GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Erdogan takon kreun e serbëve të Bosnjes: Paqja nuk ka alternativë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdogan takon kreun e serbëve të Bosnjes: Paqja nuk ka alternativë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan u takua të martën me Milorad Dodik, anëtar serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara.Erdogan dhe Dodik konsumuan një darkë pune që ishte e mbyllur për shtypin.

Dodik pas takimit pranoi se ai dhe Erdogan  janë pajtuar se paqja nuk ka alternativë.

“Kërcënimi me forcë nuk mund të zgjidhë asnjë problem. Të tjerët e kanë imponuar atë temë. Erdogan është i njoftuar me situatën në Bosnje dhe kjo ka qenë një mundësi për t’ia paraqitur atë nga këndvështrimi ynë. Kërkojmë mirëkuptim për proceset politike”, tha Dodik.

Dodik njoftoi për vizitën e tij në Ankara të hënën, pas takimit që zhvilloi me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar qëndroi për vizitë në Bosnje në kohën kur ky vend është përfshirë nga kriza politike, pasi përfaqësuesit e Republikës Sërpska, entitet i banuar me shumicë serbe, nuk janë duke marrë pjesë në punën e institucioneve shtetërore.

Më herët në të njëjtën ditë, Bakir Izetbegoviç, kreu i Partisë së Veprimit Demokratik të Bosnjë-Hercegovinës, theksoi se “Bosnja duhet të përfitojë nga lidhjet e favorshme të Turqisë me Serbinë.”

Izetbegoviç tha se diskutuan shumë çështje me Erdoganin në takimin e javës së kaluar që zgjati dy orë.

“Erdoğan ka marrëdhënie të mira me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe Dodik. Erdogan është një lider që është shumë i fortë dhe vendos marrëdhënie të mira. Ne duhet të përfitojmë nga kjo”, tha Izetbegoviç.

Etiketa: bosnje hercegovineDodikErdoganpaqeSerbi

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Përballja në “Big Brother VIP”, Fifi kërkon të ndërrojë vendet me Arditin

Përballja në “Big Brother VIP”, Fifi kërkon të ndërrojë vendet me Arditin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com