GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit dhe i ofertës me vlerë më të ulët”- Pas këtij alarmi të kuq për një tender në Kamëz dallohen fijet që arrijnë deri tek kryeministri. Ky “Flamur i kuq” tregon riskun e korrupsionit në prokurimin e Ujësjellësit të Bashkisë Kamëz me objekt “Projektim i objektit “ Linjë e re Transmetim Bovillë – Pika 0 me tub çeliku D=700mm; L=10km + Impiant Pastrim Infiltrimi në Bovillë”.

Janë 534 milionë lekë të buxhetit të shtetit me të cilat duhet të nisë projekti i shuarjes së etjes në Bathore dhe lagjet e tjera të Kamzës. Paratë përfitohen nga Redi Struga, një klient direkt i Edi Ramës. Projektuesi sapo e ka pasuruar CV-në e  tij me shembjen e Korridorit VIII në Librazhd dhe vjen të vizatojë tubacionin e ri në Bovillë.

Tenderi është mbajtur më 29 dhjetor 2025, nën zhurmën e fishekzjarreve të Vitit të Ri, larg vëmendjes së publikut. Pazaret për tenderin janë kryer nga kryebashkiaku Rakip Suli dhe administratori vartës në shoqërinë e Ujësjellësit. Siç ndodh në raste të tilla, kur ka porosi nga “lart”, komisioni i vlerësimit eliminon konkurrencën.

Dhe, më 27 janar 2026, është shpallur fitues një koalicion kompanish i udhëhequr nga Redi Struga.

Më herët, në datën 20 janar 2026, Ujëjsellësi i Kamzës ka njoftuar pjesëmarrësit mbi rezultatet e vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Në këtë dokument dallohet se bashkimi i firmave “InfraKonsult shpk” e Redi Strugës dhe të tjerat nuk është me ofertë më ekonomike.

Padrejtësia ishte kaq e madhe sa u duhej mbyllur goja të pakënaqurve diku më lart!

 

Kështu më 3 shkurt 2026, pranë Komisionit të Prokurimit Publik është depozituar një denoncim. Operatori ekonomik “GJEOKONSULT & CO” Shpk, kundërshton vendimin mbi skualifikimin e ofertës së tij. Gjithashtu kërkohet rivlerësim për ofertën fituese.

Ankimuesi sjellë shumë argumente që u pranuan nga KPP dhe e rrëzonin ofertën fituese. Po jo vetëm kaq! Njëri nga administratorët e koalicionit të Redi Strugës paska qenë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata. Ky duhet të ishte kusht i mjaftueshëm për skualifikimin e këtij operatori.

Në këto kushte, Komisioni i Prokurimit Publik më 2 mars 2026, vendosi të urdhërojë komisionin e Kamzës të kualifikojë kompaninë denoncuese. Po ashtu kërkohet rivlerësim i ofertës fituese!

Ky është një vendim sa për të larë duart. Njerëzit e Sulit e kishin përgjigjen gati. Dhe në 12 mars 2026, KPP mblidhet sërish me një mendim të ri për tenderin e Bovillës. Vendimi lejon vazhdimin e tenderit që do të thotë: Të shpallet fitues Redi Struga!

Por ka një rrezik të madh në këtë vendim korruptiv. Redi Struga, siç rezulton nga punët e tij mëparshme, nuk bën studime gjeologjike të nevojsme për projektimin. Nëse më parë, pasojat kanë qenë me shembje rrugësh dhe urash, në këtë rast kemi të bëjmë me ujin e pijshëm!

Po si erdhi kjo punë, që studio Redi Strugës merr  qindra milionë lekë për projekte të pastudiuara? Projekti teknik i rrugës që shkaktoi shembjen e Korridorit VIII ka një autor. Dhe ky qëllon të jetë person i listës së ndërtuesve të  që marrin kulla në Tiranë nga Edi Rama.

Redi Struga rezulton përfitues i të paktën një lejeje për ndërtimin e një kulle në Tiranë. Lejet e këtij lloji miratohen nga KKT dhe firmosen nga Kryeministri Edi Rama.

Një nga projektet më të spikatura është ndërtimi i një kulle 52-katëshe në zonën e Bulevardit të Ri në kryeqytet. Projekti parashikohet të zhvillohet nga dy kompani, të cilat, sipas të dhënave publike financiare, nuk duket se kanë kapacitete të mëdha ekonomike.

Njëra prej tyre është kompania “Smart Construction Invest”, e themeluar vetëm në vitin 2021, me aksioner të vetëm Redi Strugën. Sipas bilanceve të deklaruara, në vitin 2022 kompania raportonte 28 milionë lekë të ardhura dhe rreth 100 mijë lekë kapital, shifra që ngrenë pikëpyetje mbi burimet financiare për një projekt kaq të madh ndërtimi.

Në të njëjtën kohë, paralelisht me marrjen e lejes për kullën, inxhinieri Redi Struga ka qenë i përfshirë edhe në disa projekte të rëndësishme infrastrukturore. Ai rezulton drejtues ligjor i studimit dhe projektimit për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Loti IV).

Për këtë projekt ekziston edhe një dokument zyrtar studimi, i titulluar “Studim-Projektim për zgjerimin e segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë”, Faza IV, i cili përmban detaje mbi projektimin dhe zbatimin e këtij segmenti ku ndodhi shembja.

“Infrakonsult” e Redi Strugës është kompania që fitoi tenderin 530 milionë lekë për këtë punë.

Në hyrje të fashikullit të firmosur nga Struga shkruhet: Qëllimi i këtij studimi është vlerësimi i karakteristikave fizike dhe mekanike të dherave dhe shkëmbinjve që janë pjesë e korridorit ku zhvillohet projekti.

Janë studiuar dhe vlerësuar kushtet gjeologjike, hidrogjeologjike dhe janë identifikuar fenomenet që lidhen me kushtet e projektimit të zonës ku do të ndërtohet.

Bashkangjitur këtij raporti është një raport gjeolog-inxhinierik, në të cilin shpjegohen kushtet dhe masat përkatëse që duhen marrë.

Po ashtu, këto shoqërohen me Raportin Teknik ku do të gjeni Raportin Hidraulik dhe Hidrologjik. Supozohet që Struga ta kishte identifikuar fenonomenin në këtë kodër dhe të përcaktonte zgjedhjet që do t’i ndiqte kompania ndërtuese ANK. Por të gjitha rezultuan se nuk kanë lidhje me terrenin dhe punimet.

Këto dokumente janë përpiluar nga “InfraKonsult” shpk & “HMK-Consulting” shpk, për të cilat drejtues Ligjor është Ing. Redi STRUGA.

Dhe, në vend që ky person të vihet në dispozicion të SPAK, që të japë llogari për dëmet që ka sjellë, vazhdon të arkëtojë qindra milionë lekë tendera të tjerë! Kulla 52 kate e firmosur nga Edi Rama kërkon lekë për beton! Prandaj Rakip Suli dhe zyrtarët e tjerë e kanë me përparësi t’i japin tendera studios së Redi Strugës. Ashtu si shembja e rrugës, edhe etja e banorëve të Kamzës është çmimi që paguajmë për korrupsionin.

gijotina.com/

 

Etiketa: Rakip SuliRedi Strugatenderat

Lajme të lidhura

Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme
Aktualitet

Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme

23:28 - 08/05/26
I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz
Aktualitet

I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz

22:28 - 08/05/26
“Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon
Breaking Views

“Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon

22:19 - 08/05/26
Para
“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu

“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe
Botë

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe

15:35 - 09/05/26

Në Moskë është zhvilluar parada e Ditës së Fitores në një format të reduktuar, ndërkohë që ka hyrë në fuqi...

Lexo më shumë
Starmer: Do shkatërrojmë rrjetin kriminal që kalon përmes Ballkanit

Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik

15:05 - 09/05/26
Çështja e presidentit në Kosovë, Kurti fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

14:45 - 09/05/26
LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente

LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente

14:10 - 09/05/26
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë

Salianji: Dita e Europës është thirrje ndryshim, por PD s’mund ta bëjë me një lider prej 36 vitesh në krye

13:44 - 09/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com