GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erjon Veliaj gënjeu përsëri për dosjen, përdori edhe vjehrrin e ndjerë

17:54 - 26/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ndyrësirë”/ Mashtrimi i Veliajt, tjetër padi për të arrestuarin për korrupsion dhe pastrim parash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erjon Veliaj mashtroi përsëri sot për hetimin ndaj tij, këtë radhë duke përdorur edhe vjehrrin e ndjerë. Ndërsa SPAK heton transaksionin e dyshimtë të Ajola Xoxës për shitjen e makinës së trashëguar, Veliaj deklaron se makinën e shiti vjehrri, ndërkohë që Arben Xoxa kishte ndërruar jetë kur u krye transaksioni.

Për një makinë me vlerë 6 mijë euro, Ajola Xoxa deklaron se ja ka shitur kushëririt të saj për 23 mijë euro apo katër fish më shumë se çmimi real. Sipas SPAK, ky transaksion është përdorur për pastrim parash, ndërkohë që po kjo makinë pas 6 muajve u rishit nga nipi i Arben Xoxës për vetëm 11 mijë euro.

Krybashkiaku i Bashkisë së Tiranës, i arrestuar për korrupsion, reagoi sërish sot nga qelia, duke vijuar valën e sulmeve ndaj prokurorit që zbuloi aferat dhe gjyqtarit që konfirmoi masën e sigurisë arrest me burg. Pas mllefit ndaj prokurorëve, ai akuzoi si përgjegjës për burgosjen e tij edhe liderin e opozitës Sali Berisha, ndërsa në disa pasazhe justifikoi disa prej gjetjeve të këtyre hetimeve. Në statusin e sotëm, Veliaj shpjegonte për një transaksion mijëra euro për një mjet që bashkëshortja e tij e trashëgoi nga babai i ndjerë. Ndryshe nga sa është e vërteta, Veliaj i thotë qytetarëve se Prokurori Ols Dado po e heton atë për një shit-blerje të makinës mes vjehrrit dhe nipit të tij, për të cilën ai tregon se nuk ka patur asnjë dijeni. Madje Veliaj merr përsipër që rritjen e vlerës në mjetit në transaksionet e dyshimta, t’i justifikojë me ndërhyrjet në mjet që i kanë shtuar vlerën.

‘Vjehrri, i cili ka 6 vjet që ka vdekur, ka gjetur një makinë okazion në Gjermani dhe e ka blerë. Më pas ia ka shitur të nipit. Ky e ka rishitur në Shqipëri. Blerësi i makinës nga nipi i vjehrrit e paska shitur gjithashtu më vonë. Dhe këtu, unë paskam pastruar paratë e korrupsionit në bashki!!!’.

Edhe në këtë rast Erjon Veliaj gënjen, madje duke përdorur edhe vjehrrin e ndjerë. E vërteta e këtij transaksioni është krejt ndryshe, dhe shitjen e makinës nuk e ka bërë vjehrri Arben Xoxa, por është shitur nga Ajola Xoxa, pasi i ati kishte ndërruar jetë. Dhe sa i përket vlerës, së mjetit, nuk është siç pretendon Veliaj se ka patur ndërhyrje me disqe e marmita, por edhe vetë nipi i Arben Xoxës ka dhënë një tjetër version kur është marrë në pyetje.

 

Makina në fjalë është deklaruar se është blerë nga Arben Xoxa për 6 mijë euro dhe pasi ndërroi jetë pronësia i kaloi të bijës, Ajola Xoxa. Pas vdekjes, kryhet edhe transaksioni mes Ajolës dhe kushëririt, ku për makinën me vlerë 6 mijë euro, me akt noterial kushëriri i kalon Ajolës 23 mijë euro, pra 4-fish më shtrenjtë. I pyetur për këtë blerje jashtë çdo logjike, ai deklaron se e bleu shtrenjtë për shkak të lidhjes sentimetale, por që çuditërisht vlera sentimentale përfundoi pas 6 muajve kur e rishet mjetin për 11 mijë euro, apo 12 mijë euro më pak nga sa ja faturoi kushërira e tij.

 

Etiketa: dosjeVeliajVjehrri

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Këlliçi: SPAK po i jep kohë Erion Veliajt për të kërkuar azil politik, por asgjë nuk e shpëton…

Këlliçi: Ky është kulmi! Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka prish provat për Veliajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com