GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ministria e Shëndetësise lajmëron punësimin e 39 mjekëve të rinj

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Manastirliu informon, sa qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

39 mjekë të rinj, të specializuar në fusha të ndryshme, do të punësohen menjëherë në spitalet rajonale, pas procesit të përzgjedhjes së vendeve, me përfundimin e ciklit 4-vjeçar të specializimeve në Mjekësi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur sot në një takim 39 mjekët e rinj, të cilët, nga dita e hënë do të nisin punë në spitalet rajonale në vend, sipas kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë, për një periudhë 3-vjeçare.

“Për ne e rëndësishme është që ju të jeni sa më afër qytetarëve, ndërkohë që ne jemi të gjithë bashkë në një sistem që i përgjigjet nevojave, që i përgjigjiet kohës dhe që duhet t’i përgjigjiet dhe të ardhmes. Prandaj është shumë e rëndësishme që ashtu sikurse jeni sot, 39 specialistë të rinj të cilët shkojnë për të ofruar shërbim në spitalet tona rajonale, ashtu edhe nesër, secili prej jush mund të prezantojë atë të re që do të sjellë në spital, përpos punës së tij të përditshme”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se mjekët specialistë do të fillojnë punë në spitalet rajonale, përfshirë edhe Spitalin e ri Memoria të Fierit, i cili pritet të hapet së shpejti.

“Ju si mjekë specialistë do të atashoheni pranë spitaleve rajonale dhe duke qenë se ne po bëjmë funksional dhe brenda këtij muaji bëhet funksional Spitali Memorial në Fier, një pjesë e juaja do të atashohet menjëherë në këtë spital, ku janë bërë të gjitha procedurat dhe tashmë jeni gati për të filluar punën në një strukturë bashkëkohore, moderne dhe që do të ofrojë për herë të parë një model të ri, i cili do të menaxhohet me një staf të përbashkët shqiptaro-turk. Por gjithashtu jam e kënaqur dhe krenare dhe për gjithë të tjerët, të cilët kanë përzgjedhur, sipas sistemit të pikëzimit, të jenë pjesë e stafeve tona në spitalet rajonale”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me mjekët e rinj, Manastirliu tha se mbështetja nuk do të mungojë, përmes incentivave te ndryshme financiare, përpos rritjes së pagave 40%, e cila tashmë ka filluar.

“Ne jemi duke menduar edhe në vijim skema të ndryshme të mbështetjes tuaj. Sepse ne e dimë që nuk mjafton vetëm të kesh përfunduar specializimin. Duhet edhe të trajnohesh dhe të edukohesh në vazhdim. Duhet edhe të të krijohen lehtësitë për të mundësuar që të japësh më të mirën e vetes. Jemi duke krijuar skema të incentivimit dhe shumë shpejt besoj do të kemi edhe të tjera mekanizma për mbështetjen tuaj”, tha Manastirliu.

Mjekët specialistë të pranishëm në takim vlerësuan iniciativën e qeverisë për rritjen e kapaciteteve njerëzore.

“Kam aplikuar për Spitalin e Fierit dhe jam e kënaqur që u pranova. Faleminderit për mundësinë që na u dha. Mendoj që është një iniciativë shumë e mirë edhe iniciativa e qeverisë për mobilitetin e njerëzve. Shumë prej nesh, në disa faza të caktuara nuk janë koshient për çfarë në fakt ofron mobiliteti, kudo qoftë, edhe për rritjen personale dhe individuale. Jam e kënaqur sidomos për vizionin që keni dhe besoj që duhet të keni edhe në vazhdim për rritjen e kapaciteteve njerëzore”, u shpreh Ermira Pajaj, mjeke neurokiruge që do të punojë në Spitalin Memorial të Fierit.

39 mjekët e rinj që do të shpërndahen në spitalet rajonale janë të specialiteteve kardiologji, pediatri, obstetri-gjinekologji, kirurgji e përgjithshme, neurologji, neurokirurgji, anestezi-reanimacion, imazheri, mjekësi urgjence, laboratori, etj.

Mjekët e rinj do të punësohen në Spitalin Memorial Fier, Spitalin Rajonal Durrës, Dibër, Gjirokastër, Shkodër, Vlorë, Kukës, Korçë, Lezhë dhe në spitalet bashkiake Pogradec, Mirditë, Sarandë.

Që prej rifillimit të specializimeve në Mjekësi në vitin 2014, më shumë se 200 mjekë specialistë me kontratë me MSHMS janë punësuar në spitalet rajonale dhe bashkiake në vend.

Etiketa: ManastirliuMinistria e Shendetesisemjekespecialiste

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
AKEP: Ulja e volumit të thirrjeve kombëtare/ndërkombëtare vjen si rezultat i përdorimit masiv të aplikacioneve

AKEP: Ulja e volumit të thirrjeve kombëtare/ndërkombëtare vjen si rezultat i përdorimit masiv të aplikacioneve

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com