GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

EMRAT/ Konstituohet grupi i dialogut mes mazhorancës dhe opozitës

11:04 - 28/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Konstituohet grupi i dialogut mes mazhorancës dhe opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konstituohet grupi i dialogut mes mazhorancës dhe opozitës për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash si dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.

Mbledhja u zhvillua në sallën e Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Sipas marrëveshjes mes palëve ky grup do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca.

Nga Partia Socialiste anëtar janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.

Anëtarët e opozitës do të jenë Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë.

Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë Reformën Zgjedhore, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.

Po ashtu një nga ligjet e nxehta është edhe votimi i Amnistisë Penale, nga e cila përfitojnë të mijëra të dënuar.

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi u shpreh se puna që do të bëjë ky grup do të jetë transparente.

“Puna që do të bëjë ky grup dialogu do të jetë transparente, ne do të diskutojmë modalitetet për sa na takon neve si opozitë sigurisht që kërkojmë transparencën maksimale.

Prioritet për opozitën dhe punën është trajtimi i reformës zgjedhore. Amnistia Penale nuk ishte çështje që u diskutua. Ajo që ramë dakord është listimi dhe përcaktimi në një mbledhje tjetër të objektit të punës. Do ndiqen praktikat më të mira. E nevojshme të kemi mundësinë të punohet. Opozita e ka mbështetur gjithmonë amnistinë. Duhet të shohim zgjidhjet konkrete që të arrijë objektivat”, tha deputeti demokrat.

Edhe përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri, tha se grupi i punës do të shqyrtojë të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament.

“Dua të them që grupi i punës u konstitua në bazë dhe të vendimit që ka marrë dhe kryesia e Komisionit të Ligjeve për të punaur me konsesus për çështjet që janë prioritare. Mbi të gjitha duke filluar me atë që ka mbetur që janë çështjet e adresimit të Kodit Zgjedhor dhe rekomandimet e OSBE-ODHIR, për të filluar modalitetin e punës për të çuar përpara reformën zgjedhore. Nuk kemi diskutuar për amnistinë sot, por që do të diskutohet dhe do të kalojë me një konsensus”, tha Gjiknuri.

 

Etiketa: dialoggrupiKryesore1

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
VIDEO-Diola ndan momentet romantike me biznesmenin 20 vite më të madh

VIDEO-Diola ndan momentet romantike me biznesmenin 20 vite më të madh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku një i moshuar,...

Lexo më shumë
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com