GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Hetohen për drogë në Belgjikë, SPAK iu sekuestron pasuritë

10:27 - 06/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Shtyhet seanca për inceneratorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy personave në Shqipëri, që po hetohen për trafik droge në Belgjikë.

Sipas SPAK, është sekuestruar pasuria e Bardhok dhe e Kastriot Shotës.

Dy vëllezërit banojnë në Derven të Fushë Krujës.

Njoftimi i SPAK:

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin pasuror nr.5, datë 09.02.2023, në lidhje me pasuritë në zotërim të subjekteve Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, si dhe personave të lidhur me ta. Subjektet e këtij proçedimi pasuror vëllezërit Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, banues në fshatin Derven, Fushë Krujë, janë hetuar dhe po gjykohen nga autoritetet e Mbretërisë së Belgjikës, pasi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal janë marrë me aktivitetin e kundraligjshëm të kultivimit të kanabisit gjatë periudhës Qershor-Korrik 2020, si dhe nga autoritetet ligjzbatuese belge janë zbuluar disa plantacione me kanabis në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antwerp. Nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shërbimet e policisë gjyqësore në Njësinë “E” për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore të Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme prej subjekteve Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, si dhe personave të lidhur me ta.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.10, datë 17.02.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive të subjekteve nën hetim pasuror Bardhok Gjon Shota dhe Kastriot Gjon Shota, si dhe të personave të lidhur si më poshtë: 1.Pasuri e paluajtshme në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë. 2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 (pesëdhjetë pikë tre) m², i  ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror). 3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 (dyzet e pesë pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror). 4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 (dyzet pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror). 5.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor. Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme është ngarkuar Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.Në zbatim të urdhërit të ekzekutimit të datës 17.02.2023 të Prokurorisë së Posaçme të kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, janë bërë njoftimet përkatëse pranë Drejtorive vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Kavajë dhe Krujë, si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, si dhe më datë 8 Mars 2023 nga përfaqësuesit e Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara është bërë sekuestrimi i tre apartamenteve të ndodhura në Golem, Kavajë. Përsa i pëket Pasurisë e paluajtshme në pronësi eventuale të Shtetasit Gj. Shota, e deklaruar në proçes legalizimi, e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë, nga përfaqësuesit e Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit është mbajtur akt-konstatimi përkatës, duke qenë se objektin në ndërtim e sipër nuk kishte asnjë person që të firmoste proçesverbalin e sekuestros. Në lidhje me mjetin motorrik për të cilin është vendosur sekuestrimi është bërë njoftimi pranë Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit për bllokimin e këtij mjeti për efekt të zbatimit të vendimit të gjykatës për sekuestrim.

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin pasuror nr.5, datë 09.02.2023, në lidhje me pasuritë në zotërim të subjekteve Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, si dhe personave të lidhur me ta. Subjektet e këtij proçedimi pasuror vëllezërit Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, banues në fshatin Derven, Fushë Krujë, janë hetuar dhe po gjykohen nga autoritetet e Mbretërisë së Belgjikës, pasi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal janë marrë me aktivitetin e kundraligjshëm të kultivimit të kanabisit gjatë periudhës Qershor-Korrik 2020, si dhe nga autoritetet ligjzbatuese belge janë zbuluar disa plantacione me kanabis në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antëerp. Nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shërbimet e policisë gjyqësore në Njësinë “E” për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore të Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme prej subjekteve Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, si dhe personave të lidhur me ta. Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.10, datë 17.02.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive të subjekteve nën hetim pasuror Bardhok Gjon Shota dhe Kastriot Gjon Shota, si dhe të personave të lidhur si më poshtë: 1.Pasuri e paluajtshme në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë. 2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 (pesëdhjetë pikë tre) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror). 3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 (dyzet e pesë pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror). 4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 (dyzet pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror). 5.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor. Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme është ngarkuar Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.Në zbatim të urdhërit të ekzekutimit të datës 17.02.2023 të Prokurorisë së Posaçme të kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, janë bërë njoftimet përkatëse pranë Drejtorive vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Kavajë dhe Krujë, si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, si dhe më datë 8 Mars 2023 nga përfaqësuesit e Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara është bërë sekuestrimi i tre apartamenteve të ndodhura në Golem, Kavajë.

Përsa i pëket Pasurisë e paluajtshme në pronësi eventuale të Shtetasit Gj. Shota, e deklaruar në proçes legalizimi, e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë, nga përfaqësuesit e Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit është mbajtur akt-konstatimi përkatës, duke qenë se objektin në ndërtim e sipër nuk kishte asnjë person që të firmoste proçesverbalin e sekuestros. Në lidhje me mjetin motorrik për të cilin është vendosur sekuestrimi është bërë njoftimi pranë Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit për bllokimin e këtij mjeti për efekt të zbatimit të vendimit të gjykatës për sekuestrim.

Etiketa: Bardhok ShotaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
‘Derë më derë’, Këlliçi u shpjegon pensionistëve projektet e tij

‘Derë më derë’, Këlliçi u shpjegon pensionistëve projektet e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com