GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Erion Veliaj dhe ingranazhi i tij për të shtypur familjen e futbollit!

12:01 - 21/01/22
në Editorial
Kohë leximi: 4 min
A A
Erion Veliaj dhe ingranazhi i tij për të shtypur familjen e futbollit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksponenti kryesor i interesave okulte në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj, tashmë i ka shpallur jo zyrtarisht, por totalisht, luftë frontale familjes së futbollit, dhe drejtpërdrejt, anëtarëve të saj. Sipërmarrjet e vazhdueshme të Vezirit të Tiranës në drejtim të kompromentimit të procesit zgjedhor në futboll, për krijimin e një vorbulle manipuluese, që më pas t’ia ofrojë publikut si faturë për proces të deformuar të votës nga FSHF, lidhet thjesht dhe vetëm me Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, dhe në mënyrë direkte me njërin prej anëtarëve të saj, Presidentin Duka. Me askënd tjetër. As me “të nominuarin” e tij për ta çuar në atë “sanxhak” që prej vitesh po tërbohen ta marrin, por s’ka betoniere t’ia atashojë… 

Pushteti politik në Shqipëri, nëpërmjet larvës lokale ka nisur të chekojë sërish në sistemin për të marrë një tjetër industri të rëndë, që nuk kanë arritur ta rekrutojnë në asetet e tyre, e ta atashojnë në puzzle-in e tyre të interesave, lidhjeve, ciklimeve e riciklimeve, pikërisht futbollin shqiptar dhe federatën që është shtëpia e saj.

Fabula e gjësë që kundërmon erë prej javësh e javësh dhe shpërndan një deduksion logjik është shumë e qartë: Duhet rrëzuar vullneti i familjes së futbollit, edhe pse ky vullnet është produkt i votës, dhe vota është produkt i besimit, provës, faktit dhe mishërimit të një futbolli përtej së kaluarës, dhe afër standardeve. Ky zinxhir fryme me finalizimin e votës e tërbon arkitektin e betonit Veliaj, pasi vetë ai konstaton dhe beson tashmë që në futboll ngrihesh me votë dhe rrëzohesh po me të.

Dhe në këto vite, Veliaj vetë ka parë dhe i kanë thënë që familja e futbollit suportoi dhe kërkon një unitet vazhdimësie. E në këtë mënyrë rruga për të rrëzuar anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, zbriti në rrafshin tjetër të mirëmenduar në hapësirën e tij malinje, kokëfortë dhe insistuese.

Por, këtë radhë, Erion Veliaj përballë nuk ka vetëm anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Dukën, por komunitetin e futbollit, dhe mbi të gjitha në bllok 10 presidentët e Superiores, elitës së futboll-bërjes në Shqipëri.

Mesazhi është i prerë: Estabilishmenti bashkiak afër kryebashkiakut aspiron vetëm një target: Të rrëzojë një prej anëtarëve të Qeverisë Europiane të futbollit. Se çfarë ndodh më pas me futbollin… Rëndësi ka që të stopohet plebishiti i vullnetit të komunitetit të futbollit që kërkon dhe beson ende në një etapë më të kuadratuar ligjërisht dhe financiarisht të ngritjes së futbollit në vend, nga skuadra e presidentit aktual. Dhe ky plebishit, Erionin e tërbon, e tremb, e djersit.

Erion Veliaj, pasi vuri në shërbim të kauzës së tij për të rrëzuar votën, një shesh ndërtimi në mes të bllokut, nëpërmjet arrogancës së tij dhe vetos vendimmarrëse, pasi miratoi një leje ndërtimi, pasi imponoi me mega-bakshish njeriun e futbollit, të bëhej pis, në një proces ku do të fliste vota dhe nuk do të merrte vlerë pranimi i ofertës, tashmë ka dalë në rrafshin intimidues: Të tërë në rresht, në zyrën time!

Natyrisht nuk janë të tërë, por një pjesë e të cilëve që puna si mësues i edukimit fizik dhe impenjimi paralel me një shoqatë futbolli në Tiranë ka bërë që aty të instalohet insekti Veliaj duke shantazhuar deri me humbjen e vendit të punës, nëse vota në zgjedhjet e shoqatës nuk shkon në drejtimin e imponuar të tij.

Hapur, pastër, brenda në zyrat e Bashkisë, vetë Veliaj së bashku me Gjergj Muzakën e Alban Myftarin kanë pritur vetëm dje pesë përfaqësues të shoqatave në Tiranë, e pikërisht zotërinjtë: Sulejman Adili, Endrit Agushi, Eugen Kruja e Xhek Alushi. Po kështu më vete ka negociuar me Mirel Harizajn. Saga e takimeve ka vijuar me Akil Jakupin, Ermal Myrtajn dhe Ardian Bardhin. Këta janë anëtarë shoqatash, dhe janë shantazhuar pa asnjë dridhje qerpiku: Doni punën, apo çfarë…?

Prova e parë audio e video me ndërtuesin pasohet nga kjo e dyta e dëshmuar dhe e konfirmuar në disa drejtime. Veliaj po koordinon vetë, në sfondin edhe të ish-ministrit Klosi, apo edhe përfaqësuesve periferikë që i kanë shpallur tashmë luftë familjes së futbollit për të rrëzuar një person të vetëm.

Por, përtej kësaj ajo që mbetet ende e fortë është ajo…vota. Në futboll! Dhe vota do flasë, por paralel, Veliaj kërkon ta blejë këtë frymë e vullnet, duke vënë në dispozicion të instinktit të tij helmues, çdo mekanizëm që Bashkia e Tiranës disponon, dhe çdo instrument që ai vetë posedon në funksion të kauzës së tij kundër familjes së futbollit. Nuk mund të thuhet nëse ka shënuar gol në “ndeshjen e parë”, por që ka pësuar është shumë e vërtetë: Videoja me ndërtuesin që ofron 100 mijë euro në emër të tij. Ky gol në fushë kundërshtare tashmë është provë administrimi dhe shpejt axhendë pune e vendimmarrje të UEFA-s. Por, deri aty, mbetet provë e drejtpërdrejtë edhe për organin e akuzës dhe Agjencitë Ligjzbatuese.

Etiketa: fshfkryesore2Veliaj

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Zgjedhjet lokale/ Njeh kandidatët e Berishës apo Bashës? Përgjigjet Celibashi

Zgjedhjet lokale/ Njeh kandidatët e Berishës apo Bashës? Përgjigjet Celibashi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com