GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRI/ Premtonte letra angleze, Prokuroria ndalon mashtruesin

14:14 - 07/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRI/ Premtonte letra angleze, Prokuroria ndalon mashtruesin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka ndaluar Mirvjen Ninon, i cili mashtronte emigrantët se do u siguronte dokumente angleze në këmbim të shumave të mëdha të parave.

Ndalimi i tij ka ardhur pas grumbullimit të fakteve dhe denoncimeve sesi ky person, në kërkim të 10,000-30,000 paundëve u premtonte të rinjve në Angli se do t’u siguronte dokumentet,  por në fakt i mashtronte.

Njoftimi prokurorisë

Mashtronte emigrantët se do u siguronte dokumente angleze në këmbim të shumave të mëdha të parave, Prokuroria Tiranë ndalon shtetasin Mirvjen Nino i akuzuar për tre vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e materialit referues të ardhur nga policia gjyqësore e Seksionit të Luftës Kundër krimit Ekonomiko-Financiar pranë DVP Tiranë, ka regjistruar Procedimin Penal nr.617, viti 2024 për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve” parashikuar nga nenet 186, 143 dhe 298 të Kodit Penal.

Në vijim të veprimeve hetimore, më datë 02.02.2024 është përcjellë një informacion shtesë, pasi në emisionin investigativ Stop, në TV Klan i datës 01.02.2024 është transmetuar materiali që denoncon mashtrimet.

Një qytetar nga Fieri i është drejtuar këtij emisioni, për të denoncuar se vëllai i tij prej disa vitesh jeton në Angli, pa dokumente. Njihet me shtetasin M. N., nga qyteti i Beratit dhe ky i fundit i premton se do i sigurojë dokumente angleze. Shtetasi M. N. dyshohet se i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 30.000 pound. Gjithashtu pranë emisionit Stop pas transmetimit të këtyre pamjeve, ka dërguar sms dhe shtetasi E.A., me vendbanim në Angli, duke denoncuar një rast tjetër mashtrimi, ku rezultoi se këtij shtetasi me të njëjtën skemë i janë marrë 10.000 pound.

Pas këtij momenti dhe komunikimit me gazetarët e Emisionit Investigativ Stop, u administruan pamjet filmike, u kontaktuan qytetarët duke marrë kallëzimet përkatëse dhe u ndalua shtetasi, M. N., si person i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ndihma për Kalim të paligjshëm të kufijëve” parashikuar nga neni 143/3 dhe 298/3 i K.Penal.

Gjejmë rastin të përgëzojmë punën e gazetarëve të Emisionit Investigativ Stop për zbardhjen e këtij rasti dhe rasteve të tjera, dhe të inkurajojmë çdo media dhe qytetar për të denoncuar çdo rast të shkeljes së ligjit duke i garantuar se përgjegjësit do të vihen para drejtësisë.

 

 

Etiketa: letra anglezemashtrues

Lajme të lidhura

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!
Aktualitet

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së
Aktualitet

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26
Para
Këto shenja të horoskopit janë “të varura” nga dashuria

Këto shenja të horoskopit janë “të varura” nga dashuria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!
Aktualitet

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur kalimin për gjykim në themel të çështjes ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit....

Lexo më shumë
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26
Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com