GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Elbasani, Pere besimplotë: Projekti ambicioz, shihemi në Superiore

21:10 - 19/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Elbasani, Pere besimplotë: Projekti ambicioz, shihemi në Superiore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elbasani përforcohet me një kampion. Miklovan Pere vishet zyrtarisht verdheblu. Klubi kishte rënë dakord me mbrojtësin prej ditësh, por vetëm dy ditë më parë erdhi konfirmimin zyrtar.

“Pere i bashkohet ekipit verdheblu pas sezonit të suksesshëm në Superioren maqedonase, duke fituar titullin kampion me skuadrën e Struga Trim&Lum. ‘Keli’ numëron paraqitje me ekipe si Dinamo dhe Pogradeci. Mbrojtësi shtatlartë, zyrtarisht i bashkohet rrugëtimit tonë. Mirëserdhe Miklovan”, thuhet në njoftimin e klubit.

Pogradecari vjen tek elbasanasit pas një aventure dyvjeçare në Maqedoninë e Veriut, konkretisht te skuadra strugane, që mori për herë të parë në histori titullin kampion. Më herët është aktivizuar edhe me Dinamon, ku siguroi ngjitjen në elitë. Asokohe madje mbante edhe shiritin e kapitenit te blutë. Pjesën tjetër të karrierës e ka kaluar me ekipin e qytetit të tij, Pogradecin. Nuk kanë munguar as aventurat e shkurtra me Turbinën dhe Sopotin, gjithashtu në Kategorinë e Parë. Tanimë në moshën 32-vjeçare, Pere konsiderohet si një futbollist me mjaft eksperiencë dhe që mund t’i shërbejë shumë Elbasanit në arritjen e misionit “Superiore”.

PERE – Fill pas arritjes së marrëveshjes, 32-vjeçari dha një prononcim për gazetën rreth aventurës së tij më të re në karrierë. E di se për çfarë ka ardhur, por rrëfen se u bind nga projekti dhe merkatoja e bërë deri më tani. “Arsyeja pse zgjodha Elbasanin lidhet me projektin që më treguan drejtuesit. Më bindi, pasi është vërtet ambicioz dhe kërkohet ngjitjes në elitë. Me kënaqësi pranova të jem pjesë e kësaj skuadre, pasi doja t’i bashkohesha këtij misioni”, u shpreh fillimisht qendërmbrojtësi. Beson se me afrimet e bëra, skuadra do t’i japë tonin kampionatit.

“Elbasani është një ekip që ka ambicie të mëdha këtë sezon dhe këtë po e tregon edhe me afrimet që po bën në merkato, duke treguar seriozitet. Personalisht mendoj se është ekipi i vetëm që ka shanset reale që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Superiores dhe të gjithë bashkë do të bëjmë të pamundurën që t’ia arrijmë”, u shpreh në prononcimin e tij për gazetën Mikovan Pere. Deri më tani elbasanasit kanë bërë gjashtë afrime zyrtare: e nisën me Kledis Hidën, Erlado Dedën dhe Rei Zaimin, për të vijuar me Spartak Ajazin dhe Albi Xhebrahimin. I fundit për momentin është Miklovan Pere, por që pritet të pasohet nga të tjerë./PanoramaSport

Etiketa: Elbasanipere

Lajme të lidhura

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Para
Surroi: Marrëveshje e panënshkruar, jo mençuri e BE-së, Lajçak përgjegjës

Tensionet në Veri, Surroi: Kosova dhe Serbia t’i kthehen planit franko-gjerman

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Lexo më shumë
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com