GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj i jep Kastratit tenderin e gazit me çmim dyfishin e tregut, zbardhen 14 kontrata 

13:35 - 16/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Erion Veliaj i jep Kastratit tenderin e gazit me çmim dyfishin e tregut, zbardhen 14 kontrata 
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegët po bien një e nga një në rrjetën e SPAK-ut, por jehona e hetimeve nuk i pengon drejtorët e Veliajt të vazhdojnë abuzimet me tenderët. Siç duket, për këtë brez zyrtarësh nuk është morali dhe ligji që përcakton drejtimin, por vetëm përfitimi material.

Së fundmi, drejtorja e përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, Zhaneta Beqiri, ka firmosur një prokurim me shkelje të rregullave.

Valëvitet “Flamuri i kuq”

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-00981-04-11-2024 dhe objekt “Blerje gaz i lëngët për gatim”. Fondi limit 100.4 milionë lekë do të shpenzohet për furnizimin me 74220 kg gaz të kuzhinave të çerdheve.

Open Data Albania e ka vlerësuar menjëherë tenderin me ‘Flamur të Kuq’, që është shenja treguese e riskut të korrupsionit.

Deri më 29 prill 2024, kur ka qenë afati i fundit i dorëzimit të ofertave, firma Gas Group SHPK në pronësi të Artan Kokës dhe Bilbil Kastratit, ka qenë e vetmja që ka paraqitur letrat. Kastrati është gjithashtu aksioner i Grupit “Kastrati” që kontrollon shumicën e tregut të naftës. Oferta e parë e operatorit të vetëm që ka marrë pjesë në tender është 99 milionë lekë që është gati sa fondi limit.

Duke parë se është i njëjti fond limit si vitin e kaluar dhe është e njëjta kompani përfituese na lindin pikëpyetje të mëdha.

Së pari, duke konstatuar se në shpalljen e fituesit nuk fiksohet vlera e fitimit/kg pyesim sa fiton operatori në këtë kontratë? Së dyti, si e ka përllogaritur fondin limit stafi i Bashkisë Tiranë që menaxhon drejtorinë e Kopshteve dhe Çerdheve? Kujtojmë se çmimi gazit në bursë qysh prej një viti nuk ka luhatje të mëdha.

Aktualisht çmimi i një ton gaz të lëngshëm sipas Doganës shqiptare që i referohet bursës, është 438 USD/ton për butanin dhe 499 USD/ton për propanin. Çmimi i shitjes me pakicë në pikat e kryeqytetit është mesatarisht 59 lekë/kg.

Me një përllogaritje të thjeshtë: 74220 kg gaz i lëngshëm sot kushton 4 378 980 lekë (të reja). Ndërkohë diferenca me shumën totale që i do t’i paguajë Bashkia e Lali Erit kompanisë së Kastratit është 5 603 610 lekë ( të reja) më shumë se sa vlera reale e shitjes. Ku shkon ky fitim? Nuk ka kuptim të zhvillosh tender për të marrë këtë rezultat. Prandaj i japim shumë të drejtë monitoruesit që ngre “Flamurin e kuq” për korrupsion.

Nëse tenderi nuk do të ishte i korruptuar, do të kishte pjesëmarrje të konkurrentëve dhe transparencë, rrjedhimisht do të kursehej fondi i caktuar.

Lidhjet e Bashkisë Tiranë me Gas Group SHPK janë më të hershme. Kompania ka fituar 14 kontrata nga drejtorët e Erion Veliajt, gjithmonë e favorizuar duke përfituar tenderat pa konkuurencë. Prandaj edhe kjo kontratë u firmos me ofertën dy herë më të shtrenjtë se sa tregu, pa garë të rregullt dhe në vijim të përvetësimit të fondeve.

Pak javë më parë, 3 drejtorë të Bashkisë Tiranë ranë në prangat e SPAK dhe i vetmi reagim që pati Veliaj ishte deklarata “ne i larguam nga puna”.

“Sot e kam nisur ditën me një takim, ku morëm vendimin për largimin e disa kolegëve sepse organizata e madhe është më e rëndësishme se 1 apo 2 persona, të cilët mund të kenë probleme me ligjin dhe duhet t’i zgjidhin këto probleme me drejtësinë. Unë uroj që të provojnë pafajësinë e tyre, por teksa i zgjidhin ato probleme, na duhet që organizata të vazhdojë përpara”, ka thënë Veliaj më datë 3 prill 2024.

Ndërsa ne, si qytetarë të thjeshtë, urojmë që SPAK të shkojë më thellë në këtë “organizatën” e drejtorëve që përvetësojnë paratë e tenderëve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: barjamajCerdheDenoncimKastratitkopshteulajVeliaj

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Dhunë fizike ndaj ish të dashurës, arrestohet 32-vjeçarit në Sarandë

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një shtetas 45 vjeçar për dhunë në familje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Lexo më shumë
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com