GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emri/ U fut në Angli me kamion, mësuesi shqiptar kapet mat në “shtëpinë e barit”

18:54 - 15/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Emri/ U fut në Angli me kamion, mësuesi shqiptar kapet mat në “shtëpinë e barit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një i ri shqiptar, me profesion mësues është arrestuar në Britani të Madhe pasi u kap nga policët e shtetit ishullor duke u kujdesur për më shumë se 500 bimë kanabisi, në një “shtëpi bari”.

Siç raportojnë mediat britanike droga e gjetur në tregun vendas kapte vlerën e 275 mijë paundëve. 28-vjeçari, i identifikuar si Kristian Zefi kishte hyrë në Britani në mënyrë klandestine.

Ai u përpoq të arratisej nga një dritare e katit të sipërm në një ndërtesë industriale dykatëshe dhe u hodh në çatinë e pallatit tjetër, për t’i shpëtuar policisëve. Prokurori Stephen Ëelch tha se policia ekzekutoi një urdhër kontrolli për kanabis në ambientet në Popple Street, Hull, një ndërtesë e madhe industriale dykatëshe me rreth 12 dhoma.

“Ndërsa policia u përpoq të hynte, i pandehuri doli nga një dritare e katit të sipërm në një çati të sheshtë në një përpjekje për të shpëtuar ai u shqetësua dhe u hodh në çatinë e një ndërtese ngjitur. Ai bëri gjithashtu një telefonatë nga telefoni i tij celular. Në ndërtesë, policia gjeti më shumë se 500 rrënjë kanabis, me një vlerë tregu rreth 275.000 paund”, tha ai.

Prokurori ka sqaruar se dyert e ndërtesës ishin të izoluara, jo për të mos lejuar daljen e Zefit, por për ta mbrojtur atë dhe kanabisin nga personat që mund ti sulmonin.

Personat që hynin apo dilnin nga ndërtesa, përdorni çatinë për të dalë.

Përpara efektivëve, shqiptari deklaroi se ishte trafikuar në Britani dhe pretendoi se edhe ishte dhunuar.

“Ai pretendoi se monitorohej për t’u siguruar që ai të mos largohej”, tha zoti Ëelch.

Ndërkohë avokatja e tij u shpreh se mësuesi i fiskulturës kishte udhëtuar për në Angli në pjesën e pasme të një kamioni nga Franca.

“Ai u mashtrua duke menduar se po vinte në Britaninë e Madhe për një jetë më të mirë, duke punuar në industrinë e ndërtimit.
Atij iu tha se pagesa për ta sjellë këtu ishte 25,000 £ dhe ai nuk kishte mundësi për ta shlyer atë. Ky ishte edhe momenti kur ai filloi të punonte në fabrikën e kanabisit për të shlyer borxhin masiv që kishte. Ky është një njeri i pambrojtur në një vend. ku ai nuk fliste gjuhën dhe nuk kishte njohuri për vendndodhjen”, deklaroi ajo.

Ndërkohë që 28-vjeçari ka humbur edhe të atin në kohën që ishte në paraburgim, por ai nuk kishte mundur të kontaktonte me familjen e tij në Shqipëri për shkak të problemeve me telefonin në burg.

“Ai dëshiron të kthehet në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar nënën e tij”, tha avokatja.

Gjykata britanike e dënoi Zefin me nëntë muaj burg, pasi pranoi fajësinë.

 

Lajme të lidhura

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar
Aktualitet

Mblidhet grupi parlamentar i PS/ Nga fjalimi i Ramës te raportimi i Maznikut, çfarë pritet të ndodhë

07:54 - 28/03/26
Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital
Aktualitet

Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital

19:44 - 27/03/26
Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit
Aktualitet

Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit

17:34 - 27/03/26
Para
“E doni të gjallë apo vetëm organet?”/ Gruaja tenton të shesë djalin e saj 7-vjeçar

“E doni të gjallë apo vetëm organet?”/ Gruaja tenton të shesë djalin e saj 7-vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar
Aktualitet

Mblidhet grupi parlamentar i PS/ Nga fjalimi i Ramës te raportimi i Maznikut, çfarë pritet të ndodhë

07:54 - 28/03/26

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet ditën e sotme, 28 mars,  ku në qendër të diskutimeve do të...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Mars 2026

07:31 - 28/03/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 28 Mars 2026

07:28 - 28/03/26
Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

23:06 - 27/03/26
“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

22:43 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com