GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull

15:02 - 16/01/26
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Rajli Ndërtim” shpk është një kompani që e futi Vangjush Dako në skemën e korrupsionit me tenderat e Bashkisë Durrës, por Emiriana Sako e shpalli hapur si filialin e familjes së saj.

Sidomos tenderat e Rindërtimit në Durrës janë ekskluzivitet kompanisë “Rajli Ndërtim” shpk. Një nga këto kontrata, që u shpall sot nga Bashkia Durrës ka si objekt: Rikonstruksion i objekteve të Njësive Administrative Nr.1, 4, Sukth dhe Rrashbull”.  Janë 37.681.160 lekë të buxhetit për Rindërtimin, që Emiriana Sako i dërgon me arrogancë në llogarinë e kompanisë që favorizohet prej saj.

Megjithëse vendimi famëkeq për prokurimet e Rindërtimit i Kryeministrit Rama dhe ish-zëvendësit te tij Ahmetaj ndihmon që këto tendera të ndahen në tavolinë për një grusht të vogël biznesesh, Sako sërish ka nevojë të ndërhyjë në favor të “Rajli Ndërtim”. Procedura e përdorur në këtë rast quhet “Tender i Kufizuar (në kuadër të procesit të rindërtimit)”.

Sic mund ta shihni nga formulari i shpalljes së fituesit të tenderit të Bashkisë Durrës, kompania “Rajli Ndërtim” shpk ka bërë ofertë me të lartë se pjesëmarrësja tjetër:

Lista e operatorëve ekonomikë të kualifikuar në përfundim të fazës së parë të procedurës janë:

  1. (OE) RAJLI NDERTIM shpk 34’716’072.54 lekë.
  2. (OE) C O L O M B O shpk me ofertë 33’860’621 lekë.

Gjithsesi, duhet të fitonte “Rajli Ndërtim” se në këtë rast fiton familja e saj. Thuhet se në ndarjen e parave të tenderave, japin vendimin e tyre bashkëshorti i saj Landi Shahini, kunati Edmond Shahini dhe vëllai Anxhelo Sako. Ata prej vitesh kanë ndërtuar një skemë të sofistikuar korrupsioni për të kontrolluar çdo tender, leje ndërtimi dhe licencë në territorin e bashkisë së Durrësit. Për llogari të tyre janë 11 kompani përmes të cilave qarkullohen pagesat.

Ndërkaq, qysh pas thirrjes në SPAK, kryebashkiakja e Durrësit, nuk përpiqet as të maskojë veprimet e saj korruptive, por ka dalë hapur. Madje nuk pyet as për Komisionin e Prokurimit Publik, me qëlim për ta çuar tenderin 1.7 milionë euro për rindërtimin e një pallati në Durrës tek kompania “Rajli Ndërtim” shpk.

Bëhet fjalë për kontratën “Riaftësimi strukturor i pallatit nr.167 ”Viko” lagjja 13, Plazh, Rruga Pavarësia”. Shkeljet janë aq të dukshme, sa  KPP është detyruar të ndërhyjë me dy vendime. Ndërsa Sako refuzonte t’i zbatonte.

Kjo procedurë  u zhvillua nga Bashkia e Durrësit në datën 17 prill 2025. Në të u paraqitën 6 oferta nga kompani apo bashkime firmash të ndryshme. Bashkia e Durrësit skualifikoi 5 ofertat duke kualifikuar vetëm “Rajli Ndërtim” shpk.

Por menjëherë pas vendimit të Bashkisë, një nga pjesëmarrësit, “Lis Konstruksion” është ankuar në KPP.

Në datën 28 prill KPP e shqyrtoi ankesën dhe urdhëroi Bashkinë e Durrësit që të rivlerësonte procedurën e prokurimit dhe skualifikimin e kompanisë në fjalë.

Dy ditë më vonë, Bashkia i kthen përgjigje Komisionit të Prokurimeve duke e informuar se e ka rivlerësuar procedurën në përputhje me vendimin e KPP. Por kjo nuk ishte e vërtetë, çka e ka detyruar KPP të nxjerrë një tjetër vendim ku i kërkon Sakos që të zbatojë vendimin e parë të KPP-së.

Për shkak të kësaj situate, KPP ka vendosur të pezullojë tenderin duke e ndaluar Bashkinë e Durrësit të vijojë më tej me procedurën, pa zbatuar më parë vendimin e parë të KPP-së.

Pas ndonjë ndërhyrje nga lart, KPP është dorëzuar më 22 maj 2025 dhe ka lejuar bashkinë Dutës të vazhdojë me shpalljen e fituesit të këtij tenderi.

“Rajli Ndërtim” shpk ishte një kompani modeste e panjohur për publikun e gjerë, me seli në Durrës. Kjo kompani u krijua më 2006 nga Enkelejda (Collaku) Gojashi.

Biznesmenia është anëtare e Partisë Socialiste dhe aktiviste e flaktë e “Rilindjes”. Në atë kohë ka qenë shpesh dhe anëtare e Komisioneve Zonale të Zgjedhjeve.

Në vitin 2010, Gojashi i shiti gjysmën e aksioneve Lediana Matës nga Tirana. Deri në vitin 2013, kompania kishte xhiro shumë të vogla, por pas ardhjes së PS në pushtet firma do të bëhej pjesë e lojës së korrrupsionit me tenderat.

Sipas të dhënave zyrtare nga Open Data Albania, në pesë vitet e fundit kjo kompani ka përfituar gjithsej 11.3 milionë euro pagesa nga fondet publike. Nga këto 11 milionë euro kanë ardhur vetëm nga Bashkia e Durrësit.

Dy shoqet duke qenë në lidhje me kryebashkiakun Dako, e shfrytëzuan situatën e tërmetit të 26 nëntorit 2019 për të fituar në maksimum. Në bashkëpunim me kompaninë “G.P.G Company” shpk të oligarkut Paqsor Buzi, firma “Rajli Ndërtim” shpk në vitin 2022 u shpall fituese në dy nga tre tenderat duke përlarë plot 4.46 milionë euro.

Në tre tenderat e mbyllur të Bashkisë Durrës garuan vetëm dy pjesëmarrës. “Inerti” shpk dhe bashkimi i kompanive Rajli-G.P.G. Në tenderin e parë për riforcimin e pallatit “Rajfi” në rrugën Iljaz Reka, paraqiti ofertë vetëm “Inerti”, 14 mijë lekë ose 140 euro më pak se fondi limit. Me fushën bosh “Inerti” shpk u shpall fituese e tenderit 1.2 milionë euro.

Në tenderin e dytë, atë të riaftësimit të pallateve nr 8 dhe nr 10 në rrugën Pelikan u paraqitën dy oferta. Bashkimi i kompanive Rajli-G.P.G ofroi vlerën 2.9 milionë euro. Kurse “Inerti” shpk dha një ofertë që ishte më e lartë se fondi limit, duke u eliminuar me dëshirë.

E njëjta skemë u përsërit dhe në tenderin e tretë, atë për riaftësimit strukturor të pallatit Big Kristi. Bashkimi i kompanive Rajli-G.P.G ofertoi 3 mijë euro më pak se fondi limit, ndërsa “Inerti” sërish duke dhënë ofertë më të lartë se fondi limit. Këto janë qartazi tendera korruptivë të manipuluar me fitues të paracaktuar.

Me këtë metodë, në bashkëpunim me Paqsor Buzin, dy shoqet e “Rilindjes” morën 7 tendera. Ndërsa Buzi për këtë shërbim u shpërblye në tendera të tjerë nga bashkia Durrës.

Në këtë valë këto dy kompani morën edhe tenderin e Rindërtimit në Rrashbull. Bëhet fjalë për tenderin me objekt: “Loti 2 Rikonstruksioni dhe riparimi mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në Bashkinë Durrës, Njësitë Administrative Nr.5 dhe Rrashbull (Programi i Rindertimit)”.

Fondi Limit i caktuar për këtë projekt është 206 886 000,00 lekë.

Tenderi u mbajt në datën 3 shkurt të vitit 2022, ndërsa fitues i tenderi u përzgjodh pjesëmarrësi i vetëm, bashkimi i kompanive “Rajli Ndërtim” dhe “G.P.G Company”.

Për shkejet e konstatuara Open Data Albania e shënoi tenderin me “Flamur të kuq” që është sinjali i riskut të korrupsionit.

Ndërsa audituesit e KLSH gjetën se dhënia e kontratës tek këto dy kompani ishte në shkelje të ligjit për shkak se “Rajli Ndërtim” nuk plotësonte kriteret e vendosura dhe kompanitë nuk kishin përcaktuar përqindjet në marrëveshjen e bashkëpunimit.

“KVO duhet të kishte bërë propozimin tek titullari i AK për anulimin e procedurës dhe fillimin e një procedure të re. Ky mosveprim ka sjellë lidhjen e një kontrate me vlerë 206,840,255.6 lekë pa tvsh me një Operator Ekonomik, i cili është shpallur fitues në papajtueshmëri me legjislacionin e PP dhe ngarkon me përgjegjësi anëtarët e KVO-së,” thotë KLSH në raportin e auditimit.

Por gjetjet e KLSH janë më të rënda se kaq. Sipas audituesve, marrëveshja e ndarjes së punimeve mes dy kompanive në “joint venture” ka qenë fiktive dhe kjo nuk ishte e rastësishme.

Sipas marrëveshjes, “Rajli Ndërtim” pretendonte se kishte 17.28 për qind të punimeve, ndërsa G.P.G Company 82.72 për qind. Por KLSH thotë se kjo ndarje ishte bërë pa preventiv çmimesh me qëllim që të mbulonte paaftësinë e “Rajlit” për të përmbushur kriteret e veçanta. Po kështu sipas KLSH, kjo kompani nuk plotësonte as numrin e kërkuar të punonjësve për të fituar tenderin dhe në këtë tregues dyshohet se ka falsifikuar letrat në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit.

Operatori Ekonomik “Rajli Ndërtim” ShPK ka paraqitur listëpagesën e muajit Dhjetor 2021 për 13 të punësuar. Pretendimi i Komisionit të Ofertave të Bashkisë Durrës se kompania ka dorëzuar listëpagesën për 13+15=28 punonjës është i pakuptimtë” thotë KLSH.

Por dyshimi më i madh se i gjithë tenderi ka qenë fiktiv është fakti se paratë e paguara nga Bashkia Durrës nuk janë ndarë 17.28 për qind tek Rajli dhe 82.72 për qind tek “G.P.G. Company”. Paratë e këtij tenderi kanë shkuar të gjitha në llogarinë e “Rajli Ndërtim”, plot 2 miliard lekë, çka ngre dyshime se G.P.G ishte thjesht një pjesëmarrës fiktiv për të çuar paratë tek “Rajli Ndërtim”. Dhe në këmbim “G.P.G Company” e Paqsor Buzit mori një kontratë 4 milionë euro nga Emirjana Sako vetëm pak muaj më vonë.

Meqenëse KLSH e nxori zbuluar skemën ku përdorej Paqsor Buzi, atëherë dy shoqet e “Rajlit” u shfaqën krah kompanive të tjera me pronar të sprovuar dhe të besuar në zyrën e Emiriana Sakos.

Dy vjet më vonë, Bashkia e Durrësit do t’i jepte para të tjera firmës “Rajli Ndërtim” nga fondet e Rindërtimit. Këtë radhë në bashkëpunim me kalorësin e korrupsionit Fiqiri Pali, pronari i “Sireta 2F” shpk.  Tenderi është shpallur në fund të muajit tetor 2024, teksa objekti ka qenë “riaftësim strukturor i Pallatit nr.1047 (ARVI), Rruga Taulantia” me fond limit 74.079.767 lekë pa TVSH, me një kohëzgjatje të kontratës 224 ditë.

“Në tender ka marrë pjesë vetëm bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘Rajli Ndërtim’ dhe ‘Sireta 2F’ me një vlerë 73.984.248” thuhet në këto dokumente. Diferenca me fondin limit ka qenë vetëm 95.519 lekë.

Me pak fjalë, nëse SPAK nuk do ta largojë nga zyra kryebashkiaken Emiriana Sako, vjedhja e tenderave në Bashkinë e Durrësit do të vazhdojë me të njëjtën skemë.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Lajme të lidhura

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati
Breaking Views

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati

20:43 - 16/01/26
Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë
Breaking Views

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

20:34 - 16/01/26
Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët
Breaking Views

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët

20:28 - 16/01/26
Para
Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati
Breaking Views

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati

20:43 - 16/01/26

Brenda këtij mandatit, mazhoranca socialiste paralajmëron ndryshime kushtetuese. Kryeministri Rama pas mbledhjes me grupin socialist kërkoi ngritjen e një grupi...

Lexo më shumë
Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

20:34 - 16/01/26
Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët

20:28 - 16/01/26
“Më mirë të mbyllet”, Rama: RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek

“Më mirë të mbyllet”, Rama: RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek

19:38 - 16/01/26
Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

19:27 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com