GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Energjia, rriten eksportet për tremujorin e parë të këtij viti me 3.3 herë

13:29 - 21/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Energjia, rriten eksportet për tremujorin e parë të këtij viti me 3.3 herë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bilanci i energjisë, ashtu sikurse pritej, ka rezultuar pozitiv për janar-mars.

Të dhënat zyrtare treguan një rritje të prodhimit, ulje të importeve dhe rritje të eksporteve, falë një panorame të ndryshme në situatën hidrike të vendit këtë vit nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 8,5%.

“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 2,2 herë duke arritur vlerën 3.344 GWh nga 1.546 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2020. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 56,5%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 43,2% dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,3% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e parë të vitit 2021, arriti vlerën 99 GWh nga 917 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rënie me 89,2%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 1.147 GWh nga 346 GWh duke shënuar një rritje me 3,3 herë” thuhet në raportin e INSTAT.

Ajo që vihet re është që sërish hidrocentralet publike kanë mbajtur peshën kryesore në prodhim. Këta të fundit në tremujorin e parë të vitit 2021, prodhuan 1.890 GWh nga 742 GWh të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2020, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 2,5 herë.

Hidrocentralet private dhe koncensionare nga ana tjetër, prodhuan 1.446 GWh nga 798 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 81,3%.

Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e parë të vitit 2021, ka pësuar një rritje duke arritur vlerën 1.047 GWh krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020 ku kishte një vlerë negative prej 571 GWh.

Por pavarësisht panoramës pozitive të treguesve kryesorë të prodhimit krejt e kundërta duket se ka ndodhur me humbjet. Në rrjet këto të fundit arritën vlerën 617 GWh nga 573 GWh duke shënuar kështu një rritje me 7,7%.

“Humbjet në transmetim janë rritur me 43,9% ndërsa humbjet në shpërndarje janë rritur me 4,1%. Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rritje me 8,1%, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 2,6%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020”, vlerëson INSTAT.

Situata është shfaqur e ndryshme edhe për përdorimin e energjisë elektrike nga konsumatorët. Ajo u rrit me 8,8% duke arritur vlerën 1.680 GWh nga 1.544 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2020. Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 14,2%, përkundrejt rritjes me 4,5% të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë.

Etiketa: ekonomieksporteenergjia elektrike

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Manastirliu informon, sa qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

Ministria e Shëndetësise lajmëron punësimin e 39 mjekëve të rinj

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com