GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Emërimi i Qibinit te Rrugorja, Rama tërbohet me Çuçin. Nano e sfidon duke pirë uiski

20:05 - 19/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Emërimi i Qibinit te Rrugorja, Rama tërbohet me Çuçin. Nano e sfidon duke pirë uiski
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dashuria mes Bledi Çuçit me kryeministrin Rama ka nisur krisjen. Shkak është bërë emërimi i Besmir Qibinit në krye të policisë rrugore të Tiranës, një post kyç për Policinë e Shtetit. Ky emërim ka tërbuar Ramën me ministrin e tij të besuar, i cili i ka kërkuar llogari për rehabilimitin që po i bën të shkarkuarit.

Por pavarësisht kritikave, i besuari i ministrit Çuçi, numri 1 i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është parë duke pirë uiski me vartësin e tij Besmir Qibini në një lokal të njohur VIP në kryeqytet, vetëm pak orë pas “tërbimit” të kreut të qeverisë.

Kjo lidhje tërheq vëmendjen sepse ka ‘background’ të shkuarën e dyshimtë të Qibinit. Pasi e ka rregulluar shokun e tij me një detyrë të re, kanë festuar këtë rast me pak alkool.

A e di Rama se Qibini u kthye në detyrë? Nëse i referohemi fakteve, kryeministri nuk e ka në listën e tij këtë kuadër. Ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano kanë mirëkuptim dhe po sistemojnë disa oficerë të lartë me të shkuar abuzive në detyrë.

Në këtë mënyrë po shpërfillet kryeministri Rama për emërimet në krye të komisariateve, të cilat janë në dorë të ministrit. Duket si e pamundur, por dyshja e fuqishme e Ministrisë së Brendshme po e anashkalon Ramën. Bledi Çuçi po instalon me shpejtësi njerëzit me të shkuar problematike.

Kështu, lëvizjet e shumta në polici që prekën edhe qarkullimin rrugor në Tiranë: larguan Erion Ahmetin, nga shef i qarkullimit rrugor Tiranë dhe nxorën në dritë Besmir Qibinin. Ai rikthehet pasi e ka mbajtur këtë post më herët në vitin 2014-2015.

Besmir Qibini është akuzuar se i kishte dhënë pistoletën e tij Elton Çiços, i cili u vra në një lokal tek ish-Blloku në Tiranë. Pas vrasjes së Çiços në lokal, pistoleta e tij u fsheh nga oficeri i policisë, Alban Trimi, i cili ndodhej në tavolinë me Çiçon. Kjo skenë është zbuluar nga pamjet filmike të kamerave të sekuestruara nga Prokuroria.

Vetëm pak muaj para zgjedhjeve, kryeministri Rama e largoi nga detyra zv/drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Qibinin. Ai është pushuar nga kjo detyrë dhe është emëruar sërish në një tjetër post. Kështu, pas largimit nga doganat, Qibini është emëruar menjëherë drejtor i Kufirit në Policinë e Qarkut të Vlorës.

Emërimi i Qibinit si numri 2 i doganave u kundërshtua nga opozita, e cila e etiketoi si një nga segmentët e Shullazit, me lidhje të forta me këtë klan kriminal në aksin Tiranë-Durrës. “Besmir Qibini, i larguar nga Komisariati i Kavajës për shkelje të rënda dhe për dyshime të forta si i përfshirë në trafikun e drogës/tashmë ka në dorë jo vetëm kontrabandën/ por edhe anti-kontrabandën dhe hetimin doganor. Shkurt, krimi ka çdo lehtësi për aktivitetet e veta të paligjshme, për trafikun e drogës dhe të armëve”, thuhej në reagimin e PD pas emërimit të Qibinit zv/drejtor i Doganave. Gjithsesi, në administratë funksionon parimi që akuzat e opozitës të ngrenë në karrierë.

Mbetet të shohim në ditët në vijim, nëse dyshja Çuçi-Nano po e rehabilitojnë klanin e vjetër pa aprovimin e Ramës apo ky do i lejojë në heshtje.

Etiketa: Bledi ÇuçiEdi RamaEmerimiKryesore1rrugorjauiski

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Degradon debati në “Për’puthen”, Bruno-Mikelës: Ke ikur nga mendorja

Degradon debati në “Për’puthen”, Bruno-Mikelës: Ke ikur nga mendorja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com