GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Erion Veliaj ofroi garanci pasurore, zbardhen detajet e vendimit të Gjykatës së Lartë

18:59 - 02/10/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Erion Veliaj ofroi garanci pasurore, zbardhen detajet e vendimit të Gjykatës së Lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për të dytën herë brenda katër muajsh, Gjykata e Lartë vendosi t’i thotë “jo” një kërkese për liri të Erion Veliajt.

Një Kolegj Penal refuzoi rekursin e bërë prej tij, duke lënë kështu në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryebashkiakun e Tiranës, masë që e vuan prej shkurtit të këtij viti. Në Gjykatën e Lartë, ish-zyrtari i lartë i marrë i pandehur nga SPAK për 5 vepra penale, kërkonte zëvendësimin e masës së arrestit me atë të “garancisë pasurore”. Kërkesën për ta nxjerrë nga burgu, ish-kryebashkiaku e depozitoi javën e parë të shtatorit, por pak ditë më parë, përmes avokatëve, ai dorëzoi një material shtesë, ku përditësonte gjyqtarët e lartë me zhvillimet në Bashkinë e Tiranës.

Përmes një memoje, duke cituar vendimin e Këshillit të Ministrave, Veliaj i bënte me dije Gjykatës së Lartë se ishte shkarkuar si kryebashkiak. Ai kërkonte që ky fakt të merrej në konsideratë, pasi si i tillë, nuk mund të ndikonte mbi asnjë lloj prove dhe nuk mund të sillte asnjë pengesë për SPAK.

Mes arsyeve përse duhet të lirohej, në memo përmendej se mirëqenia emocionale e të birit të tij të mitur ishte përkeqësuar në muajt e mungesës së tij në shtëpi, se bashkëshortes i ishte bllokuar pasaporta, duke mos pasur kështu asnjë rrezik potencial largimi dhe se pasuritë e tyre, apo të pretenduara si të zotëruara prej tyre, ishin të sekuestruara.

Por, të gjithë pretendimet e ngritura duket se nuk bindën për të kundërtën Kolegjin Penal. Dosja penale ndaj Erion Veliajt dhe 29 të bashkëpandehurve të tij ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme. Në këtë dosje, ish-kryebashkiaku akuzohet për “korrupsion” në 9 episode, “pastrim të parave”, “shpërdorim të detyrës”, “fshehje e mosdeklarim të pasurisë” dhe “futje të sendeve të ndaluara në burg” në dy raste.

gijotina.com/

Etiketa: Erion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Para
Një person i vrarë me thikë gjendet në mes të rrugës në Babrru

Një person i vrarë me thikë gjendet në mes të rrugës në Babrru

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26

Nesër në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë zhvillohet seanca e parë për kërkesëpadinë ndaj Dekretit të Presidentit për...

Lexo më shumë
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com