GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj u ndan 2.3 milionë euro Artur Caushajt dhe Shpëtim Varakut për të asfaltuar rrugën e burgut të Ndroqit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Erion Veliaj u ndan 2.3 milionë euro Artur Caushajt dhe Shpëtim Varakut për të asfaltuar rrugën e burgut të Ndroqit

Erion Veliaj ia gjen vendin edhe fondit 2.3 milionë euro, i destinuar për asfalt para zgjedhjeve të vitit 2025. Këto para do të shkojnë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj ia gjen vendin edhe fondit 2.3 milionë euro, i destinuar për asfalt para zgjedhjeve të vitit 2025. Këto para do të shkojnë tek dy bashkëpunëtorë të vjetër që i ka favorizuar më herët në tenderat e bashkisë Tiranë. Këtë herë Veliaj ka abuzuar me prokurimin me objekt ‘Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore në njësinë Administrative Vaqarr-Pezë-Ndroq’. Duam, të sqarojmë se nuk bëhet fjalë për të gjitha rrugët në këto zona, por për 4 rrugica lokale në total.

Sipas dokumenteve, do të bëhet shtrim me një shtresë asfalt në rrugët: Rruga e Burgut fshati Vaqarr, në vazhdim Rruga ka gjatësi 600 metra

Rruga e fshatit Mënik, Ndroq ka gjatësi 2700 metra

Rruga te Ura Tabakes (te Ambulanca Peze Helmës) me gjatësi 600 metra;

Rruga te bregu i Erzenit, Pezë me gjatësi 900 metra.

Në total do të shtrohen 4.5 km rrugë, ku në dokumente përcaktohet qartë që kanë nevojë për nivelim me çakëll, pastrimi i shkurreve në anësorë dhe më pas hedhja e një shtrese 4.5 cm asfalt, punime që duhet të mbyllen brenda 6 muajve.  Me këto të dhëna vetëm Veliaj mund të shpjegojë përse duhen 2.3 milionë euro!

Komisioni i vlerësimit të ofertave ka fshirë nga gara 26 kompani, për të favorizuar haptazi dyshen Artur Caushaj dhe Shpëtim Varaku. Me kompanitë e tyre   LTE CONSTRUCTION sh.pk – VARAKU-E sh.pk ata dorëzuan një ofertë me vlerë 1.8 milionë euro për këtë projekt. Por ofertat e tjera me vlera që nisnin nga 1.3 milionë euro në 1.5 milionë euro, të gjitha u skualifikuan në fazën e parë nga komisioni i Veliajt, duke mos respektuar kriteret që kërkon ligji.

Kështu, deri në fazën finale mbeti vetëm oferta e dy biznesmenëve të paracaktuar, që u shpall menjëherë fituese dhe më datë 18 tetor 2024 është bërë publike kontrata në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ndërkohë propozimet e bëra nga kompanitë për këtë projekt dëshmojnë gjithashtu se fondi i vendosur nga Erion Veliaj është i fryrë! Ndërsa Artur Caushaj dhe Shpëtim Varaku në kohët e fundit janë bërë një dyshe e pandarë dhe përfitojnë tenderët nga bashkitë.

Artur Caushaj që njihet shumë në Tiranë, për shkak të tenderëve pa garë të firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Sidomos për betonizimin në zonën e Liqenit Artificial. Shpëtim Varaku gjithashtu është e favorizuar në tenderë pa garë, sidomos në bashkinë Durrës.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

 

Etiketa: abuzimCaushiErion Veliajred flagrrugetender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Sekuestrohen 120 kg drogë në Vaun e Dejës, asnjë i arrestuar

Sekuestrohen 120 kg drogë në Vaun e Dejës, asnjë i arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com