GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Eriselda Sefa i fal mikes së saj tenderin 25 MLN lekë për pemë dekorative në Lushnje

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Eriselda Sefa i fal mikes së saj tenderin 25 MLN lekë për pemë dekorative në Lushnje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lushnja digjet, Bashkia blen pemë dekorative. Këto muaj nuk kanë qenë aspak të mira për qytetin e Lushnjës, duke nisur që nga dhjetori, kur u dogj qendra tregtare dhe disa apartamente, ku pati dëme të shumta materiale. Më tej erdhi ngjarja më e rëndë akoma që ndodhi të premten e shkuar, ku në kantierin e deputeti socialist ndodhi një shpërthim i madh, si pasojë vdiqën babë e bir dhe u plagosën 8 persona të tjerë. Nga ky shpërthim janë dëmtuar shumë biznese dhe banesa aty pranë.

E ndërsa qyteti mbetet jashtë kontrollit të bashkisë, paratë e taksapaguesve keqmenaxhohen nga kryetarja Eriselda Sefa. Ajo vazhdon me planin e saj, blen pemë, kur prioritet duhet të bëheshin zjarrfikëset, apo personeli që shërben aty.

Në dokumentin e mëposhtëm shohim se 25 milionë lekë do të hiqen nga arka e bashkisë, sepse Sefa mendon që qyteti ka nevojë urgjente për pemë dekorative. Sipas të dhënave të tenderit, do të blihen 1280 pemë. Mbjellja e pemëve është një investim i mirë, por në këtë situatë anormale fluksi i parave të taksapaguesve duhet t’i përgjigjet shqetësimeve dhe jetës së qytetarëve.

Faktit që ky shpenzim nuk është i domosdoshëm i shtojmë edhe shpërdorimin që bën kryetarja gjatë procesit të prokurimit. Nuk mundej të gjendej një çmim më i arsyeshëm dhe të paktën jo në këtë periudhë kur qyteti ka një mijë probleme të tjera?

Përtej këtyre, të paktën ta bëhet tenderi sipas ligjit. Sepse me sa shohim, procesi qenka i skuqur nga shkeljet. Gara për këtë tender është hapur më datë 14 shkurt 2024 dhe deri më 28 shkurt kur ka qenë afati i fundit i dorëzimit të ofertave. Vetëm një person fizik ka dorëzuar ofertë!

Pikërisht në të njëjtën datë, duke qenë se nuk kishte asnjë konkurrent për të zhvilluar garën, Sefa i ra shkurt duke shpallur fituese ofertën sa 99% e fondit limit të  propozuar nga SOFIA MYFTARI. Kjo e fundit ka përfituar shpesh tenderë nga Bashkia Lushnje për lule apo pemë dekorative.

Pra, ky tender të ketë qenë një dhuratë për 14 shkurtin. Ndërsa tani në mars, dy zonjat kanë lidhur kontratën, e cila është vlerësuar me ‘Red Flag’ nga Open Data Albania për shkeljen e ligjit të Prokurimeve Publike. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimEriselda SefaLushnjëpeme dekorativetender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Ndryshimet në polici/ Murrizi nuk kursen ironitë në Kuvend: Servis gomash, SPAK të gërmojë më thellë, ftohet Luli, teshtin Rama

Murrizi i drejtohet Berishës: Shqyerja e partisë nën emrin hapje është fatale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com