GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Elvis Dedaj “lundronte” në pasuri miliona euro/ Kush ia përvetësoi pronat, shtëpitë dhe paratë cash? Dyshimet për…

18:36 - 03/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Konferencat ndërqeveritare për Shkupin e Tiranën/ Escobar: Një Evropë e lirë nuk është e plotë pa Ballkanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuredin Dumani pas arrestimit të bujshëm ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke marrë statusin e të penduarit. Bashkëpunimi i tij me drejtësinë “i ka hapur gropën” dhe shumë kriminelëve të tjerë.

Një ndër ta ka qenë dhe Festim Qoli, i njohur si ‘Festja’ i Durrësit, i cili akuzohet nga SPAK për vrasjen e ortakut të tij, 36-vjeçarit Elvis Dedaj në 5 qershor të vitin 2012 në Durrës si dhe për porositjen e vrasjes së nënës së tij, Fatmira Dedaj, një vit më pas, në 2013.

Sipas dosjes në Prokurorinë e Durrësit, Festim Qoli ka deklaruar se Elvisin e kishte shok të ngushtë, por marrëdhëniet e tyre ishin ftohur, kur Elvisi i kishte treguar që dëshironte të martohej me një vajzë, të cilën Festimi pretendon ta kishte pasur të dashur para se ta njihte Elvisi. Qoli në atë kohë mohoi krimin, ndërsa prokuroria pas tre vitesh, pezulloi hetimet.

Çështja e vajzës duket se është një sajesë dhe se arsyet e vrasjes konsistojnë në interesa financiare dhe plane për përvetësim pronash.

Së pari, nëna e Elvis Dedajt, Fatmira Dedaj, ka deklaruar në prokurori, para se ta vrisnin, se kishte dyshime të forta se Festim Qoli ishte autori i vrasjes së djalit të saj, pasi Elvisi kishte kërkuar për të ndarë pasuritë dhe bizneset në bashkëpronësi.

Së dyti, para vrasjes së nënë e bir, Festim Qoli rezultonte bashkëpronar me Fatmira Dedajn në biznesin e tregtimit të karburanteve në Durrës. Qoli kishte 49 % të pikës së karburantit, ndërsa Fatmira Dedaj, e cila mbulonte të birin, kishte 51 %. Qoli u bë pronar me 100 % i karburantit pas vrasjes së nënë e bir.

Së treti, në dosjen e prokurorisë, thuhet se Festim Qoli dhe Elvis Dedaj kanë pasur edhe prona të tjera të përbashkëta të regjistruara në emër të Festim Qolit.

Së katërti, Nuredin Dumani, në dëshminë e tij, thekson se Festim Qoli, kishte shumë pasuri të regjistruar në emra të tjerë, duke përfshirë edhe një godinë trekatëshe në zonën e njohur si Nishtulla, ku përfshihej Bar Kafe “Spiranca”, ushqimore me shumicë edhe një restorant dasmash.

Së pesti, burime për Shqiptarja.com bënë theksuan se Elvis Dedaj kishte miliona euro para cash, dhjetëra mijëra m2 prona, apartamente dhe pasuri të tjera, në emër të Qolit, nënës së tij dhe të personave të tjerë.

Festim Qoli, i akuzuar nga SPAK për vrasjen e Elvis Dedajt dhe porositjen e nënës së tij, mund të jetë përfituesi kryesor i pasurive të Elvis Dedajt, por nuk është i vetmi. Elvis Dedaj, krahas parave cash, kishte regjistruar pasuri në emrin të afërmeve.

Sipas burimeve, vetëm disa ditë pas vrasjes së Fatmira Dedjat, e cila nuk reshti së kërkuar drejtësi për vrasjen e të birit, kanë nisur ethet për përvetësimin e pasurive të tyre.

Për vajzën e vetme të Fatmirës (motra e Elvisit) nuk ka shumë të dhëna, por ajo mësohet se kaq qëndruar larg dhe jeton jashtë vendit. Elvisi kishte edhe një djalë të mitur, i cili jeton gjithashtu jashtë vendit. Kështu që lufta për ndarjen e pasurive nisi mes dajës, tezes, dhëndurëve të dajave dhe kushërinjve të Elvis Dedajt.

Burime për Shqiptarja.com pohuan se përpos miliona euro, të cilat dyshohet se janë investuar në pasuri të paluajtshme, janë përvetësuar një fabrikë biskotash, lokale, karburante, disa apartamente tek një nga resortet më luksoze në Golem, 5 mijë m2 tokë në Karpen, pjesë ndërtimore të Shkëmbi i Kavajës, makina, apartamente në Durrës, troje etj.

Në skemën e tjetërsimit të pasurive dyshohet se kanë marrë pjesë disa noterë, avokatë dhe segmente të drejtësisë. Ndërkaq, mbetet për t’u parë nëse ka pasur bashkëpunim mes njerëzve nga ana e mamasë së Elvis Dedajt dhe Festim Qolit.

Në emër të këtij të fundit figuronte vetëm karburanti në Durrës, ku shumicën e aksioneve i kishte Fatmira Dedaj. Sipas Nuredin Dumanit, Festim Qoli, pasi u bë 100 % pronar i karburantit në 2013, pas vrasjes së zonjës Dedaj, e shiti këtë pasuri në vitin 2020.

 

 

Etiketa: Elvis DedajFestim QoliNuredin Dumani

Lajme të lidhura

Deputetët e PD-së marshojnë në Surrel: Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë
Aktualitet

Deputetët e PD-së marshojnë në Surrel: Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë

20:15 - 27/12/25
“Jep dorëheqjen”/ Berisha: Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital
Aktualitet

“Jep dorëheqjen”/ Berisha: Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital

19:45 - 27/12/25
Qytetari-Salianjit: S’do vija për Berishën dhe  as për Ramën, koha për të drejtuar të rinjtë
Aktualitet

Qytetari-Salianjit: S’do vija për Berishën dhe as për Ramën, koha për të drejtuar të rinjtë

19:40 - 27/12/25
Para
“Mbështetemi te Procesi i Berlinit”, Kurti: Presim përgjigje pozitive për anëtarësim në KE

“Mbështetemi te Procesi i Berlinit”, Kurti: Presim përgjigje pozitive për anëtarësim në KE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputetët e PD-së marshojnë në Surrel: Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë
Aktualitet

Deputetët e PD-së marshojnë në Surrel: Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë

20:15 - 27/12/25

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar protestë në Surrel. Me pishtarë në duar,...

Lexo më shumë
“Jep dorëheqjen”/ Berisha: Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital

“Jep dorëheqjen”/ Berisha: Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital

19:45 - 27/12/25
Qytetari-Salianjit: S’do vija për Berishën dhe  as për Ramën, koha për të drejtuar të rinjtë

Qytetari-Salianjit: S’do vija për Berishën dhe as për Ramën, koha për të drejtuar të rinjtë

19:40 - 27/12/25
Askush nuk më përjashton dot nga partia”, Salianji nga Shkodra: Koha të ndryshojmë partinë

Askush nuk më përjashton dot nga partia”, Salianji nga Shkodra: Koha të ndryshojmë partinë

19:28 - 27/12/25
“Ne jemi të pamposhtur”, Berisha nga Korça: Kjo parti ka patur frymëzim moton; ja të vdesim, ja të rrojmë për liri

“Ne jemi të pamposhtur”, Berisha nga Korça: Kjo parti ka patur frymëzim moton; ja të vdesim, ja të rrojmë për liri

19:20 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com