GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-polici shqiptar kapet në “shtëpi bari” në Skoci: Më detyroi gangsteri që arrestova

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Miqtë e mi shqiptarë do të të vrasin’, alarmohet gruaja në Britani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy vite pas hekurave do të duhet të qëndrojë një ish-efektiv policie nga Shqipëria, pasi u arrestua nga policia britanike në Livingston të Skocisë gjatë një operacioni kundër fermave të kanabisit.

Ish-polici Igli Duka u burgos pasi policia gjeti qindra bimë kanabisi të kultivuara në një njësi industriale në West Lothian, në shtator të vitit të kaluar.

24-vjeçari në sallën e gjyqit pretendoi se një gangster famëkeq, të cilin ai e kishte arrestuar kur ushtronte detyrën në Shqipëri, e kishte shantazhuar dhe detyruar atë që të bëhej “kopshtar” në shtëpinë e barit.

Duka tha se gangsteri kishte kërcënuar familjen e tij pasi kishte dalë nga burgu. Avokati i Dukës, Andy Aitken, pretendoi se krimineli që 24-vjeçari arrestoi kishte fituar lirinë në Shqipëri pasi një anëtar i rangut të lartë të bandës kishte paguar ryshfet për të.

Avokati pretendoi më tej se anëtari i bandës më pas i tha Dukës dhe familjes së tij se ishin ata përgjegjës për 50,000 £ që kishte paguar për të fituar lirinë.

Aitken gjatë mbrojtjes tha se Duka ishte arratisur në Britani të Madhe nga frika për sigurinë e tij dhe kishte gjetur punë në një kantier ndërtimi në Birmingham.

“Familja e tij iku në Greqi, por babai i tij u detyrua të kthehej në Shqipëri për shkak të problemeve shëndetësore”, tha avokati duke pretenduar se banda u kap me të atin e ish-policit dhe e detyruan të tregonte vendndodhjen e Dukës.

“Dukës më pas iu desh që të zgjidhte, nëse do të kujdesej për fermën e kanabisit për të shlyer detyrimet ose të përballej me pasoja të rënda për familjen e tij në Shqipëri”, tha avokati i 24-vjeçarit.

Më tej në seanca, ish-efektivi u vendos përballë faktit se ai ka pasur mundësi në shumë raste të shkojë në polici për të denoncuar shantazhuesin por nuk e ka bërë.

“Pikëpamja e tij ishte se policia në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte në gjendje të ndihmonte për sigurinë e familjes së tij në Shqipëri. Ai nuk ishte i përfshirë në organizimin e këtij operacioni dhe më e rëndësishmja ai nuk fitoi para dhe nuk pati asnjë përfitim pasi u përfshi në këtë aktivitet kriminal”, u mbrojt më pas avokati.

Në fund të seancës pretendimet e Dukës dhe avokatit të tij u hodhën poshtë nga gjykatësi, i cili tha: “Kjo është vepër e rëndë e prodhimit të një droge të kontrolluar, në këtë rast kanabis. Është shumë e qartë se ky ishte një operacion i madh, i organizuar, komercial dhe se ju ishit një ingranazh i vogël. Megjithatë, ata që janë përgjegjës për prodhimin e drogave ilegale mbështeten te njerëz si ju për të rritur të korrat e tyre”.

Etiketa: shtepi bariskoci

Lajme të lidhura

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Aktualitet

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil
Aktualitet

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit
Aktualitet

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
Para
“Watchdog-u” i korrupsionit në rrezik mbyllje, “Open Data Albania” apel për financim

“Watchdog-u” i korrupsionit në rrezik mbyllje, “Open Data Albania” apel për financim

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë!
Sport

Barazimi 1-1 me Laçin, trajneri Gvozdenovic nuk fshihet: S’jam i kënaqur me rezultatin

19:04 - 22/08/26

Elbasani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Laçit, në ndeshjen e parë të kampionatit në "Abissnet Superiore"....

Lexo më shumë
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26
Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

18:12 - 22/08/26
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com