GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Endri Puka i dyshuar për aferën e “Bankers”, gruaja blen resortin luksoz në Vlorë për 500 euro

11:07 - 17/09/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Endri Puka i dyshuar për aferën e “Bankers”, gruaja blen resortin luksoz në Vlorë për 500 euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipërmarrësja Ela Puka, bashkëshortja e ish-drejtorit të kompanisë publike të naftës, “Albpetrol” sha, Endri Puka, ka bërë një goditje sa spektakolare, aq edhe të mistershme financiare.

Pak ditë më parë, ajo ka blerë për vetëm 500 euro (51 mijë lekë) 51 përqind të aksioneve të shoqërisë “A.T. Oricum”, me emrin tregtar “Azar Luxury Hotel”.

Në foto: Kompleksi turistik “Azar Luxury Hotel”, në Vlorë

Kompania, e cila deri më tani, ishte në pronësi të inxhinierit me origjinë greke, Kostantinos Muola, rezulton që të jetë kontrolluese e një kompleksi të madh dhe shumë luksoz, pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë Lungomares.

Pronari i mëparshëm, Muola ka vendosur të shesë të gjithë aksionet e tij. Krahas Ela Pukës, e cila ka marrë 51 përqind të aksioneve, ortak i ri në shoqërinë “A.T Oricum” është edhe Eraldo Sheko, i cili ka mbajtur për disa kohë edhe pozicionin e administratorit në shoqëri. Ky i fundit i ka blerë aksionet për një shumë prej 49 mijë lekë të reja (më pak se 500 euro).

Në foto: Kontrata për shitjen e aksioneve të “A.T. Orikum”

Transaksioni mes palëve duket në vlera minimale, referuar aseteve të kompanisë. Megjithatë, shkaqet e kësaj shitjeje nuk janë specifikuar në kontratën e shit-blerjes.

Bizneset e çiftit Puka

Ela Puka rezulton aksionere në disa kompani të ndryshme, me aktivitete konsulence apo investimesh në fushën e ndërtimeve dhe hidrokarbureve.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Endri Puka, zotërojnë gjithashtu një shoqëri marketingu. Ndërkohë, edhe Endri rezulton aksionerë në disa subjekte private, mes të cilave “Aksent L&BC”, një studio konsulence për zhvillimin e bizneseve.

Në foto: Bashkëshortët Endri dhe Ela Puka

Të dhënat e publikuara më herët në media tregojnë se zyra e konsulencës së Endri Pukës ka përfituar, më së paku 1.4 milionë euro nga kompania private e naftës, “Bankers Petroleum”.

Ky raport financiar mes “Bankers” dhe zyrës së konsulencës së Endri Pukës është shoqëruar me dyshime publike për një skemë pastrimi parash dhe korrupsioni. Këto dyshime mbështeten në faktin që Endri Puka, për disa vite ka qenë drejtor i përgjithshëm i “Albpetrol”, kompania publike e naftës që kishte për detyrë kontrollin e aktivitetit të “Bankers”.

Në korrik të këtij viti, Prokuroria e Fierit arriti në konkluzionin se kompania “Bankers” dyshohet se është përfshirë në një skemë shumë të madhe pastrim parash dhe mashtrimesh financiare në dëm të shtetit. Sipas prokurorëve, aktiviteti i dyshuar kriminal është shtrirë në një kohë të gjatë, në të cilën përfshihet edhe periudha kur “Albpetrol” drejtohej nga Endri Puka.

Në kuadër të atij hetimi, u arrestuan drejtuesi ekzekutiv i Bankers, shtetasi kinez Hongping Xiao, paraardhësi i tij, Leonidha Çobo, si edhe tetë anëtarë të tjerë të stafit të shoqërisë private. Ndërkohë, Prokuroria e Fierit ka njoftuar se hetimi është ende në zhvillim dhe po verifikohen, ndër të tjera, edhe përgjegjësitë e drejtuesve ndër vite të shoqërisë publike “Albpetrol, sha”.

Endri Puka tek “Albpetrol”

Endri Puka u emërua në krye të “Albpetrol sha” në Tetor të vitit 2013, si një investim i drejtëpërdrejtë i deputetit socialist të asaj kohe, Koço Kokëdhima. Puka kishte drejtuar më herët administrativisht grupin mediatik të Kokëdhimës dhe raportet mes tyre ishin shumë të forta.

Puka qëndroi në detyrë për një periudhë gati 5-vjeçare. Ndërkohë që pozitat e tij ishin shumë të forta fillimisht, për shkak të mbështetjes nga Kokëdhima, ai e humbi fuqinë pas “mentori” i tij politik krisi raportet me kryeministrin Edi Rama.

Në vitin 2018, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) zbuloi një seri shkeljesh të rënda në raportet mes “Albpetrolit”, të drejtuar nga Endri Puka dhe kompanisë “Bankeres Petroleum” (B.P.A).

Në foto: Endri Puka ka qenë drejtor i “Albpetrol” në periudhën 2013-2018

KLSH i rekomandonte në atë kohë Pukës që të mbante në kontroll veprimtarinë e “Bankers”, pasi ishin konstatuar se kompania private zhvillonte procedura tenderuese për mallra e shërbime me çmime shumë më të larta se tregu. Sipas KLSH, kjo situatë ndikonte në uljen e fitimeve të shoqërisë dhe, rrjedhimisht, edhe në uljen e taksës që “Bankers” duhet t’i paguante shtetit.

Gjithashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit i rekomandonte Endri Pukës që të monitoronte zbatimin e projekteve të aplikuara nga “Bankers”, pasi ishin konstatuar devijime të rëndësishme.

Përballë këtyre gjetjeve, “Albpetrol” iu përgjigj me sulm Kontrollit të Lartë të Shtetit: “Raporti i publikuar nga KLSH është një sulm dashakeq me motive personale i urdhëruar nga kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj kundrejt Albpetrolsh.a. Ky nuk është rasti i parë që ky institucion vepron në këtë mënyrë në dëm tëAlbpetrolsh.a.”, thuhej në një deklaratë publike të zyrës së Endri Pukës në “Albpetrol”.

/Boldnews.al/

Etiketa: A.T. OricumAzar Luxury HotelBankersEla PukaEndri PukaKryesore1

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna

“Të mbush me plumba...”, efektivi i Operacionales kërcënon kolegun me armë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com