GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj i jep 358 MLN lekë Eral Myftarajt për të prerë pyjet e Tiranës

15:13 - 29/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Erion Veliaj i jep 358 MLN lekë Eral Myftarajt për të prerë pyjet e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Veliaj thur gardhin e korrupsionit me drutë që i pret miku i tij Eral Myftaraj. Më prill 2023 biznesmeni Eral Mytaraj pati një përplasje me biznesmenin Shaqir Alcani për një tender. Bëhej fjalë për prokurimin për blerjen e lëndëve djegëse dhe shpërndarje në objektet arsimore, të zhvilluar nga Bashkia Tiranë.

Pas kësaj ngjarje nuk pati asnjë reagim nga Bashkia Tiranë, duke qenë se përplasje dhe afera të tilla bëhen rëndom në tenderët e zhvilluar nga Erion Veliaj. Gjithçka mbeti në denoncimin e Myftarajt dhe shoqërimin e Alcanit.

Ndërkohë Veliaj i ka dhënë një tjetër tender Myftarajt. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Prodhim i lendes drusore”. Më saktë bëhet fjalë për prerjen e pemëve për të siguruar dru për zjarr, por edhe për ndërtimin e veglave të punës.

Së pari theksojmë se firma  “AL-MEXWOOD” Shpk e Eral Myftaraj e ka përfituar tenderin pa garë, sepse ka qenë e vetmja që ka paraqitur një ofertë. Oferta e tij është e shtrenjtë dhe ligji kërkon që në këto raste tenderi të anulohet, por kurrsesi Veliaj nuk mund t’a ndërpriste  “biznesin” me Myftarajn.

Më tutje në dokumentet e tenderit shohim se do të shfrytëzohen për të marrë dru në zonat pyjore Fag, Baldushk dhe Rove-Lunxh. Kujtojmë se në një vendim të mëparshëm, Bashkia Tiranë i kaloi në pronësi të saj këto pasuri dhe premtoi se do të zhvillonte planin në mbarështimin dhe përmirësimin e pyjeve.

Konkretisht, në zonën pyjore Fag do të priten 5, 523 metër kub dru, në zonën e Rove-Lunxh, Bashkia Tiranë do të presë 1,179 metër kub dru dhe në Baldushk do të bëhen 1, 329 metër kub dru.

 

Dhe e gjithë kjo lëndë drusore do të përdoret për “ngrohjen” që po e siguron Agjencia e Parqeve, e cila në vend të kujdeset për pyjet, po i shkatërron ato. Ndërkohë, vërejmë se prerje të druve në këtë masë Veliaj bën çdo vit. Në vitin që lamë pas ai ka paguar të njëjtën vlerë për të prerë pyjet në këto zona.

Kujtojmë se qysh nga viti 2016 ka hyrë në fuqi ligji për moratoriumin e pyjeve që ndalon prerjet e pemëve. Por Lali Eri me djallëzi shfrytëzon një nen që përjashton rastin kur këto dru duhen për ngrohjen e banorëve në dimër. Për ta ndihmuar KLSH-në dhe SPAK-un, informojmë se në Bashkinë Tiranë nuk ka asnjë shkollë apo institucion që përdor dru për ngrohje.

Lexo edhe: Veliaj i fal 200 milionë lekë Sokol Kryeziut për të zbrazur koshat dekorativë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuziErion Veliajpyjetender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
SPAK nënshkuan marrëveshje me Prokurorinë Europiane, për çfarë u ra dakort

SPAK nënshkuan marrëveshje me Prokurorinë Europiane, për çfarë u ra dakort

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com