GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ergys Verdho i jep 1.1 MLD lekë pa garë Hamit Mustafës, për pamjet 3D poshtë Liqenit të Fierzës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ergys Verdho i jep 1.1 MLD lekë pa garë Hamit Mustafës, për pamjet 3D poshtë Liqenit të Fierzës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare është institucioni që në kulmin e krizës energjetike është shquar për keqmenaxhimin e prodhimit dhe të fondeve të prokuruara. Teksa muajt e fundit situata energjetike ka filluar të përmirësohet, drejtori ekzekutiv Ergys Verdho mundohet të krijojë mundësi të reja për aferat me paratë që ka në administrim.

Këtë herë drejtori ka hedhur në lojë një shumë të madhe parash për disa studime në liqenin e Fierzës. Konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Loti 1 Batimetria e liqenit Fierzë, vlerësimi i sedimenteve dhe vlerësimi gjeologjik i shpateve malore”.

Për këtë tender është vënë në dispozicion fondi me vlerë 1.1 miliardë lekë, që do të xhirohen në llogarinë e operatorit ekonomik brenda katër muajsh.

Në dokumente sqarohet se përmes këtij tenderi do të bëhet relievi tredimensional i shtratit të liqenit. Duke parë më poshtë që për këtë shërbim do të përdoret një pajisje e veçantë me sonar, e cila kushton rreth 100 mijë euro, Verdho mund të thotë se shërbimi e justifikon çmimin e projektit.

Por, duhet të theksojmë se përveç parave të pajisjes, vlera e tenderit 1.1 miliardë lekë do të shpenzohet vetëm për 1 prej lotëve, sepse ky projekt është i ndarë në disa lote. Dhe është e theksuar se për secilin lot afati i punimeve do të zgjasë 4 muaj dhe sigurisht do të zhvillohet nga një tender më vete që kap miliarda lekë.

Red Flag

Ndërkohë, ajo që e sjellë në qendër të vëmendjes këtë projekt është “Flamuri i Kuq” që ai mban për shkak të parregullsive. Monitoruesi Open Data Albania e  ka renditur në listën e kontratave abuzive, për shkak se ka mungesë të konkurrencës.

Në dokument, duket qartë që vetëm firma “GJEOKONSULT & CO” sh.p.k ka paraqitur një ofertë, që është sa 99% e fondit limit. Duke vepruar në kundërshtim me ligjin, drejtori Verdho ia dha fitoren kompanisë së vetme, kur mund ta anulonte tenderin. GJEOKONSULT & CO” sh.p.k është një firmë e cila pa u ndjerë fiton tenderë me vlera të larta nga institucionet më të rëndësishme si FSHZH, ARRSH si dhe nga ujësjellës kanalizimet në disa qytete. Vetëm në këto vitet e fundit numëron 6 miliardë lekë të vjelura nga tenderët.

Aferat e Mustafajt

Kompania është themeluar nga Hamit Mustafa, i cli ka lidhje të fuqishme me Erion Veliajn dhe ka përfituar leje ndërtimi për pallate, tenderë me vlerë miliona euro dhe favore të tjera. Po ashtu tenderë të tjerë ka fituar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Kujtojmë protestat e mëdha të banorëve për pallatin e Mustafës që u ngul me lejen e Veliajt tek sheshi i lojërave në pranë Unazës së Madhe në Astir.

Në fund të vitit të kaluar, Hamit ia kaloi administrimin dhe pronësinë të birit Xhevahirit, i cili vazhdon këtë biznes.

Duke parë licencat që ka në zotërim kjo kompani, shohim se ka aftësi për shpimin e puseve për ujë, studime mjedisi dhe të burimeve ujore, si dhe projektime.

Gjithsesi në portofolin e saj të kontratave publike nuk ka një punë të tillë me kaq rëndësi sa vlerësimi batimetrik i shpateve të Liqenit të Fierzës. Bëhet fjalë për evidentimin e rrezikut të rrëshqitjeve të tokës, të depozitimit të mbetjeve në tabanin e liqenit dhe aksidentet e mundshme tek diga për shkak të këtyre fenomeneve natyrore. Për shkak të rëndësisë së madhe të objektit të tenderit, do të duhej që Verdho t’i rezistonte joshjes për korrupsion dhe të bënte një tender të ndershëm ndërkombëtar, ku të ftonte edhe kompani të huaja me eksperiencë në këtë fushë.

Sipas burimeve të kontaktuara nga Gijotina.com, KESH ka të instaluara pajisje të veta që bëjnë matjet periodike në zonat e evidentuara me rrezik rrëshqitje të shpateve. Pra, KESH i ka të dhënat dhe përllogaritjet, por e reja që do të sjellë ky tender janë pamjet 3D.

Le të kryqëzojmë gishtat që drejtoria e sigurisë së digave, apo dikush më lart Verdhos, t’i thotë se kjo punë publike nuk mund t’i besohet kujtdo! Këtu luhet me fatin e Hidrocentralit të Fierzës, prandaj këto para nuk mund t’i jepen një kompanie që fiton tenderë me “flamur të kuq” dhe noton në ujëra me risk të lartë korrupsioni.

 

Balluku “çel” Bursën, Ergys Verdho dhe Adrian Çela bëjnë tendera për 3 vitet e ardhshme

Etiketa: ergys verdhHamit MustafaXhevahir Mustafa

Lajme të lidhura

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë
Breaking Views

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Para
“Zhënjim total për ne”, fansat i kërkojnë llogari për fotot e dasmës, përgjigjet Arbana Osmani (FOTO LAJM)

“Zhënjim total për ne”, fansat i kërkojnë llogari për fotot e dasmës, përgjigjet Arbana Osmani (FOTO LAJM)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik
Aktualitet

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

22:07 - 14/07/26

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë
Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen

Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen

21:59 - 14/07/26
“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

21:40 - 14/07/26
Messi vlerëson Anglinë: Është një nga fuqitë e futbollit botëror, do jetë një ndeshje e veçantë

Messi vlerëson Anglinë: Është një nga fuqitë e futbollit botëror, do jetë një ndeshje e veçantë

21:05 - 14/07/26
Trafikuan 7.5 ton kokainë drejt Europës, zbardhet skema e mafies shqiptaro-polake në Ekuador

Trafikuan 7.5 ton kokainë drejt Europës, zbardhet skema e mafies shqiptaro-polake në Ekuador

20:45 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com