GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ervin Demo dhe Belinda Balluku i japin 1.9 milionë euro pa garë vëllait të politikanit

14:33 - 26/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ervin Demo dhe Belinda Balluku i japin 1.9 milionë euro pa garë vëllait të politikanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, bëjnë “pasim dhe gol” me tenderin e madh 1.9 milionë euro për kanalizimet në lagjen Uznovë. Për këtë u vjen në ndihmë biznesmeni me lidhje të forta politike Shkëlqim Kapllanaj që është favorizuar në këtë prokurim.

Në datë 10 maj 2024 u shpall përokurimi me objekt “Ndërtim i Rrjetit të Ri të Kanalizimeve të Ujërave të Zeza të Lagjes Uznovë, Rajoni Nr.3 Bashkia Berat” me vlerë 1.9 miliardë lekë. Bëhet fjalë për zonën në foto, ku duken dy-tre rrugica anë të të cilave do të hapen kanalet e reja për ujërat e zeza. Projekti dhe fondi limit janë llogaritur dhe firmosur nga Ervin Demo, ndërsa paratë nuk janë të bashkisë por, të buxhetit të shtetit të ardhura përmes ministrisë së Belinda Ballukut.

Në këtë pikë kemi një pyetje për drejtuesin e bashkisë, pse kanalizimet nuk u bënë që në vitin 2021 kur u paguan miliona lekë për rehabilitimin e kësaj lagjeje në Berat?!

 

“Rreth 2 mijë banorë të lagjes “Uznova” në Berat do të kenë tashmë një rrugë me infrastrukturë të përmirësuar. Vijojmë punimet për rehabilitimin e infrastrukturës në lagjen “Uznovë”. Do të vazhdojmë shumë shpejt me ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës në lagje të ndryshme”,  shprehej Demo në atë kohë.

Epo ky tender i fundit na tregon se e i ke bërë punët shkel e shko, zoti Demo!

Formalisht tenderi zhvillohet nga Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve që ka administrator Pelivan Sinajn, por fondi është siguruar nga ministrja Balluku, e cila pas shpalljes së falimentimit është bërë aksionere me 51% të kuotave. Në fakt, fjalën e tij e thotë edhe kryetari bashkisë Berat, Ervin Demo, i cili po ashtu është aksioner dhe drejtori është një mik i vjetër i tij.

Drejtor Pelivani, siç duket nga dokumenti i mësipërm e katandisi shoqërinë në atë situatë sa nuk paguante as borxhet.

Shpesh herë është sekuestruar llogaria e ujësjellësit nga shoqëritë përmbarimore. Por nga tenderi që po raportojmë del qartë pse ky zyrtar vazhdon të jetë i preferuar edhe për kryetarin e bashkisë edhe për ministren Balluku.

Gara për tenderin është hapur deri më datë 27 maj 2024 dhe janë dorëzuar 8 oferta të ndryshme. Në të njëjtën ditë që është mbajtur tenderi, njeriu i Demos dhe i Ballukut ka shpallur tak -fak fituesin. Në fakt fituesi është shpallur pa garë dhe duke shkelur rregullat e përcaktuara në ligjin për prokurimet publike.

Sepse shohim që 7 prej ofertave janë përjashtuar që në fazën e parë  edhe pse firmat, SALILLARI Shpk me ofertë 1.4 mln euro, NG STRUCTURES Shpk me ofertë 1.4 mln euro  dhe bashkimi i operatorëve HTM Shpk &ASFALT Shpk me ofertë 1,5 mln euro, kishin propozimet më të lira dhe duheshin marrë në konsideratë. Në fakt nuk janë marrë, bashkë më ofertat e tjera ato janë skualifikuar me arsyetimin se nuk kanë deklaruar numrin e punonjësve të kërkuar ose për oferta “anomalisht të ulëta”.

Tenderi ka pasur edhe operatorë që kanë vendosur ofertën zero lekë, që tregon pjesëmarrje fiktive.

E vetmja kompani që kaloi fazën dhe shkoi e vetme në fazën finale ishte firma “SHKELQIMI 07 SHPK, në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt. Propozimi 1.8 milionë euro është shumë më i shtrenjtë se ofertat që u skualifikuan nga gara.

 

Open Data Albania i ka vendosur “Flamur të kuq” tenderit për të treguar riskun e korrupsionit në këtë kontratë.

Shkëlqim Kapllanaj është tashmë një emër shumë i dëgjuar në aferat me tenderat, pasi shpesh ka marrë fonde duke qenë i favorizuar nga lidhjet dhe qëndrimet politike të vëllai i tij, ish-deputeti demokrat, Agron Kapllanaj.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimBeratervin demotedner red flag

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Miratohet rritja e pagave për administratën publike, ja sa përfitojnë pas 1 Korrikut (Lista)

Miratohet rritja e pagave për administratën publike, ja sa përfitojnë pas 1 Korrikut (Lista)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com