Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka folur për mediat pas përfundimit të Asamblesë socialiste.
“Gjithsecili që kërkon të jetë pjesë e kontributit për këshillat bashkiakë dhe të jetë pjesë e platformës duhet të fillojë në mënyrë të strukturuar në çdo qendër urbane ose rurale punët për Shqipërinë. Ajo çfarë drejtuesit e zgjedhur kanë bërë në çdo vend dhe ajo që ne do t’u ofrojmë në garën e radhës, me drejtues të rinj të mbështetur nga PS.
Sa i përket drejtimit të Tiranës, u propozuan dy bashkëkryetarë në të gjitha 61 bashkitë, që me organizimin e ri do të shkojë në 46, edhe pse mbështetja partiake do të jetë e njëjtë, do të jetë nga dy bashkëkryetarë, nga Albana Koçiu dhe Ervin Demo.
Asambleja ishte për miratimin e platformës “Këshilltari i Bashkisë Sime”, procesin për fushatën elektorale dhe, natyrisht, për punët tona organizative. Spiropali është anëtare e partisë”, tha Blendi Klosi.
I pyetur për Elisa Spiropalin, ai deklaroi shkurt se ajo vijon të jetë pjesë e Partisë Socialiste.
“Spiropali është anëtare e partisë”, tha Klosi.
Ndërkohë, raportohet se kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtim të Elisa Spiropalit dhe të Plarent Ndrecës nuk është hedhur në votim.









Discussion about this post