GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ermal Dredha në gjurmët e Dritan Lelit, blen 167 mln lekë karburant me dy tendera pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Ermal Dredha në gjurmët e Dritan Lelit, blen 167 mln lekë karburant me dy tendera pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Para se të ikte nga detyra ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, kishte zhvilluar disa tenderë për karburant. Por, këto nuk i mjaftojnë kryetarit të ri Ermal Dredha, prandaj ka bërë shpenzime të tjera që të furnizojë makinën e tij me naftë.

Në një ditë ai ka firmosur dy tenderë në kundërshtim me ligjin “Për prokurimet publike”. Dredha siç duket, po ecën në gjurmët e Lelit dhe ka nisur me aferat korruptive që në fillim të mandatit.Më datë 22 qershor janë publikuar në sistemin e prokurimeve dy kontrata me objekt “Blerje benzine për vitin 2023” dhe “ Blerje nafte për vitin 2023”.

Ky i fundit ka si fond limit vlerën 143 milionë lekë. Ky është fond i madh, duke marrë parasysh se bëhen shpenzime për gjithë vitin, edhe pse dihet që naftës i ndryshon çmimi vazhdimisht.

Këtë tender i është dhënë firmës “FJORTES sh.p.k” në pronësi të Dulo Sadirajt dhe Silvana Sadirajt. Në të vërtetë, kjo kompani nuk e ka fituar tenderin, por Dredha ia ka bërë dhuratë, sepse nuk ka pasur asnjë konkurrent tjetër përballë.

Duke firmosur kontratën në mungesë të konkurrencës, Dredha ka kryer shkelje ligji dhe për këtë Open Data Albania i ka dhënë “Flamurin e Kuq”. Ndërkohë, vëmë re se objekti thotë që do të blihet naftë për vitin 2023, por jemi në muajin e gjashtë dhe në kontratë përcaktohet afati për një vit. Ne jemi në muajin e 6 të këtij viti, çka lë të kuptohet se firma në fjalë do të marrë financime edhe për gjashtë muajt e parë të vitit 2024. Një lapsus i vogël ky që Dredha nuk e paska vënë re!

Madje të njëjtat shkelje përsëriten edhe te tenderin për blerje benzine me vlerë 27 milionë lekë.

Open Data Albania ka listuar edhe këtë tender në listën e gjatë të aferave të kësaj bashkisë sepse sërish kemi të bëjmë me mungesë konkurrence. Flamuri i kuq ngrihet sa herë që ka risk të lartë për korrupsion me fondin e prokuruar.

Theksojmë që edhe këtë kontratë e ka përfituar firma FJORTES sh.p.k”. Përveç gabimeve në afate, mungesa e konkurrencës dhe firmosja e kontratës në këto mënyra nuk janë gafa të padukshme. Shpresojmë që dy tenderët të vihen në lupën e ndonjërit prej organeve audituese, përfshirë KLSH, pa llogaritur SPAK që mund të hetojë kryesisht ose me denoncim.

Lexo edhe: Helmoi personat me aftësi ndryshe, Bashkia Vlorë i jep 2 tenderë Laureta Jataganit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: benzinermal dredhanaftetenderVlore

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
“Mbështetje për të punuar në vend ose 3 mijë euro shkollimi në vit”, politikat për mjekët e rinj

“Mbështetje për të punuar në vend ose 3 mijë euro shkollimi në vit”, politikat për mjekët e rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi
Aktualitet

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollit, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim për vdekjen e...

Lexo më shumë
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

14:29 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë

Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë

13:58 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com