GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emigrimi, 554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta të BE-së

08:02 - 02/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shifra rekord/ Mbi 10 mijë shqiptarë braktisin vendin, dyfishohen aplikimet për azil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë rreth 554 mijë shtetas shqiptarë të cilët janë larguar në vite nga vendi dhe kanë arritur që të marrin një pasaportë në një nga vendet e Bashkimit Evropian që nga viti 2002, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat.

Numri më i lartë i pasaportave është dhënë në vitin 2016, me rreth 67.5 mijë. Vetëm në vitin 2021 u dhanë 32 mijë nënshtetësi, duke u renditur të tretët pas Marokut dhe Sirisë. Ndërsa në krahasim me një vit më parë, shifra ka shënuar një rënie prej 20%. (shiko grafikun: Numri pasaportave dhënë për shtetasit shqiptarë, nga vendet e BE-së, 2002-2021).

Sipas shteteve, Italia dhe Greqia, dy destinacionet tradicionale të emigrantëve shqiptarë, sidomos në dy dekadat e para të pas viteve ’90, kryesojnë për numrin e pasaportave që kanë dhënë për shtetasit shqiptarë.

Italia ka dhënë gjithsej 274 mijë nënshtetësi për periudhën 2002-2021, ose 49% të totalit. Pesë vitet e fundit Italia ka dhënë mesatarisht 22-27 mijë nënshtetësi në vit për shtetasit shqiptarë.

Greqia ka akorduar 237 mijë, ose 42.7% të totalit. Greqia e ka ulur ndjeshëm numrin e nënshtetësive vitet e fundit, duke dhënë vetëm 7.7 mijë në vitin 2021, nga 29 mijë në 2017-n.

E treta është Mbretëria e Bashkuar, me rreth 12 mijë (2.7%), por të dhënat për këtë shtet raportohen deri në vitin 2019.

Gjermania ka rritur dhënien e nënshtetësive vitet e fundit, duke u renditur e katërta në total (gati 8 mijë nënshtetësi, ose 1.4% të totalit). Pas tyre vjen Belgjika (7 mijë) dhe Franca rreth 5 mijë.

2021, të tretët në Evropë për numrin e nënshtetësive.

Sipas njoftimit të Eurostat në vitin 2021, 827 000 persona morën nënshtetësi nga shtetet anëtare të BE-së ku jetonin, një rritje prej rreth 14% (+98 300 persona) krahasuar me vitin 2020.

Rritjet më të mëdha në terma absolutë u regjistruan në Francë (+43 900 nënshtetësi të dhëna krahasuar me 2020), Gjermani (+18 800), Spanjë (+17 700), Suedi (+9 200) dhe Austri (+7 200).

Në të kundërt, uljet më të mëdha u vunë re në Itali (- 10 300 nënshtetësi italiane të dhëna krahasuar me vitin 2020), Portugali (-7 600), Greqi (-3 200), Finlandë (-1 200) dhe Qipro (- 800). Në total ishin 10 vende të BE, që shënuan ulje të numrit të nënshtetësive të dhëna.

Ashtu si në vitin 2020, shumica (85%) e atyre që morën nënshtetësinë e një shteti anëtar të BE në vitin 2021, ishin më parë shtetas të një vendi jo anëtar ose pa shtetësi. Shtetasit e një vendi tjetër të BE përbënin 13% të numrit të përgjithshëm të nënshtetësive të fituara.

Më 1 janar 2022, qytetarët e BE-së përfaqësonin 94.6% të popullsisë së BEsë. Marokenët, sirianë dhe shqiptarë vazhdojnë të jenë përfituesit kryesorë të shtetësisë së shteteve anëtare të BE-së në vitin 2021.

Në vitin 2021, i ngjashëm me 2020, marokenët ishin grupi më i madh në mesin e qytetarëve të rinj të BE-së (86 200 persona, nga të cilët 71% fituan nënshtetësinë në Spanjë ose Francë), përpara sirianëve (83 500, 70% fituan shtetësinë në Suedi ose Holandë).

 

 

 

 

Etiketa: EmigrimiKryesore1pasaportashqiptarë

Lajme të lidhura

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Para
Zelensky: Situata në vijën e frontit është nën kontroll

Zelensky: Situata në vijën e frontit është nën kontroll

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të...

Lexo më shumë
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com