Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm i ftuar në programin “Dita jonë”, ku ka folur për librin e tij “Në garë me veten”.
Ermali tha se libri është vazhdim i asaj që ai bën prej vitesh, trajnimet që ai realizon, për të cilat është sulmuar vazhdimisht.
Ndërkohë gjatë bisedës Ermali zbuloi se një nga njerëzit që atë e motivon më shumë në jetë është bashkëshortja e tij Amarda Toska, ndërkohë që shtoi se secili nga ne duhet të motivojë veten, jo vetëm të presin të motivohen nga të tjerët.
“Një nga gjërat që i them vetes sa hap sytë në mëngjes është ‘diçka e mrekullueshme do të ndodhi me mua sot. Ne tërheqim atë që mendojmë gjatë gjithë kohës.’”
Më tej ai shtoi se reagimin e njerëzve në lidhje me këtë libër ai e ka pritur:
“E prisja reagimin, njerezit nuk janë gati për të pritur këtë ndryshim. Por është marketing falas, të gjithë tashmë e dinë që unë kam shkruar një libër”.
Discussion about this post