GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Elly Schlein, gruaja e parë në krye të Partisë Demokratike italiane

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Elly Schlein, gruaja e parë në krye të Partisë Demokratike italiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Pas një kryeministre grua, Italia ka sot në krye të krahut opozitar një lider grua mjaft të re në moshë, 38 vjeçe.

Janë zhvilluar këtë të djelë primaret e Partisë Demokratike italiane, forca politike më e madhe e së majtës italiane që, para qeverisë Meloni, ka qeverisur vendin për më shumë se një dekadë.

Fituese e tyre me mbi 53.8% të votave u shpall demokratja Elly Schlein, e cila mundi kandidatin tjetër Stefano Bonaccini.

Pas humbjes në zgjedhjet politike të 25 shtatorit 2022, kreu i Partisë Demokratike, ish kryeministri Enrico Letta ka dhënë dorëheqjen duke i hapur rrugën kështu nisjes së procesit të primareve brenda kësaj force politike.

Më 4 dhjetor 2022, Elly Schlein deklaroi kandidaturën e saj.

Liderja e re opozitare ka një karrierë të pasur politike.

Karriera politike

Më 2008 merr pjesë si vullnetare në mbështetje të fushatës elektorale të Presidentit Barac Obama në SHBA e më 2012 bëhet pjesë e mbështetësve të tij në rizgjedhjen e votës presidenciale.

Më 2011 themeloi në Bologna lëvizjen studentore mbi sensibilizimin e politikës në çështjet e emigracionit.

Më maj të 2014 zgjidhet europarlamentare për Partinë Demokratike e një vit më vonë pas marrjes së drejtimit të kësaj Partie nga ish Kryeministri Mattteo Renzi, deklaron largimin e saj duke akuzuar se ai ka braktisur idealet e së majtës me një linjë politike të qëndrës së djathtë.

Më 11 shkurt 2020 zgjidhet zvendës guvernatore e rajonit të Emilia Romagna, ku kandidon në një listë forcash aleate të së majtës italiane e merr numrin më të madh në historinë e këtij rajoni në preferencën e votave personale si kandidate.

Në zgjedhjet politike të 25 shtatorit 2022 ishte e para në listën e Partisë Demokratike në rajonin e Emilia Romagnas e është deputete e kësaj legjislature të re.

Primaret e 26 shkurtit 2023 e shpallin Elly Schlein dhe lider të re të Partisë Demokratike.

“Populli demokratik është gjallë, e është gati të ringrihet me një linëj të qartë”, janë fjalët e saj menjëherë pas të dhënave të qarta të votës së primareve ku morën pjesë rreth 1 milionë italianë.

 

Etiketa: GruaItaliparti demokratike

Lajme të lidhura

Donald Trump në pritje të Nobelit për Paqe, a do të befasojë komiteti norvegjez sot?
Botë

Trump shprehet i bindur se e meriton Çmimin Nobel për Paqen: Është koha, por nuk ua japin njerëzve si unë

15:29 - 08/10/26
Rriten tensionet me Iranin, Pentagoni urdhëron ushtrinë: Përgatituni për sulme të reja!
Botë

Rriten tensionet me Iranin, Pentagoni urdhëron ushtrinë: Përgatituni për sulme të reja!

08:32 - 08/10/26
Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë
Botë

Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë

15:29 - 07/10/26
Para
Milan, Ibra premton se më e mira ka për të ardhur

Milan, Ibra premton se më e mira ka për të ardhur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Votë kundër”/ Marjana Koçeku publikon pamjet nga votimi i Reformës Territoriale në Kuvend
Aktualitet

“Votë kundër”/ Marjana Koçeku publikon pamjet nga votimi i Reformës Territoriale në Kuvend

09:12 - 09/10/26

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orët e para të mëngjesit të 9 tetorit 2026 reformën territoriale, pas një seance të...

Lexo më shumë
FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e 55-vjeçarit, dëmtohet muri rrethues dhe një automjet

08:45 - 09/10/26
Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi i automjeteve

08:37 - 09/10/26
Sot dita e 130-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 132-të e revoltës, qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Ta largojmë të keqen e këtij vendi

08:31 - 09/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:15 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com