GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Elizabeta Imeraj paraqiti një sërë kërkesash, KPA ia rrëzon në pak minuta

22:29 - 12/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Seanca për Elisabeta Imerajn/ Pse OMN kërkon shkarkimin e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë herë Elizabeta Imerajt nuk i ka ecur taktika për justifikuar gjetjet ndaj saj me pretendimet që nxjerr në çdo seancë. Ndryshe nga tre seancat e para kur drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj paraqiti për orë të tëra parashtrimet, provat, pretendimet dhe kërkimet e saj, seanca e katërt të martën më 12 prill zgjati rreth gjysmë ore. Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi vendimmarrjen lidhur me kërkesat e palëve për administrimin e provave, si dhe çeljen e mbylljen e hetimit gjyqësor, duke u kërkuar palëve përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Ina Rama njoftoi të martën se është çelur hetimi dhe janë pranuar si prova disa prej akteve të reja të dorëzuara nga subjekti i rivlerësimit që janë vlerësuar në funksion të gjykimit të çështjes. Ndërkohë, Rama renditi provat dhe kërkimet e subjektit që nuk u pranuan dhe sqaroi se ato janë gjetur gjetur të panevojshme për zgjidhjen shkaqeve të ngritura në ankim nga Komisioneri, Florian Ballhysa.

Pas rekomandimit të ONM-së, Komisioneri Publik Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e Komisionit për shkaqe në të tre kriteret e rivlerësimit; për pasurinë; pastërtinë e figurës; profesionalizmin; si dhe për etikën, duke i kërkuar KPA-së shkarkimin e Imerajt.
Nga sa parashtroi Imeraj gjatë tre seancave maratonë në KPA, u kuptua se ajo ishte investuar me kërkime në dhjetëra institucione për të siguruar dokumente e përgjigje të cilat i dorëzoi si prova kundër ankimit të Komisonerit Publik.

Prokurorja Imeraj i kërkoi edhe Kolegjit që të investohej në marrjen e fashikujve të hetimeve të kryera bazuar në disa kallëzime të saj, duke pretenduar se jepnin përgjigje mbi rivlerësimin tendencioz të kryer fillimisht në KPK për shkak se ish-relatorja e çështjes Genta Tafa Bungo kishte pasur konflikt me ish-bashkëshortin kur ai kishte qenë student, si dhe për shkak të paragjykimeve krahinore.

Për të provuar këto pretendime Imeraj paraqiti si prova në seancën e dytë më 31 maj dhe akte të një çështje penale lidhur me një kallëzim të kryer nga një punonjëse e KPK-së. Subjekti sqaroi se bëhej fjalë për një çështje tjetër, por ndërkohë kallëzuesja veç shqetësimeve të saj, ishte shprehur dhe për urrejtjen që kishte konstatuar se kishte komisionerja Genta Tafa Bungo ndaj Imerajt

Etiketa: Elizabeta ImerajkerkesaKPAvendim

Lajme të lidhura

Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak
Aktualitet

Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak

10:37 - 11/03/26
Vjedhja në adoleshencë i kushtoi karrierën si prokuror në Shqipëri! Ja si vendosi Gjykata e Strasburgut
Aktualitet

Vjedhja në adoleshencë i kushtoi karrierën si prokuror në Shqipëri! Ja si vendosi Gjykata e Strasburgut

09:22 - 11/03/26
Paralajmërimi i SHBA: Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut
Aktualitet

Paralajmërimi i SHBA: Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut

08:25 - 11/03/26
Para
Koço Kokëdhima tregon se pse mbështet legalizimin e kanabisit

Koço Kokëdhima tregon se pse mbështet legalizimin e kanabisit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak
Aktualitet

Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak

10:37 - 11/03/26

Policia e Durrësit ka kryer disa arrestime dhe procedime, për vepra të ndryshme penale. Kështu është referuar materiali në Prokurori,...

Lexo më shumë
Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro

Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro

10:17 - 11/03/26
PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet

PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet

10:05 - 11/03/26
Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde

Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde

09:45 - 11/03/26
Vjedhja në adoleshencë i kushtoi karrierën si prokuror në Shqipëri! Ja si vendosi Gjykata e Strasburgut

Vjedhja në adoleshencë i kushtoi karrierën si prokuror në Shqipëri! Ja si vendosi Gjykata e Strasburgut

09:22 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com