GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Emiriana Sako nis vitin me Kastratin, i fal 1.3 mld lekë, fitues i paracaktuar

12:03 - 25/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Emiriana Sako nis vitin me Kastratin, i fal 1.3 mld lekë, fitues i paracaktuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako e ka nisur vitin 2023 duke ndarë lekë për oligarkët. Ajo e ka hapur thesin e aferave me Shefqet Kastratin. Këtë përvetësim të buxhetit, Sako dhe Çeti e kanë bërë përmes tenderin me objekt  “Blerje karburanti për nevojat e UKD sha”. Sako do të shpenzojë 1.3 miliardë lekë për të furnizuar me naftë ndërmarrjen e ujësjellësit. Të paktën kjo shumë i është dashur Kastratit dhe këtë e tregojnë faktet që do të rendisim më poshtë.

Së pari, Çeti ka rrëmbyer kontratën pa garuar me askënd. Në dokumente tregohet se, e vetmja firmë që ka paraqitur ofertë për këtë tender është “Kastrati”. Këtë ka raportuar Bashkia Durrës, e cila ka shkelur ligjin për konkurrencën dhe ka dhënë fitoren “Kastratit” pa garë. Kështu, ky prokurim ka marrë “Flamurin e Kuq” nga Open Data, si shenjë për rrezikun që sjell kjo kontratë për fondin.

Ndërkohë, më poshtë vëmë re se oferta e Kastratit është me vlerë 130. 000. 000,00, pra aq sa vlera e fondit limit. Fakti që vlera është 100% e njëjtë me fondin limit hedh dyshime se në këtë rast fituesi ka qenë i paracaktuar dhe e ka marrë tenderin me çmimin që ka dashur vetë ai. Duhet të kujtojmë se kjo skemë është mjaft e përdorur nga Çeti në të shumicën e bashkive, duke demonstruar monopolin në tregun e naftës.

“Kastrati” shet naftën më shtrenjtë se tregu

Në procesverbalin e këtij tenderi nënvizojmë se “Kjo është procedurë e cila realizohet në mënyrë të përvitshme nga UKD sh.a dhe për vetë rëndësinë dhe specifikat e veçanta që ka realizimi i këtij furnizimi. si dhe referuar faktit se kemi të bëjmë me të njëjtën natyrë mallrash ndër vite është realizuar e përqendruar në një kontratë”. Dhe kjo është në rregull. Por ajo që bie ën sy është, pse çdo vit ky tender duhet t’i jepet Kastratit? Pse asnjëherë UKD nuk zhvillon garë? Dhe pse blihet karburant me çmimin më të shtrenjtë?

Këto janë pyetjet minimale që institucionet e drejtësisë dhe ata kontrollore duhet t’i bëjnë Emiriana Sakos dhe vartësve të saj që hartojnë tenderin. Ndërkaq evidentojmë se vetëm për makinat e ujësjellësit, Sako do të blejë e 331,632 LT karburant me çmim 196 LEKË/Lt.

Kujtojmë se një javë më parë Bordi i Transparencës vendosi që të rrisë çmimin e karburanteve. Duke e çuar atë në 208 lekë për litër. Ky ishte vendimi i parë i Bordit për këtë vit. Ndërsa mbledhja e fundit e tij kishte qenë në 20 Dhjetor kur e uli në 199 lekë për litër. Ky vendim favorizon “Kastratin” i cili kontrollon shumicën e tregut të karburanteve në Shqipëri.

Lexo edhe: “Kastrati” nuk fiskalizon karburantet, dyqanet i mbysin në gjoba

Etiketa: abuzimgareKarburantKompania KastratikonkurrenceShefqet Kastratitender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
“Qeveria e zhytur në skandale”, Meta: 12 nëntori do jetë datë historike

Meta përshëndet koalicionin PD-PBDNJ: Fund monizmit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’
Breaking Views

Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

21:08 - 20/02/26

Militantët e Sali Berishës kanë hedhur sërish molotov, shumë pranë Xhamisë së Namazgjasë. Këto janë pamjet nga shpërthimi i molotovit,...

Lexo më shumë
Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

20:51 - 20/02/26
“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

20:34 - 20/02/26
Tensionohet situata nga Parlamenti,  Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper

Tensionohet situata nga Parlamenti, Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper

20:23 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com