GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erion Veliaj paraqitet në SPAK, merret në pyetje si person nën hetim

11:59 - 20/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj kallëzohet në SPAK për aferat në rikonstruksionin e godinave të konvikteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm nga SPAK, në cilësinë e personit nën hetim.

Ai është shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit drejt Prokurorisë së Posaçme, ku ka nisur të japë shpjegime prej orës 10:00.

Marrja në pyetje e Veliajt është zhvilluar në praninë e avokatëve të tij, Ermir Beta dhe Artur Selmani.

Ky zhvillim shënon herën e parë që Veliaj përballet me drejtësinë si person nën hetim.

Kujtojmë se Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Gjithashtu, SPAK i ka hapur një dosje të re Erion Veliajt, aktualisht prej rreth 90 faqesh, e pranuar dhe nga vetë kryebashkiaku, në lidhje me dyshimet se ai ka “orkestruar” nga qelia sulme drejt prokurorëve dhe gjyqtarëve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Fillimisht i përgjoi bisedat me të vëllain dhe bashkëshorten nga paraburgimi i Durrësit, të cilat u përdorën për të përforcuar faktet dhe argumentat për ta lënë në qeli edhe pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Ndërkohë së fundmi, hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së paraburgimit të Durrësit dhe regjistrat e institucionit ku shënohen takimet me të paraburgosurit. SPAK po analizon hyrje-daljet në paraburgimin e Durrësit dhe hetuesit do të identifikojnë dhe do të marrin në pyetje të gjithë personat që e kanë takuar.

Po ashtu se SPAK do të verifikojë edhe nëse Erion Veliaj ka përfituar trajtim të favorshëm në krahasim me të paraburgosurit e tjerë, duke iu lejuar më shumë takime me familjarët apo persona të tjerë.

Etiketa: SpakVeliaj

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Para
Deklarata e fortë në GJKKO: Kam incizime që Nuredin Dumani është takuar me deputetë

Deklarata e fortë në GJKKO: Kam incizime që Nuredin Dumani është takuar me deputetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com