GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Erion Veliaj reagon sërish nga qelia! paralajmërimi i tij: Detaje më shumë do të jap nesër…

11:19 - 10/03/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Erion Veliaj reagon sërish nga qelia! paralajmërimi i tij: Detaje më shumë do të jap nesër…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, është aktualisht në paraburgim që nga 10 shkurti 2025, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Më 11 mars 2025, Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë ankimin e tij kundër masës së sigurisë “arrest me burg”.

 

Në një deklaratë nga qelia në rrjetet sociale,Veliaj ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me procesin hetimor, duke e krahasuar atë me praktikat e regjimit të kaluar dhe duke theksuar rëndësinë e prezumimit të pafajësisë në një demokraci europiane. Ai gjithashtu ka kritikuar trajtimin e familjes së tij dhe sipërmarrësve, duke e konsideruar atë si një kthim në praktikat e vjetra të persekutimit.

Veliaj ka njoftuar se do të japë më shumë detaje gjatë seancës së ardhshme gjyqësore.

Reagimi:

Përshëndetje miq,

Pas një muaji izolim, nesër do të rikthehem për të mbrojtur veten, familjen, por edhe çdo shqiptar, që beson se:

Letrat anonime janë pjesa më e shëmtuar e regjimit që lamë pas e s’kanë vend në Shqipërinë moderne.

Shpallja “i dënuar” pa gjyq që në nisje, ndodhte në ditët më të errëta të ferrit komunist, por jo në një demokraci europiane.

Hetimi i biografisë personale apo vetting-u i paligjshëm, si ky imi për 20 vjet, ndodhte vetëm në kohën e Sali Enverit, por jo sot në shek. XXI.

Kërkesa për pendesë ende pa akuzë, ngjan me gjyqet popullore histerike në vitet ‘60, por jo në 2025.

Persekutimi i familjes nga një noter nga babi, me 5-a, pa meritë e pa ligj, ndërtues në konflikt interesi, nuk mund të jetë etaloni i Reformës në Drejtësi.

Lënia e kryeqytetit pa drejtim nga i votuari i njerëzve me një të rënë të lapsit është, në mos grusht shteti, grusht ndaj qytetit, punëve të tij dhe votuesve të Tiranës.

Shteti me “Uacap” në ditë pushimi, nga militantë të zellshëm të Saliut, sot hetues të Olsit, është fyerje ndaj reformës ku besuam të gjithë.

Trajtimi i sipërmarresve si “kulakë” dhe përgjimi i njerëzve të biznesit pa fakte, i përket Shqipërisë së pas luftës, jo të demokracisë.

Presioni ndaj dëshmitarëve, duke iu kujtuar burgun, prindërit e fëmijët, u përket xhelatëve të një regjimi, jo demokracisë.

Prezumimi i pafajësisë është detyrim për standard Europian, dhe jo histeri kolektive e banaqeve, portaleve dhe kundërshtarëve që me votë i mundëm 7 herë në Tiranë, e veç me dhunë mund të na heqin nga fushata.

Më shumë do të them nesër në seancë!

Shpresoj të jeni mirë! Kush po agjëron, e pastë sa më të lehtë, e kush më ka menduar e më ka mbajtur në lutje, Zoti ju bekoftë!

Etiketa: #inceneratore #deklarate.Erion velija

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
Ajola Xoxa kërkon lirimin e llogarive bankare/ Apeli i GJKKO shtyn seancën

Ajola Xoxa kërkon lirimin e llogarive bankare/ Apeli i GJKKO shtyn seancën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com