GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ergys Verdho i KESH bën kërdinë, “hedh në plehra” 3 milion euro në 24 orë

13:11 - 30/07/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Ergys Verdho i KESH bën kërdinë, “hedh në plehra” 3 milion euro në 24 orë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e djeshme KESH i drejtuar nga Ergys Verdho ka kryer një lëvizje në treg për blerjen e energjisë elektrike duke patur si rezultat humbjen e rreth 3 milion eurove për 24 orë. Këto 3 milion euro janë bërë pluhur e hi në vetëm 1 ditë duke mos pyetur aspak për taksat e shqiptarëve të cilat mund të përdoreshin fare mirë në një mijë e një probleme që ka vendi. Por si ndodhi humbje e këtyre parave?

KESH ka zhvilluar ditën e sotme një tender për blerjen e energjisë për një sasi prej 28.56 MWh me çmim të pondetruar prej 521.74 Eur/MWh, pra për një total prej rreth 15 milionë euro. Por nëse i hedhim një sy bursës HUPX e cila merret si bazë orientuese e çmimeve në rajonin e Ballkanit, rezulton se ditën e nesërme çmimi për MWh do të jetë 408.29 Eur/MWh. Pra për të njëjtën sasi që u ble sot, me këtë çmim të ponderuar më të lirë, nëse kjo sasi do të blihej nesër, nuk do të kushtonte më 15 milion euro por rreth 12 milionë euro. Pra, 3 milion euro më pak.

Thelbi është që nëse “Gysi” do të priste edhe për një ditë, KESH do të harxhonte nga taksat e shiqptarëve rreth 3 milion euro më pak. Ndërkohë imagjinoni se kjo humbje e pastër për shtetin prej 3 milion eurosh ka ndodhur vetëm brenda një dite. Por sa tendera ka realizuar Ergys Verdho që nga 1 janari?

Rezultojnë të jenë bërë mbi 60 tendera për blerje energjie për një shifër totale rreth 300 milion euro. Por nëse shohim historikun e çmimeve të ponderuara të energjisë për vitin 2022 deri në këto momente, shikohet se në janar ka qenë rreth 204 Eur/MWh, ndërsa në shkurt akoma më lirë, rreth 194 Eur/MWh. Nëse qeveria do të ishte aq e shqetësuar sa shprehet në media për krizën energjitike, mund të kishte patur mundësinë që të siguronte energji që në janar apo shkurt kur çmimet ishin shumë më të ulëta, por për habi kjo nuk ka ndodhur.

Duket se në fakt e vetmja ide e KESH dhe e qeverisë është që të “kullufisë” paratë përmes tenderave të tillë duke shfrytëzuar energjinë, e cila rezulton një thes i stërmadh për të futur duart e për të mbushur xhepat. Natyrisht nëse SPAK do të kryente detyrën siç duhej, do të mjafton tenderi i sotëm që “Gysi” të hetohej e të përfundonte pas hekurave./JOQ/

Etiketa: abuzimblerjeenergjiErgys VerdhoKESHkryesore2

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Puna e çalë e qeverisë krijon kaos te “Syri i Kaltër/ Turistët detyrohen të ecin në këmbë, radhë e gjatë makinash

Puna e çalë e qeverisë krijon kaos te “Syri i Kaltër/ Turistët detyrohen të ecin në këmbë, radhë e gjatë makinash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26

Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas...

Lexo më shumë
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

18:32 - 15/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com