GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i fal 200 milionë lekë Sokol Kryeziut për të zbrazur koshat dekorativë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj i fal 200 milionë lekë Sokol Kryeziut për të zbrazur koshat dekorativë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, po bënë shpenzime të pakontrolluara, si këto me koshat dekorativë! Bëhet fjalë për disa kosha të vegjël, të zbukuruar, që vendosen nëpër trotuare. Kur në fakt çdo kosh në rrugët e Tiranës është i tejmbushur dhe pastrohen kur të kujtohet Eco-Tirana, si firmë përgjegjëse e bashkisë për pastrimin e qytetit. Kujtojmë se kjo është një shoqëri aksionere mes bashkisë dhe ortakëve italianë.

Pavarësisht se qytetarët paguajnë taksa për punën që duhet të kryejë Eco-Tirana, Veliaj kërkon edhe disa para të tjera shtesë dhe ia ngarkon Drejtorisë së Gjelbërimit. Tenderi është publikuar me datë 5 qershor 2023 në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Ky tender ka si objekt “Shërbime pastrimi të koshave dekorative” 12 muaj nga data e nënshkrimit te kontratës dhe i është vënë në dispozicion fondi me vlerë 200 milionë lekë. Janë shumë lekë, që nuk duhet të tenderoheshin, sepse ka një kompani që është e ngarkuar për këtë punë. Kontrata është nënshkruar me 25 maj me firmën “GERARD-A” SHPK, në pronësi të Sokol Kryeziut.

 

Ky i fundit e ka marrë me “pahir” këtë tender, sepse nuk ka pasur asnjë firmë tjetër që ta “konkurronte”. Në dokumentin e publikuar nuk regjistrohet asnjë konkurrent apo emri i ndonjë firme që mund të jetë skualifikuar përballë Kryeziut. Kështu, tregon qartë që Veliaj ia ka falur këtë tender, duke shtuar një barrë tjetër mbi taksapaguesit shqiptarë.

Sakaq, kujtojmë se në mars të këtij viti Bashkia Tiranë shpenzoi 526 milionë lekë për të blerë këto kosha dekorativë.

Ndërkohë, në dokumente vihet re se firma që do të fitojë, do të ketë kohë 3 vjet që të vendosë këto kosha në qytet. Fakt që tregon edhe njëherë se tenderi është fasada e radhës për të xhiruar lekë nga fondet e bashkisë dhe për të përgatitur propagandën për zgjedhje. Pra, pa filluar akoma nga puna vendosja e koshave, Veliaj shpenzon për pastrimin e tyre.

Theksojmë se të njëjtën skemë Veliaj e përdori për Sheshin Skënderbej, të cilin, bashkë me parkimin nëntokësor ia dha kompanisë së oligarkut Shkëlqim Fusha.

“GERARD-A” SHPK është firma që ka siguruar autobusët elektrik (hibrid) në Tiranë për transportin publik në linjën e Unazës. Këto autobusë më shumë kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve me aksidente se sa kanë ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Kujtojmë se një autobus  i “GERARD-A” SHPK u përplas me një makinë pranë ‘Shallvareve’ dhe përfundoi mbi lumin Lanë, ku mbetën të plagosur disa persona. Ndërkohë në fillim të këtij viti një tjetër autobus i kësaj linje u përplas me 7 makina pranë ‘Tajvanit’ dhe mbetën të plagosur 6 persona.

Lexo edhe: Do kujdesen për koshat dhe stolat, Veliaj iu fal 2 mld lekë dy miqve të tij

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErion Veliajkoshapa konkurrecetender

Lajme të lidhura

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet
Breaking Views

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

20:28 - 14/11/26
Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Para
Lindsay Lohan flet për jetën në Dubai

Lindsay Lohan flet për jetën në Dubai

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të...

Lexo më shumë
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com