GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump sulmon ashpër Papën: I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump sulmon ashpër Papën: I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar ashpër Papa Leonin përmes një postimi në platformën Truth Social.

Në reagimin e tij, Trump shkroi: “Ai është i dobët ndaj krimit dhe i tmerrshëm në politikën e jashtme.”

Ai shtoi se Papa flet për frikën nga administrata e tij, por nuk përmend periudhën e pandemisë: “Ai flet për frikën nga administrata Trump, por nuk përmend frikën që Kisha Katolike dhe të gjitha organizatat e tjera të krishtera ndjenë gjatë Covid-it, kur priftërinjtë, ministrat dhe të gjithë të tjerët u arrestuan për mbajtjen e shërbesave fetare.”

Trump vijoi me tone ironike duke deklaruar: “Unë e preferoj shumë vëllain e tij Louis, sepse ai është plotësisht MAGA. Ai i ka kuptuara të gjitha.”

Në fund, Presidenti amerikan theksoi qëndrimin e tij për politikën ndërkombëtare: “Nuk dua një Papë që mendon se është e pranueshme që Irani të ketë armë bërthamore.”

Postimi i Trump:

Papa Leoni është i dobët ndaj krimit dhe i tmerrshëm për politikën e jashtme. Ai flet për ‘frikën’ nga administrata Trump, por nuk përmend frikën që Kisha Katolike dhe të gjitha organizatat e tjera të krishtera kishin gjatë Covid-it, kur po arrestoheshin priftërinj, pastorë dhe të gjithë të tjerët vetëm sepse mbanin shërbesa fetare, edhe kur ishin jashtë dhe qëndronin dhjetë apo edhe njëzet metra larg njëri-tjetrit.

Më pëlqen shumë më tepër vëllai i tij Louis sesa ai, sepse Louis është plotësisht MAGA. Ai e kupton, ndërsa Leoni jo! Nuk dua një Papë që mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore. Nuk dua një Papë që mendon se është e tmerrshme që Amerika sulmoi Venezuelën, një vend që po dërgonte sasi masive droge në Shtetet e Bashkuara dhe, akoma më keq, po zbrazte burgjet e tij – përfshirë vrasës, trafikantë droge dhe kriminelë – drejt vendit tonë.

Dhe nuk dua një Papë që kritikon Presidentin e Shteteve të Bashkuara, kur unë po bëj pikërisht atë për të cilën jam zgjedhur, me një fitorev të thellë, duke vendosur nivele rekord të ulëta të krimit dhe duke krijuar tregun më të madh të aksioneve në histori.

Leoni duhet të jetë mirënjohës sepse, siç e di të gjithë, ai ishte një surprizë tronditëse. Ai nuk ishte në asnjë listë për t’u bërë Papë dhe u vendos aty vetëm sepse ishte amerikan, dhe menduan se kjo do të ishte mënyra më e mirë për t’u përballur me Presidentin Donald J. Trump. Nëse unë nuk do të isha në Shtëpinë e Bardhë, Leoni nuk do të ishte në Vatikan.

Fatkeqësisht, dobësia e Leonit ndaj krimit dhe armëve bërthamore nuk më pëlqen aspak, as fakti që ai takohet me simpatizantë të Obamës si David Axelrod, një humbës nga e majta, i cili ishte ndër ata që donin të arrestoheshin besimtarët dhe klerikët.

Leoni duhet të rregullojë sjelljen e tij si Papë, të përdorë sensin e përbashkët, të ndalojë së favorizuari të majtën radikale dhe të përqendrohet të jetë një Papë i madh, jo një politikan. Kjo po e dëmton shumë atë dhe, më e rëndësishmja, po dëmton Kishën Katolike!

Etiketa: paraTrump

Lajme të lidhura

Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023
Botë

Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023

15:32 - 30/05/26
UNICEF: Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban
Botë

UNICEF: Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban

15:05 - 30/05/26
Vapa ekstreme pushton Europën: Temperatura rekord dhe viktima, alarm i kuq në disa shtete
Botë

Vapa ekstreme pushton Europën: Temperatura rekord dhe viktima, alarm i kuq në disa shtete

14:36 - 30/05/26
Para
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile

Satira e Gjekmarkajt: Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26

Tym i zi mbulon zonën e Bradasheshit. Pasditen e sotme janë djegur disa goma buzë lumit Shkumbin në afërsi të...

Lexo më shumë
Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

22:35 - 31/05/26
Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…

Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…

21:52 - 31/05/26
Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

21:17 - 31/05/26
Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

21:09 - 31/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet