GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Helmoi personat me aftësi ndryshe, Bashkia Vlorë i jep 2 tenderë Laureta Jataganit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Helmoi personat me aftësi ndryshe, Bashkia Vlorë i jep 2 tenderë Laureta Jataganit

Helmoi personat me aftësi ndryshe, Bashkia Vlorë i jep 2 tenderë Laureta Jataganit

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Institucionet në Shqipëri në vend që të dënojnë abuzimet dhe skandalet e firmave, të cilat pasurohen me lekët e popullit, i mbështesin edhe më shumë në procedurat tenderues. Kështu ka ndodhur në bashkinë Vlorë me firmën “Enklej Shpk”, në pronësi të Kiço dhe Laureta Jataganit.

Kjo firmë me datë 29 maj ka përfituar dy tenderë nga Bashkia Vlorë. Njëri tender ka si objekt blerje buke për një periudhë 12 mujore dhe tenderi tjetër ka si objekt blerje fruta perime. Të dy tenderët janë publikuar në buletinin e Agjencisë së Prokurimeve me datë 19 maj.

Vlera të dyve shkon në rreth 190 milionë lekë dhe vëmë re se në të dyja kontrata është shkelur ligji. Sepse ofertat e firmës “Enklej Shpk kanë qenë më të shtrenjta ofertat e tjera dhe kontrata i është dhënë në tavolinë Laureta Jataganit.

Ky tender mund të jetë hartuar që në kohën kur kryetar Bashkie ishte akoma Dritan Leli, por fituesi është shpallur me datë 26 maj dhe me datë 29 maj është regjistruar në sistem. Çka do të thotë që drita jeshile i është dhënë nga kryetari i ri Ermal Dredha.

I cili me sa duket po ecën në hapat e Lelit dhe çdo kryebashkiaku tjetër të Rilindjes. Nëse Dredha e ka harruar po ia kujtojmë ne skandalet dhe krimet e kësaj firme, të cilës ai sot po i beson sërish dhe po e pasuron me lekët e quytetarëve.

Raporti i KLSH

Në prill të këtij viti, KLSH publikoi një raport për audimitn që kishte kryer në 2 vite tek Qendra e  Zhvillimit të Personave me Aftësi të Kufizuar Vlorë, drejtuar nga Elida Grabova.

Në raport thuhet se, ushqimet si mishi dhe bulmetrat mbaheshin në vende jo higjienike dhe të pa ambalazhuara. Ndërsa të gjitha produktet nuk posedonin certifikatën e analizës, datën e prodhimit dhe as datën e skadencës.

Shumë produkte përdoreshin edhe pse kishin skaduar. Madje specifikohej se këtyre personave iu jepej të hanin pula të kalbura. Sipas raportit të KLSH, kompania që ka furnizuar qendrën me ushqime të skaduara është kontraktori “Enklej Shpk”.

Për të cilën në fund të raportit KLSH kërkoi nisjen e hetimeve dhe marrjen e masave ndaj saj. Por, Instancat përkatëse jo vetëm që nuk kanë marrë masa, por tashmë kanë vazhduar t’i japin sërish tendera. Madje sërish kanë besimin të blejnë ushqime tek kjo firmë.

Etiketa: Bashkia Vlorelaureta jataganiOpen Procurement Albaniatenderushqime

Lajme të lidhura

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
Para
SHBA dhuron autoblinda për ushtrinë e Maqedonisë së Veriut

SHBA dhuron autoblinda për ushtrinë e Maqedonisë së Veriut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26

Old Trafford u bë skena e një ndeshjeje spektakolare me gola të shumtë ku përballë u vunë Manchester United dhe...

Lexo më shumë
“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com