GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj, 800 mijë euro për trotuaret e “Myslym Shyrit”

10:49 - 04/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Erion Veliaj, 800 mijë euro për trotuaret e “Myslym Shyrit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës ka shpallur në ditët e fundit të vitit 2022 disa tendera për investime në rrugë, me vlerë totale disa dhjetra milionë euro. Një prej këtyre tenderave është ai për “Ndërtimi i trotuareve dhe riasfaltimi i rrugës “Myslym Shyri”, me fond limit 83.310.336 lekë të reja ose rreth 800 mijë euro. Procedura tenderuese pritet të përfundojë në 19 janar të vitit 2023.

Sipas asaj që thuhet në dokumentat e tenderit, Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj ka vendosur të kryejë investimin në trotuaret e një prej rrugëve kryesore të qytetit, e cila, në fakt, merr në mënyrë periodike qindra milionë lekë dhe sërish vlerësohet se ka nevojë për shuma kolosale monetare. Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e redaksisë mbi këtë tender është diçka tjetër.

Ndërkohë që tenderi pritet të përfundojë pas tre javësh, “Gijotina.com” siguroi disa foto, në të cilat dallohet qartësisht se po kryen punime në trotuaret e rrugës “Myslym Shyri”. Kjo situatë krijon dyshime se procedura për riparimin e trotuareve të kësaj rruge mund të jetë tërësisht fiktive ose fituesi është paracaktuar dhe shpallur, ende pa u mbyllur tenderi.

Fotot që ngrenë dyshime

“Gijotina.com” ka realizuar disa foto këtë të Premte (dt.29.12.2022). Në këto foto dallohen qartësisht punonjësit e një kompanie private, të cilët po kryejnë punime në një pjesë të trotuarit, në rrugën “Myslym Shyri”.

 

Redaksia konstatoi gjithashtu gjurmët e punimeve të kryera së fundmi pak më lart nga vendi ku gjendeshin punëtorët, ndërkohë që në disa pjesë të tjera, ishin të dukshme pajisjet e punës dhe tubat e kabllot që janë gati për t’u shtrirë poshtë trotuarit të sapo-hapur.

 

Pamjet fotografike tregojnë qartësisht se në rrugën ‘Myslym Shyri” po punohet me trotuaret, ndërkohë që tenderi 800 mijë euro është ende në pritje të ofertave nga kompanitë private.

Çfarë thonë dokumentat e tenderit

Për të forcuar më tej dyshimet e redaksisë, është e nevojshme konsultimi me dokumentat e tenderit, të cilat tregojnë se ndërhyrja e parashikuar në trotuaret e “Myslym Shyrit”, do të jetë saktësisht të njëjta me ato që po ndodhin këto ditë, kur procedura e prokurimit publik ende nuk është përfunduar.

Sipas dokumentave, ndërhyrja do të sigurojë, ndër të tjera, shkarkimin e rregullt të ujërave në puseta, për të mos dëmtuar rrugën dhe asfaltin.

“Në këtë projekt zbatim do të realizohen shkarkimet me tubacionet e reja, të cilat do të depozitohen në puseta betoni në anë të objekteve dhe më tej do të shkarkojnë në linjën qëndrore të kanalizimeve të ujrave të bardha.

 Në rrjetin ekzistues, janë sipas një hapi jo të rregullt, gjë që e bën të pamundur shkarkimin e  çdo dalje në rrjetin ekzistues.  Për këtë arsye, si edhe për të mos dëmtuar çdo pusetë të rrjetit, është menduar që 2-4 linja shkarkimi të lidhen paralel me njëra-tjetrën dhe, pasi përfundojnë në pusetë, të shkarkojnë në rrjetin ekzistues.

Ky sqarim teknik tregon se trotuaret e rrugës “Myslym Shyri”, jo vetëm do të riparohen, por edhe do të hapen kanale për rrjedhjen e ujrave. Pra, dokumentat e tenderit thonë saktësisht se do të bëhen pas 19 janarit 2023 as më pak e as më shume se sa është duke u punuar që në këto ditë dhjetori.

Milionat për trotuaret e “Myslym Shyrit”,

Trotuaret e rrugës “Myslym Shyri” prej vitesh po “hanë” miliarda lekë të qytetarëve shqiptarë. Kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, ai ndërmori një iniciativë për rregullimin e këtyre trotuareve.

Kjo punë rutinore publike u shoqërua me tam-tame propagandistike dhe kujtdo nga qytetarët e Tiranës u kujtohen “pllakat e kuqe”. Por, atyre pllakave u doli boja shpejt. Ato nisën të shkëputeshin lehtësisht nga toka, duke dëshmuar për punime pa cilësi dhe duke e shndërruar “Myslym Shyri-n” në një rrugë tërësisht të pakalueshme, sidomos në ditët me shi, ku askush nuk shpëtonte nga ndotja për shkak të lëvizjes së tyre.

Kjo situatë detyroi Ramën kryebashkiak që të zhvillonte një tjetër tender, një tjetër shpenzim kolosal fondesh, për të sistemuar pllakat e “Myslym Shyrit”. Vite më pas, kur Erion Veliaj mori mandatin e kryebashkiakut të Tiranës, iu rikthye sërish investimeve në këtë rrugë.

Në pranverën e vitit 2020, kur e gjithë shoqëria ishte e karantinuar nga Covid-19, Veliaj vendosi të shpenzonte disa miliona për këtë rrugë, duke hequr postet e parkimit, të cilat I shndërroi në rrugica për qarkullimin e biçikletave.

Tashmë, në fillim të vitit 2023, Veliaj i rikthehet sërish “Myslym Shyrit” për riparimin e trotuareve. Në dokumentat e tenderit nuk mungojnë as detaje specifike për rrugën e biçikletave, e cila u sistemua vetëm dy vite më parë.

Lexo edhe: Zjarr në banesën monument, a po përgatit Veliaj krimin e radhës?

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bashkia TiraneErion Veliajinvestimerruga Myslym SHyriTrotuar

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Kush është Andi Alushi, mbajti 2 shqiptarë të lidhur me zinxhirë

Kush është Andi Alushi, mbajti 2 shqiptarë të lidhur me zinxhirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit
Aktualitet

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

18:23 - 11/01/26

Një skemë e mirëfilltë mashtrimi është zbuluar nga Policia e Tiranës, ku në pranga kanë përfunduar katër persona. Sipas hetimeve...

Lexo më shumë
Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik

Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik

18:07 - 11/01/26
(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup

(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup

17:54 - 11/01/26
VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës

VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës

17:41 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com