur si vrasës me pagesë Eduart Lamajn. Ai dyshohet se se ka qenë pjesë e skuadrës, prej 4 personash të veshur si policë, që ekzekutuan me 20 plumba, Bujar Hasanin (Lika) dhe Paulin Gjergjin (Markaj). Nuk dihet ende nëse Ilir Xhepaj dhe viktima Bujar Hasani, kanë pasur një lidhje miqësie me njëri-tjetrin, kjo pasi të dy personat, para se të ndryshonin mbiemrin, mbanin të njëjtin (Lika).

Pista e hetimit

Pista kryesore e hetimit për vrasjen biznesmenit Rakip Roli aka Pilot Roli mëngjesin e sotëm në Laç, janë konfliktet e djemve pak ditë para se të ndodhte vrasja. Konflikti dyshohet se lidhet me çështjet e pronësisë. Po ashtu dyshohet se lidhja e viktimës me emrat e njohur të krimit si Ilir Xhepaj “tmerri” i Mamurrasit dhe i akuzuar për vrasje, mund të jetë shkak i atentatit të sotëm.

Etiketa: Kryesore1LacVrasje

Lajme të lidhura

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
Para
Kim poston foton e Escobar me Bashën, sfidon Berishën para Kuvendit

Kim poston foton e Escobar me Bashën, sfidon Berishën para Kuvendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com