GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Elon Musk takohet me ministrin kinez të Industrisë

13:17 - 31/05/23
në Botë, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Elon Musk takohet me ministrin kinez të Industrisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në takimin që pati dje me ministrin e Jashtëm kinez Qin Gang, Elon Musk i shprehu atij dëshirën e grupit të tij për të vazhduar zhvillimin e aktiviteteve në Kinë.

Elon Musk zhvilloi sot bisedime për automjetet e gjeneratës së re me ministrin kinez të Industrisë gjatë vizitës së tij në Kinë, ku siç tha kreu i prodhuesit amerikan të makinave elektrike Tesla, ai dëshiron të vazhdojë të rrisë investimet e tij.

Miliarderi, i cili mbërriti në Pekin ditën e djeshme, po bën vizitën e tij të parë në më shumë se tre vjet në Kinë, e cila është një vend me rëndësi strategjike për Teslën pasi është tregu më i madh në botë për automjetet elektrike.

Me shumë bujë, mediat kineze mirëpritën Musk, i cili siguroi takime me tre ministra të qeverisë kineze, duke e veçuar atë si një “pionier” dhe “ikonë globale”, ndërsa disa do të donin ta shihnin atë si president të SHBA.

Elon Musk zbarkoi në Pekin të martën dhe filloi vizitën e tij të parë në Kinë në tre vjet. Elon Musk tha se Tesla është i gatshëm të vazhdojë të zgjerohet në Kinë dhe theksoi qëndrimin e Teslës kundër “shkëputjes dhe thyerjes së zinxhirit”.

Pasi mbërriti në Pekin dje, Musk u takua me ministrat e jashtëm, tregtisë dhe industrisë dhe darkoi me Zheng Yukun, kryetarin e furnizuesit kryesorë të baterive CATL. Tesla dhe CATL nuk iu përgjigjën kërkesave të Reuters për koment. As Ministria e Tregtisë.

“Ai është një ikonë globale,” komentoi një përdorues. “Elon Musk është thjesht i mrekullueshëm, do të doja që Kina të kishte dikë si Musk”, komentoi një tjetër.

Sot ai u takua me ministrin e Industrisë Jin Zhuanglong. Të dy burrat “shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimin e automjeteve të reja me energji dhe automjeteve të lidhura inteligjente”, tha ministria kineze në një deklaratë.

Asnjë detaj tjetër nuk është dhënë nga bisedimet dhe përfaqësuesit e Tesla-s nuk i janë përgjigjur ende kërkesave të AFP-së për koment.

Në takimin që pati dje me ministrin e Jashtëm kinez, Qin Gang, Elon Musk i shprehu atij dëshirën e grupit të tij për të “vazhduar zhvillimin e aktiviteteve të tij në Kinë”, sipas diplomacisë kineze.

Sipas mediave kineze, Tesla ka organizuar dje një darkë për të pritur shefin e saj. Në meny kishte 16 pjata të ndryshme, duke përfshirë ushqimet e detit, qengjin e Zelandës së Re dhe petë tradicionale të sojës së Pekinit.

Etiketa: Elon Muskkina

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Merrnin inerte në mënyrë të paligjshme, procedohen dy persona

Merrnin inerte në mënyrë të paligjshme, procedohen dy persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal). Pas hekurave...

Lexo më shumë
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com