GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emri/ U gjet i vdekur në një pyll, pazaret e drogës pista ku po hetohet vrasja e 43-vjeçarit shqiptar

17:15 - 06/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Emri/ U gjet i vdekur në një pyll, pazaret e drogës pista ku po hetohet vrasja e 43-vjeçarit shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia italiane gjeti ditën e shtunë trupin e pajetë të Fatmir Arës, 43-vjeçarit shqiptar, që u gjet në një pyll në San Carlo Canavese. Hetuesit kanë kontroilluar tabulatet e celularit të viktimës, si dhe po marrin në pyetje disa persona, familjarë por edhe të afërm të tij që e njihnin mirë, për të zbuluar më shumë rreth orëve të fundit të jetës së shqiptarit.

Pronari i ndërmarrjes “Nuova Edile”, doli nga banesa për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në shtëpinë e tij në Mathi, ku jetonte me partneren dhe dy fëmijët. Viktima rezultonte me arrest shtëpie dhe mund të dilte nga banesa vetëm për punë.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë për vrasjen makrabre të Fatmir Arës, i cili ishte lidhur në një pemë, ishte torturuar, masakruar me thikë dhe më pas ishte vrarë me disa plumba nga autorët e krimit. Dyshimet janë fokusuar së shumti tek prishja e pazareve të drogës dhe larja e hesapeve. Fatmir Ara, përpara kompanisë së ndërtimit, drejtonte një piceri në Ciriè, pranë stacionit hekurudhor Torino-Ceres.

Pikërisht ai vend u konsiderua si baza logjistike për furnizimin e tregut të drogës në qytet në një hetim të vitit 2020.

Viktima u arrestua së bashku me 5 shqiptarë të tjerë dhe sipas hetuesve aktiviteti i shpërndarjes së drogës në piceri ishte kryer nga tetori 2017 deri në gusht 2019.

Pikërisht në atë periudhë, sipas hetuesve, banda, e cila blinte drogën në Torino, në Lungo Dora Napoli ose në Mirafiori Nord, e shiste në Ciriès. Klientët porosisnin lëndën narkotike me kodin “duam pica dhe birrë” dhe droga i shkonte në shtëpi.

“Miri”, siç quhej Fatmir Ara, sipas hetuesve kishte rol të rëndësishëm në grupin e trafikut të drogës.

Në të kaluarën e tij, ai ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe ishte dënuar pasi u denoncua nga ish gruaja për dhunë dhe një pjesëtari i forcave të policisë, Fatmiri i kishte kërkuar të kontrollonte bazën e të dhënave për ndonjë ankesë kundër tij.

Karabinierët, të koordinuar në hetime nga kryeprokurorja e Ivrea Gabriella Viglione, janë kthyer në vendin e krimit, në fushën ku është gjetur kufoma.

Rreth njëqind metra larg, mezi i dukshëm mes bimësisë, u gjet edhe mjeti i tij. Do jenë rezultatet e autopsisë që do japin më shumë detaje rreth vrasjes së tij. Paraprakisht dyshohet se ai është torturuar dhe më pas është qëlluar me armë të ndryshme. Hipoteza se vrasja mund të jetë kryer me qëllim grabitjen ka rënë për faktin se viktima i kishte të gjitha sendet personale me vete.

 

Etiketa: drogapazaretpistaPoliciapyllShqiptarvdekurVrasja

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Vdiq në plazhin e Shëngjinit, policia jep detajet: 58-vjeçarja humbi ndjenjat sa…

Vdiq në plazhin e Shëngjinit, policia jep detajet: 58-vjeçarja humbi ndjenjat sa...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com