GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj hap thesin/ 315 mijë euro pronarit të Marina Bay

19:20 - 08/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
“TRIOS” dhe Veliaj, fitime me tenderë fiktivë, zbulohet mashtrimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka më shumë se një muaj që qeveria Rama ka shkurtuar shpenzimet për shkak të krizës energjitike por bashkia e Tiranës nuk ka ndalur shpenzimet e fasadave por  vazhdon të harxhojë fonde të cilat nuk lidhen me gjëra të domosdoshme por me lyerjen e shkollave.

Në 23 Mars Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike, institucion në varësi të bashkisë së Tiranës ka hapur thirrjen për tenderin me numër REF-22620-03-18-2022 me fond limit 400 milionë lekë të vjetra pa TVSH për mirëmbajtjen e objekteve të caktuar të cilat janë të specifikuara tek dokumentat e prokurimit.

Deri në momentin e shpalljes së fituesit, e dyshimtë ngelej vetëm lyerja e shkollave por përzgjedhja e fituesit shton dyshimet për procedura favorizuese pasi kërkimet e redaksisë zbuluan lidhje akoma më të thella sepse kompanitë “Eurondertimi 2000”, “Ndregjoni” dhe “Shëndelli” shpk janë skualifikuar nga gara për tenderin.

Konkretisht në 6 maj janë skualifikuar të treja kompanitë duke shpallur fituese ofertën me vlerë 383 milionë lekë të vjetra pa TVSH të kompanisë “Valona Konstruksion” shpk në pronësi të Besnik Lulaj, pronar i Marina Bay dhe ish-aksioner tek kompania “Remonti Elektrik” e Koço Kokëdhimës.

Te kontrata e marrëveshjes e cila parashikon që kompania “Valona” shpk ta kryejë këtë shërbim nga 1 qershori deri në 15 shtator përfshihet lyerja me bojë e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të  35 shkollave. Por si shumë tendera është e vështirë të verifikosh se me çfarë lloj boje janë lyer pasi në kontratë specifikohet bojë e cilësisë së lartë por nuk përcaktohet se cila shkollë do lyhet, tek cila do përdoret suvaja por çdo gjë ngelet e mjegullt.

“Lyerja me boje hidroplastike importi do te behet per disa objekte shkollore ne fasaden e jashteme te ketyre institucioneve si dhe muret rrethuese te tyre”, shkruhet te dokumentat e tenderit, duke ngritur pikëpyetje për nivelin arsimor të administratës por duke lënë të paspecifikuar se ku do shkojnë këto materiale të shtrenjta dhe për më tepër, a do harxhohet boja vërtet?

Dyshimet e redaksisë bazohen tek faktet me tendera pa garë apo me skualifikime nga Erion Veliaj të cilat janë simptoma që i paraprijnë një administratë publike në degradim duke rrezikuar fondet publike.

Besnik Lulaj është pronari i “Marina Bay” dhe në vitin 2019 ka ndryshuar emrin e kompanisë “Valona Konstruksion” shpk duke e kthyer në “MARINA BAY LUXURY RESORT AND SPA” por brenda vitit e ka kthyer përsëri në “Valona Konstruksion” sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Për më tepër në 7 mars kjo kompani ka fituar një tender pa garë, i klasifikuar me flamur të kuq nga Open Data Albania pasi paraqet rrezik të lartë për korrupsion, i cili ka vlerën 180 mijë euro pa TVSH për restaurimin e zyrave të Drejtorisë Rajonale të sigurimeve shoqërore në Durrës.

Kush del nga shtëpia herët në mëngjes për të shkuar në punë, e di se tek dyert e postës shqiptare e cila nuk është hapur akoma, çdo fillim muaji do shohësh radhën e gjatë të pensionistëve të cilët presin me padurim pensionin lëmoshë të kësaj qeverie.

Ky pushtet qendror por edhe bashkiak nuk ka fonde për të mbështetur këtë shtresë por ka fonde për të mbështetur financime për mure, betone dhe fasada ashtu si kryetari i bashkisë Tiranë. Pikëpyetja tjetër që ngrihet është se në 23 maj 2016, në media është denoncuar fakti se kompania “Remonti Elektrik” ka fituar tenderin me vlerë 1 milion euro nga OSHEE-ja pa garë dhe pa konkurrentë, e cila në atë kohë ka patur si aksioner kryesor Besnik Lulaj. Në vitin 2013, Lulaj ka blerë nga ish-deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima një pjesë të aksioneve të kësaj kompanie, për t’i shumëfishuar dhe për t’ia rishitur ato aksionerit kryesor të saj zotit Kokëdhima në vitin 2018.

Etiketa: 300 mije euro tenderbesnik lulajErion VeliajKoco Kokedhimakryesore2Marina Bay

Lajme të lidhura

Trita Hospital – Zbulohet klinika ku humbi jetën biznesmeni italian, shkoi për të zvogëluar stomakun, por i morën jetën
Fact-Checking & Analize

Trita Hospital – Zbulohet klinika ku humbi jetën biznesmeni italian, shkoi për të zvogëluar stomakun, por i morën jetën

15:58 - 07/02/26
Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
Para
Plagosi me thikë dy vëllezërit e mitur në Sarandë, arrestohet Ibrahim Duda

Plagosi me thikë dy vëllezërit e mitur në Sarandë, arrestohet Ibrahim Duda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion
Sport

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

22:56 - 08/02/26

Barazim spektakolar 2-2 mes Juventusit dhe Lazios në Torino. Pjesa e parë u mbyll me një gol të Pedros, në...

Lexo më shumë
Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

21:47 - 08/02/26
Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

21:06 - 08/02/26
Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

20:35 - 08/02/26
Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

20:16 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com