GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Erdogan vë kushte: Miratojmë hyrjen e Suedisë në NATO, nëse anëtarësohemi në BE

12:47 - 10/07/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk do ta harrojmë kurrë”/ Erdogan provokon Greqinë, ja çfarë poston
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se vendi i tij mund të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO nëse kombet evropiane “i hapin rrugën” kërkesës së Turqisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Erdogan, vendi i të cilit mban pezull miratimin përfundimtar të anëtarësimit të Suedisë në NATO, i bëri komentet në Ankara të hënën përpara se të nisej për në takimin e nivelit të lartë të aleancës në Vilnius të Lituanisë.

Turqia është një kandidate për t’u anëtarësuar në BE, por kërkesa e saj për anëtarësim ka ngecur për shkak të kthimit prapa të demokracisë dhe mosmarrëveshjeve me Qipron, anëtare e BE-së.

Ministri i Jashtëm i Suedisë shprehu optimizëm të hënën se Turqia do të heqë kundërshtimet e saj ndaj anëtarësimit suedez në NATO, duke thënë se pranimi i vendit nordik është një çështje se kur do të ndodhë, jo nëse do të ndodhë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson pritet të takohen më vonë të hënën në kryeqytetin lituanez, Vilnius, përpara një samiti dy-ditor të NATO-s.

Turqia ka bllokuar pranimin e Suedisë në NATO, duke thënë se duhet të bëjë më shumë për të goditur militantët kurdë dhe grupet e tjera që Ankaraja i konsideron si kërcënime për sigurinë e saj kombëtare. Protestat anti-turke dhe anti-islamike në Stokholm ngritën dyshime se një marrëveshje mund të arrihet përpara samitit të aleancës.

Billström tha se Suedia e ka përmbushur pjesën e saj të një marrëveshjeje tripalëshe që Suedia, Finlanda dhe Turqia nënshkruan në samitin e NATO-s të vitit të kaluar në Madrid.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO vitin e kaluar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Finlanda u bashkua në prill të këtij viti.

 

Etiketa: ErdoganNATOSuedi

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Para
Bayern shkon “all-in” për Kane por ja çfarë kërkon futbollisti…

Bayern shkon “all-in” për Kane por ja çfarë kërkon futbollisti...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com