GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Epiqendër e shijes”, Shkodra “pushton” prestigjiozen italiane “Corriere della Sera”

19:05 - 10/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Epiqendër e shijes”, Shkodra “pushton” prestigjiozen italiane “Corriere della Sera”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkodra ka zënë faqen kryesore të gazetës prestigjioze italine “Corriere Della Sera” si shkak të Festivalit të Parë Ndërkombëtar të Ushqimit.
Kur na ndajnë edhe pak ditë që ky event të jetë pjesë e Shkodrës, prestigjiozja italiane ka bërë një shkrim të detajuar të asaj çfarë pritet të ndodhë në Shkodër për tre ditë me radhë, ndërkohë që 2023-shi do të ketë të tjera surpriza, për këtë event unik në llojin e tij në Shqipëri.
Gazeta italiane nis me kryetitullin “Nga Michelle Obama në Ballkan”, ajo i bën një përshkrim të hollësishëm këtij organizimi që për 3 ditë radhazi e kthen Shkodrën në epiqendër të pasqyrimit të shijes, elegancës dhe traditave më të mira të saj.

“Nga Piemonte në Shqipëri, pasi ka gatuar për emrat e mëdhenj botëror si (Sophia Loren, Michelle Obama, Armani, Ferrari etj.), Carlo Zarri, pronari i hotel-restorantit “Villa San Carlo di Cortemilia (Cuneo) do jetë në Shkodër, ku prej datës 14- 16 korrik merr jetë edicioni i parë i festivalit “Shife”, një festival ndërkombëtar i ushqimit i organizuar nën kujdesin e kryetarit të ri të Bashkisë Bardh Spahia, me përkujdesjen e shefit piemontez me origjinë nga Langa e Sipërme. Gjatë një takimi me Bardh Spahinë, në “Expo Milano” ku menaxhoja ushqimin dhe verën në hapësirën e USA-shpjegon Zarri, në atë kohë Spahia nuk ishte akoma kryetar i Bashkisë, por vjen dhe më takon në “Cortemilia”, ku pas një shëtitje në territor më premton, se do më priste në Shkodër për të organizuar të parin festival ndërkombëtar të ushqimit në Shqipëri. Një premtim i bërë projekt dhe pas pak ditësh realitet.
Përse të zgjedhësh një guzhinier piemontez për të drejtuar një eveniment shqiptar?

Motivet janë disa dhe të gjitha vënë theksin tek lidhjet mes dy popujve tonë thotë Zarri, i cili shprehet se Shqipëria ngjan si një degë e Italisë ku të gjithë flasin gjuhën italiane, e kuptojnë atë shumë mirë, e ata që punojnë në guzhinë, kanë kaluar një periudhë kohe në Itali dhe njohin zakonet tona. Nuk është gjithçka. Shqiptarët janë të lidhur me një model guzhine të thjeshtë, bazuar në një ekonomi të ngjashme shton Zarri, ku si në Itali që po ndodh prej disa vitesh, janë duke kërkuar të rikuperojnë disa ingredient lokal që po rrezikojnë të humbasin nga pasojat e kohës.
Zarri po punon me guzhinierët e zonës për të sjellë pjata të veçanta që nxjerrin në pah vlerat më të mira të zonës, ndërsa nuk do të mungojnë edhe prezantimet e verave lokale. E ndërsa është gati festivali i parë i këtij lloji, paralelisht Spahia dhe Zarri po punojnë për objektivin tjetër madhor të një tradite që do të vijojë. Në 2023 ata do të finalizojë binjakëzimin e Shkodrës me një komunë të rëndësishme në Itali, për ta zhvilluar festivalin dhe shpalosjen e këtyre vlerave në të dy rajonet. Vetë kryebashkiaku Spahia e ka cilësuar festivalin, si hapin e parë të kthimit të Shkodrës në vendin që i takon në rang kombëtar dhe atë ndërkombëtar, si një qytet ku turizmi zhvillohet mbi rrënjët e forta të traditës dhe pasurive të pafundme të territorit, ndërthurur me elementet që koha i dikton”, – thuhet në artikull.

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Pesë gjendje të rralla mendore, për të cilat mund të mos keni dëgjuar ndonjëherë

Pesë gjendje të rralla mendore, për të cilat mund të mos keni dëgjuar ndonjëherë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com