GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Erion Veliaj, një “prostitutë e ndershme”

18:36 - 17/04/24
në Editorial, KRYESORE, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Erion Veliaj, një “prostitutë e ndershme”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të Premten, është planifikuar të zhvillohet protesta e tretë para Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryebashkiakut Veliaj. Gjatë dy tubimeve të mëparshme, nga sheshi para bashkisë u kërkua dorëheqja e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë dhe arrestimi i tij.

Kërkesa e parë lidhet me një standard moral. “Një art fisnik” e cilësonte dorëheqjen autori i njohur kinez, Lin Yutang. Në shumë vende europiane, liderë të ndryshëm e kanë ndërmarrë këtë hap pas ngjarjeve shumë më pak skandaloze krahasuar me llumin e korrupsionit që kundërmon nga zyrat e bashkisë.

Kërkesa e dytë është një apel për Prokurorinë e Posaçme, që ka tagër të hetojnë korrupsionin e zyrtarëve të lartë. SPAK thotë se nga hetimet e deritanishme për dosjen e njohur si “5D”, ka faktuar se dy drejtorët e Erion Veliajt, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si drejtues të Ujësjellësit, i kanë dhënë tendera një kompanie që de facto ishte në pronësi të tyre. Kontrata të tjera kanë marrë dhe nga vetë institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj, si dhe ente të tjera në varësi të Bashkisë Tiranë, duke përdorur pushtetin e tyre si të zgjedhurit e Veliajt. Vlerësohet se paratë e përfituara nga procedurat tenderuese i kalojnë 30 milionë euro. Kompania e drejtorëve të Veliajt ka përfituar nga bashkia Tiranë disa leje ndërtimi. Po ashtu, rezulton e lidhur me një hotel në Durrës që ka marrë nga qeveria “statusin special” që konsiston në falje të taksave.

Një komunikim konfidencial i një punonjëseje të firmës së Mollës e Qatos sugjeron se bosi i vërtetë i hotelit në Durrës dhe kompanisë “5 D” që thithte paratë e taksapaguesve është vetë shefi i bashkisë, Erion Veliaj.

Ndërkaq, hetimet janë në vijim teksa dyshohet se të tjera procedura tenderuese janë përfituar nga “5D” në mënyrë të paligjshme, nga Bashkia Tiranë dhe të tjera institucione.

Një tjetër aferë për të cilën kërkohet dorëheqja e Veliajt është ajo e inceneratorit të Tiranës – e cilësuara afera e shekullit e që vlerësohet se u ka kushtuar taksapaguesve më shumë se 100 milionë euro. Veliaj është personi që i ka hapur rrugën koncesionit të inceneratorit duke u shprehur “dakord në parim” në emër të Bashkisë Tiranë, përmes një dokumenti që mban datën 27 Mars 2017, dërguar ish-Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Opozita akuzon se kryebashkiaku në këtë rast, ka tejkaluar kompetencat duke anashkaluar rolin e këshillit bashkiak në shprehjen e qëndrimit. Ndërsa Taulant Tushe, një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Veliajt, sipas hetimeve të SPAK, është angazhuar për të ndihmuar Klodian Zoton të shtjerë në dorë kontratën koncesionare dhe miliardat që vinin pas.

Për opozitën, Veliaj është koka e të dyja aferave. “Hajdut”, është thirrja më e shpeshtë që është dëgjuar në protestat para bashkisë. Ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj e ka cilësuar kryebashkiakun “pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës”.

Të gjitha këto zullume, në rast se do të shënoheshin në ndonjë vend europian, do të çonin në dorëheqjen e kryebashkiakut. Por, shumë ndryshe po ndodh në Tiranë. Erion Veliaj pretendon se është i pafajshëm dhe nuk ka dijeni për stëraferat e vartësve të tij.

Prokuroria e Posaçme, që duhet të provojë rolin e Veliajt në këto afera, deri më tani, thotë nuk ka gjetur përgjegjësi penale të kryebashkiakut.

Nisur nga ky avantazh, Veliaj duket se jo vetëm nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, por vijon të shtiret sikur asgjë nga këto për të cilat akuzohet, s’ka ndodhur.

Në mediat pranë pushtetit, ai u shfaq këtë të mërkurë në një aktivitetet, teksa jepte leksione lidershipi. Veliaj ligjëroi si të jesh një lider i mirë, si sipas tij, e ka transformuar Tiranën dhe si po sulmohet padrejtësisht. Madje, citoi edhe Aristotelin teksa u shpreh se “nëse nuk doni që të kritikoheni, ka një zgjidhje dhe është shumë e thjeshtë: Mos bëni asgjë”.

Me pak fjalë, e veshi veten me aureolën e gënjeshtërt të një kryebashkiaku model që e ka shndërruar Tiranën në një kryeqytet për tu pasur zili.

Megjithatë, realiteti shfaqet ndryshe. Tirana po shndërrohet në një qytet të papajtueshëm çdo ditë: pallate dhe kulla të ndërtuara me para me prejardhje të dyshimtë që po i marrin frymë qytetit, parqe që mungojnë, trafik i stërlodhshëm, transport urban skandaloz, policia bashkiake që është kthyer në një bandë gjobëvënëse… Lista është e gjatë!

Ndërkohë, kryebashkiaku i këtij qyteti perceptohet si një përbindësh famëzi i korrupsionit.

Karl Kraus, një shkrimtar vjenez, do ta përcaktonte me këto fjalë korrupsionin: Korrupsioni është gjë më e keqe se prostitucioni… Prostitucioni mund të rrezikojë moralin e një individi, ndërsa korrupsioni rrezikon moralin e gjithë vendit.

Erion Veliaj, jo vetëm që mban mbi shpatulla reputacionin e një hajduti me nam, por jep moral se si luftohet korrupsioni. Për krahasim, sillet ngjashëm me një “prostitutë të ndershme”.

Imagjinoni një grua e cila zhdërvillet poshtë çarçafëve të meshkujve orëve të natës, ndërsa të nesërmen, mbledh shoqet dhe u shpjegon me zell të mirat e monogamisë.

Kështu po sillet edhe Erion Veliaj, i cili duke përfituar nga amnistia që po i jep Prokuroria e Posaçme, çirret se është i ndershëm, lëshon llojfarë akuzash ndaj kundërshtarëve politike e mediave dhe madje kalon në hipokrizi të theksuar teksa bën moral si të jesh një lider i pakorruptuar. Njësoj si një prostitutë e ndershme!

Etiketa: Bashkia TiraneErion Veliaj

Lajme të lidhura

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji me ironi ndaj Berishës: Rama nuk ikën me muzikë poshtë zyrës
Breaking Views

Salianji me ironi ndaj Berishës: Rama nuk ikën me muzikë poshtë zyrës

21:58 - 04/12/25
Durrës/ Humb jetën 15-vjeçari i plagosur me thikë, konflikti kishte nisur për një koment online
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën 15-vjeçari i plagosur me thikë, konflikti kishte nisur për një koment online

20:38 - 04/12/25
Para
‘Miqtë e mi shqiptarë do të të vrasin’, alarmohet gruaja në Britani

Ish-polici shqiptar kapet në "shtëpi bari" në Skoci: Më detyroi gangsteri që arrestova

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com