GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhunohet gazetari dhe gruaja e tij në Lezhë,dy persona me makinë…

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhunohet gazetari dhe gruaja e tij në Lezhë,dy persona me makinë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij janë dhunuar sot në qytetin e Lezhës. Pre e sulmit ka rënë edhe bashkëshortja e tij.

Hila ka kallëzuar në komisariat se është dhunuar bashkë me bashkëshorten nga dy persona, të cilët i ka identifikuar. Shkak dyshohet se ka qenë një lajm që Hila ka publikuar në media. Pas kallëzimit në Polici, dy autorët, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, janë shpallur në kërkim.

Kallëzimi i gazetarit në polici:

Jam me vendbanim në adresën e lartë përmendur, dhe punoj si gazetar i Report TV dhe Shqiptarja.com prej 10 vitesh. Sot me date 25.01.2023 kam publikuar nje lajm ne portalin Shqiptarja.com dhe televizjonin Report Tv ku une punoj, ne kete lajm behet fjale per vendimin qe eshte dhene me date 24.01.2023 nga Gjykata e Shkalles se Pare Lezhe ne lidhje me denimin e shtetasit Fran Ameri per vepren penale “Falsifikim dokumentash”. Pasi lajmi eshte publikuar ne medjat ku une punoj rreth ores 14:47 te dites se sotme me ka telefonuar nga numri I telefonit “+355693076906 djali I tij duke me share, ofenduar dhe kercenuar ne lidhje me publikimin e bere. Rreth ores 16:42 isha me bashkeshorten time dhe jam telefonuar nga nje tjeter shtetas me numrin “+355693638336” I prezantuar si shtetasi Paulin Pergjini dhe me kerkoi qe te takoheshim perballe Bar Firence ne afersi te rruges se spitalit. Kur jam afruar aty e kam telefonuar numrin ne fjale dhe ka dale nga nje automjet tip Golf 6 I cili ishte I parkuar ne ane te rruges.

Nga kjo makine ka dale edhe shtetasi Indrit Ameri, emrin e te cilit nuk e di. Me thane qe te parkoja makinen dhe te dilja nga makina. Une e parkova ne anen e rruges se vjeter te spitalit dhe aty me jane afruar personat ne fjale te cilet une I identifikova si Paulin Pergjini dhe personi tjeter me Indrit Ameri dhe filluan te me kerkonin llogari dhe te me kercenonin ne lidhje me lajmin e publikuar. Pasi une nuk pranova te zbrisja nga makina tentuan te me hapnin deren e makines dhe ne kete moment ka zbritur bashkeshortja ime shtetasja Benereta Hila qe tu thoshte qe te largoheshin. Pasi bashkeshortja ime tentoi ti largonte nga dera e makines dhe po mundohej te telefononte policine shtetasi me Indrit Ameri I ka rene me dore telefonit dhe pasi ajo eshte ulur per te marre telefonin ky shtetas e ka goditur me grusht ne pjesen e pasme te qafes. Dhe me pas kane ardhur ne drejtimin tim dhe ka tentuar te me nxjerre me force nga makina. Pasi nuk arriten te me nxirrnin nga makina shtetasit Paulin Pergjini dhe Indrit Ameri me kane goditur me shkelma dhe grushte. bashkeshortja ime ka hypur ne makine dhe jemi larguar drejt spitalit ku dhe morem mjekimet e duhura. Proçes verbalin e kallzimit pasi e lexoje dhe konfirmoj se thenjet e mia jane shkruar drejt dhe e kuptoj cfare kam thene, e firmos pa asnje verejtje.

Reagimi i policisë:

Policia ka reaguar lidhur me dhunën ndaj gazetarit të Report Tv në Lezhë, Elvis Hila. Mësohet se 2 autorët janë shpallur në kërkim.

“Lezhë. Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, njofton policia.

Etiketa: dhunaErvis HilagazetariKryesore1

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
Rama krah “Personit B”, koha kur mori çmim nga Clinton

Rama krah "Personit B", koha kur mori çmim nga Clinton

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet