GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ervin Demo kërcënon studentët: Janë identifikuar përmes teknologjisë, do të vihen para përgjegjësisë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ervin Demo kërcënon studentët: Janë identifikuar përmes teknologjisë, do të vihen para përgjegjësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka deklaruar se Policia e Shtetit po përdor teknologjinë dhe pamjet filmike për të identifikuar personat që kanë shkaktuar akte dhune gjatë protestave të ditëve të fundit. Gjatë një deklarate për mediat, Demo tha se policia disponon qindra orë filmime nga burime të ndryshme, përfshirë kamerat publike dhe videot e publikuara në rrjetet sociale.

Sipas ministrit, përdorimi i teknologjisë ka përshpejtuar procesin e identifikimit të personave të përfshirë në akte dhune.

“Në fakt unë do doja të identifikoja specifikisht rëndësinë që ka tashmë procesi që Policia e Shtetit është duke ndjekur për sa i përket identifikimit të vazhdueshëm që bën të elementëve të dhunshëm, të cilët kanë marrë pjesë në protestat e ditëve të fundit. Janë një sërë burimesh informacioni që janë duke u përdorur, duke filluar me ato që janë publike, me vetë problematikën që kanë pasur media të ndryshme për sa i përket protestave që kanë ndodhur, po ashtu rrjetet sociale dhe në të njëjtën kohë janë përfshirë dhe të gjitha imazhet e atyre institucioneve publike apo private, prona private apo publike të cilat janë dhunuar gjatë këtyre ditëve.

Ky proces fatmirësisht sot është duke u lehtësuar edhe nga vetë teknologjia për ta bërë atë më të shpejtë dhe ne kemi në fakt dita-ditës raste, të cilat janë të identifikueshme edhe kur protestuesit kanë fshehur pamjen e tyre nëpërmjet maskave, ne përsëri kemi arritur që të identifikojmë të gjithë protestuesit, të cilët kanë kryer akte dhune. Ky proces do të vazhdojë.  Policia e Shtetit është shumë e qartë për sa i përket detyrës që ka, për të sjellë përpara prokurorisë të gjitha ato çështje që do të ndërtohen për të gjithë personat të cilët kanë kryer dhunë kundër institucioneve dhe pronës private.

Besoj që pamjet janë duke u shfaqur në këtë moment për sa i përket rasteve të cilat ne kemi identifikuar.  Këtu shohim disa prej tyre, të cilët janë pjesërisht të maskuar, pavarësisht se këto janë pamje, të cilat janë marrë nga burime publike, janë rrjetet sociale, janë kamerat e televizioneve, të cilët kanë dëshmuar në fakt vetë për sa i përket nivelit të dhunës që individë të ndryshëm kanë kryer.

Dhe ajo çfarë ne jemi duke realizuar tashmë, është që nëpërmjet teknologjisë, sepse janë qindra e qindra orë filmim nga burime të ndryshme, të cilat duhen përpunuar dhe patjetër duke përdorur thjesht burimet njerëzore, kjo do të ishte një proces shumë i vështirë, por tashmë falë teknologjisë, ne jemi duke avancuar me shpejtësi për sa i përket identifikimit të të gjithë personave të dhunshëm, të cilët kanë kryer këto akte kundër institucioneve publike, kundër pronës private dhe në fakt janë vetë të filmuar nga imazhet e mediave publike apo kamerat e institucioneve apo vetë filmimeve që ata kanë hedhur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Prandaj, unë dua të garantoj të gjithë qytetarët që Policia e Shtetit do të punojë çdo ditë për aq kohë sa duhet për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata të cilët kanë shkatërruar pronën publike, të gjithë ata të cilët kanë cënuar bizneset private dhe këtë policia po e bën falë edhe teknologjisë më shpejt edhe më saktë”, tha Demo.

Etiketa: demokercenimStudente

Lajme të lidhura

Lubonja: Rama gabon rëndë kur kërkon të rrijë në pushtet me dhunë, koha që edhe PD të reflektojë
Aktualitet

Lubonja: Rama gabon rëndë kur kërkon të rrijë në pushtet me dhunë, koha që edhe PD të reflektojë

13:16 - 24/10/26
Nis revolta kombëtare, protestuesit djegin ‘tryezën e dialogut’ të kryeministrit Rama
Aktualitet

Nis revolta kombëtare, protestuesit djegin ‘tryezën e dialogut’ të kryeministrit Rama

12:55 - 24/10/26
E gjithë Shqipëria në mbështetje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja
Aktualitet

E gjithë Shqipëria në mbështetje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja

12:01 - 24/10/26
Para
Nis revolta kombëtare, protestuesit djegin ‘tryezën e dialogut’ të kryeministrit Rama

Nis revolta kombëtare, protestuesit djegin 'tryezën e dialogut' të kryeministrit Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lubonja: Rama gabon rëndë kur kërkon të rrijë në pushtet me dhunë, koha që edhe PD të reflektojë
Aktualitet

Lubonja: Rama gabon rëndë kur kërkon të rrijë në pushtet me dhunë, koha që edhe PD të reflektojë

13:16 - 24/10/26

Analisti Fatos Lubonja, në një prononcim për Neës24 teksa ka nisur protesta kombëtare në Tiranë, është shprehur se situata aktuale...

Lexo më shumë
Nis revolta kombëtare, protestuesit djegin ‘tryezën e dialogut’ të kryeministrit Rama

Nis revolta kombëtare, protestuesit djegin ‘tryezën e dialogut’ të kryeministrit Rama

12:55 - 24/10/26
Ervin Demo kërcënon studentët: Janë identifikuar përmes teknologjisë, do të vihen para përgjegjësisë

Ervin Demo kërcënon studentët: Janë identifikuar përmes teknologjisë, do të vihen para përgjegjësisë

12:35 - 24/10/26
E gjithë Shqipëria në mbështetje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja

E gjithë Shqipëria në mbështetje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja

12:01 - 24/10/26
12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri

12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri

11:42 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com