GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ergys Verdho hedh 3 mld lekë për ankorimin e 2 anijeve TEC, ia fal Salillarit tek porti me koncesion

14:43 - 29/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Ergys Verdho hedh 3 mld lekë për ankorimin e 2 anijeve TEC, ia fal Salillarit tek porti me koncesion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy anijet gjenerator që janë vendosur në Gjirin e Vlorës thithin para për oligarkun Salillari. Mos u çudisni! Këtë e bën të mundur Ergys Verdho, drejtori i KESH, i cili është “Zot” i energjisë në tokë e lumenj, së fundi edhe në det. Ndërkohë që vazhdon propaganda se jemi në “luftë” dhe duhet të kursejmë, KESH hedh 3 miliardë lekë në det. Me miratimin e ministres Belinda Balluku, drejtori Ergys Verdho ka zhvilluar një tender për të krijuar bazën e ankorimit të dy anijeve TEC, që janë marrë me qira nga Bangladeshi, për të na furnizuar me energji elektrike. Ku kanë qëndruar anijet deri tani?! Çfarë do bëjë Salillari tek Porti i Triportit, që duhen kaq shumë para? Eh, i duhen lekët që të mbyllë pallatet pa leje që po ngre në Tiranë!

Në datën 20 shtator Korporata Elektroenergjitike Shqiptare mbylli tenderin me vlerë 280 000 000,00 lekësh të reja dhe objekt “Ndërtimi i infrastrukturës së aksesimit dhe ankorimit për operimin e asetit gjenerues termik, në portin e peshkimit Triport-Vlorë”.  Pra 285 mije euro për të ndërtuar bazën e qendrimit të anijeve.

Sipas njoftimit të shpallur në Buletinin e Prokurimeve Publike, KESH  do të shpenzojë  për të bërë gati bazën e qëndrimit të dy anijeve të quajtura “Tigër 1” e Tigër 3”. Për këtë bazë te Porti i Peshkimit në Triport, do nevojiten 100 ditë pune, që do të thotë se deri në fund të muajit janar 2023, anijet TEC të Bangladeshit, do stacionohen e prodhojnë energji, me shkarkim gazrash helmuese buzë detit përballë qytetit të Vlorës.

Gënjeshtrat e Ballukut për dy anijet

Bazuar në dokumentet e publikuara, anijet e prodhimit të energjisë, nuk do qëndrojnë 1 vit, sa ministrja Balluku deklaroi në muajin prill, por 4 vite. “Jam e lumtur, që arritëm të sjellim 2 anijet TEC në Vlorë”, u shpreh ministrja  Balluku në një e deklaratë për mediat  me datë  7 shtator 2022.

Por, faktet tregojnë krejt të kundërtën.  Mbështetur në kontratën e lidhur mes qeverisë dhe firmës private “Exelerate Energy”, për 4 vite do të paguajmë afro 150 milionë Euro, vetëm për detyrimin e qirasë, përveç vlerës së energjisë elektrike, që bangladeshasit do na shesin aq sa e ka bërë pazarin Balluku. Pra deri në 2026 zona bregdetare e Vlorës, këto anije nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të ndotin me avujt e helmit që do nxjerrin e hedhin në mjedis të lirë në lartësi 40-50 metër, nga djegia e naftës D2, solar e mazut.

Salillari merr tenderin pa garë

Sipas dokumentit fituesi duhet të shpallej me datë 23 shtator, por KESH nuk ka pritur dhe e dhuroi tenderin 1 ditë pasi u mbyll gara. Kjo dhuratë miliarda lekëshe ka përfunduar në duart e oligarkut Salillari. Ai ka qenë i vetmi që ka marrë pjesë në garë me kompaninë “Salillari shpk” dhe fill një ditë më pas duke shkelur konkurrencën, KESH ka firmosur kontratën me të. Ky tender është shënuar me “Red Flag” nga Open Data, sepse është mbyllur në mungesë të konkurrencës me potencial të lartë korrupsioni.

Salillari është shpallur fitues edhe pse ka paraqitur ofertën 257 200 000,00, sa 85% e fondit limit. Një ofertë shumë e shtrenjtë për një rikonstruksion, i cili do të kryhet brenda 100 ditëve. Pra, vendi është në krizë, OSHEE është në krizë financiare, por ka mundësinë që të fusë në arkën e Salillarit 3 miliardë lekë për 3 muaj punë, gjoja për ankorimin.

Çfarë fsheh kjo lëvizje parash tek Triporti?

Qeveria njoftoi me 11 maj dhënien me koncesion të Triportit të Vlorës, financimi i të cilit do të paguhet nga arka e shtetit shqiptar kur projekti të ketë përfunduar. “Miratimi i kontratës së koncesionit me partneritetin publik privat për Triportin e Vlorës. Do të jetë porti më i ri modern, i cili do jetë një port i integruar, pasi sot ka vetëm shërbimet e peshkimit. Është një nga kontratat më të mira që ne kemi nënshkruar. Parashikohet që ky financim të paguhet nga shteti shqiptar vetëm në momentin kur projekti do të ketë përfunduar së ndërtuari dhe në nisjen e parë të operimeve. Nga të ardhurat që vetë porti do të krijojë do të jetë momenti që do të fillojë që të paguhet e  gjithë shuma e këtij projekti. Deri atëherë qeveria shqiptare nuk do të ketë asnjë detyrim financiar”, tha Balluku.

 Por, kush janë pesë kompanitë, të cilave qeveria vendosi tua japë me koncesion Portin e ri të Vlorës?

AGBES CONTRUCION është një kompani e themeluar në vitin 2003 dhe është regjistruar në emër të ortekëve Bashkim Ramaj dhe Arben Goga.

Kompania e dytë Besta operon në fushën e ndërtimit dhe rikosntruksioneve dhe ka ortakë Vullnet Zyka, Robert Zyka dhe Dhionis Heqimi. Kjo kompani ka marrë edhe lejen për ndërtimin e HEC-eve, impianteve të energjisë si dhe për mirëmbajtjen e porteve dhe aeroporteve.

“PREMIUM CONSTRUCTION & MAINTENANCE”, është kompania tjetër dhe ëeshtë themeluar një vit më parë në 09/06/2021. Aksionet e kësaj kompanie i zotëron vetëm një person, Hetor Agalliu.

Kompania e katërt është “ARKONSTUDIO” me administrator Nasjel Çiço dhe ortakët Erjon Këri dhe Krenar Dila e cila është studio projektimi.

E pesta në radhë është ITE GRUP me aksioner të vetëm Sokol Zotkaj.

Deri në këtë moment në Triport nuk është bërë asnjë punim nga koncesionarët. Në rreshtat e kontratës specifikohej se pagesat e disponueshmërisë do të fillojnë të paguhen pas ndërtimit të plotë dhe dorëzimit përfundimtar të objektit dhe jo më parë se viti 2025, teksa kontrata e PPP-së do të ketë një kohëzgjatje prej 10 vitesh.Atëherë pse qeveria nuk ua kërkon këtë punim atyre që ua ka dhënë me koncesion, por bën tender me një kompani tjetër, pra Salillarin? A janë tërhequr këto kompani nga koncesioni dhe ishin vetëm si guackë. Fatura e parë e këtij korrupsioni, sapo u lëshua dhe është rreth 3 miliardë lekë! / Esmeralda Hida/

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimanijekryesore2Salillarintendertripoti v;oreVjedhje

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
A ka mbetur gjykatës në Tiranë?

A ka mbetur gjykatës në Tiranë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pa një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar situatën brenda opozitës dhe takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me demokratët, duke...

Lexo më shumë
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com