GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ermal Dredha i jep 345 milionë lekë mikut të Dritan Lelit, tenderi pa garë për blerje nafte

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Ermal Dredha i jep 345 milionë lekë mikut të Dritan Lelit, tenderi pa garë për blerje nafte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i ri Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha vazhdon listën e aferave që e ka lënë të gatshme paraardhësi i tij Dritan Leli. Këtë herë Dredha ka dredhuar përmes Ujësjellës Kanalizime Vlorë, ndërmarrje që varet prej bashkisë. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-70638-05-25-2023 për furnizim me karburant.

Për këtë tender Dredha ka parashikuar të shpenzojë 368 milionë lekë, ku thuhet se do të sigurohet naftë për vitin 2023. Në fakt, mbeten vetëm 5 muaj nga ky vit, sepse jemi në korrik, pavarësisht se lekët hidhen sa për 12 muaj.

Por, pavarësisht manovrave të tilla për të përfituar në saj të postit që ka, Dredha ka lënë gjurmët e shkeljeve në dokumentet e zhvillimit të këtij tenderi.

Kontrata është firmosur më datë 5 korrik dhe është vlerësuar me “Flamurin e Kuq” nga monitoruesi Open Data Albania për shkak të mungesës së konkurrencës. Ngritja e “Flamurit të kuq” tregon riskun e lartë për korrupsion me fondin e prokuruar.

Sipas dokumentit, FJORTES shpk, në pronësi të Silvana dhe Dulo Sadrija, është e vetmja kompani që ka dorëzuar ofertë për këtë tender.

Me sa duket Dredha vetëm këtë kompani ka vendosur lidhje, sepse Sadrija është një biznesmen i njohur në Vlorë, për bashkëpunimet që ka me bashkinë në ndërtime resortesh dhe pazare karburantesh.Kështu, Dredha ia ka dhuruar tenderin mikut të Dritan Lelit dhe e ka firmosur menjëherë kontratën, duke shkelur rregullat e prokurimit.

Në këto 345 milionë lekë që ka kërkuar Fjortes SHPK është e kuptueshme që vetëm një pjesë do të shkojnë për projektin, pjesa tjetër kthehet në fitim të pamerituar që ushqen korrupsionin.

Sikur e theksuam më lartë, FJORTES shpk ka marrë shumë përfitime nga bashkia Vlorë në kohën e Dritan Lelit. Shumë pranë detit zotëron një hotel “FJORTES PALACE HOTEL VLORE”, një bar dhe gjithashtu disa pika karburanti në rrugët kryesore. Ndërsa vëmë re se të gjithë tenderët që ka përfituar kjo kompani i ka dhuratë nga Bashkia Vlorë, edhe në kohën kur kjo drejtohej nga Dritan Leli. Pra, kryetari i ri po vazhdon zakonet e vjetra me listën e biznesmenëve të privilegjuar.

Lexo edhe:Ermal Dredha në gjurmët e Dritan Lelit, blen 167 mln lekë karburant me dy tendera pa garë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ernal dredhanaftetender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Masakra e Srebrenicës,  Berisha: Beogradi duhet të njohë dhe të dënojë genocidin e tij

Masakra e Srebrenicës, Berisha: Beogradi duhet të njohë dhe të dënojë genocidin e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com