GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ervin Mete i fal tenderin 480 MLN lekë firmës me ofertën më të lartë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ervin Mete i fal tenderin 480 MLN lekë firmës me ofertën më të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i ri i Ekonomisë dhe Financave e ka nisur punën në këtë institucion me firmosjen e një afere abuzive. Ditën e sotme është publikuar në Buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike tenderi me objekt  “Blerje pajisje për kabinetet SHMT & Elektrike & Elektronike për repartet e praktikave në shkollat e Aftësimit Profesional”. Prokurimi është organizuar fillimisht nga ish-ministrja Delina Ibrahimi, por e ka çuar deri në fund Mete.

Sipas dokumenteve, për këtë tender kanë shfaqur interes 4 firma, po pjesëmarrja e tre prej tyre ka qenë thjesht për fasadë, sepse fituesi ishte paracaktuar.

 

Fitues i paracaktuar!

“BAJRO BROS SHPK” është një nga firmat e cila shfaqi interes por më pas nuk paraqiti një vlerë për furnizimin. Ndërsa dy firmat e tjera, edhe pse kishin ofertë më të lirë, u skualifikuan nga gara menjëherë. Kështu kontrata mbeti në duart e firmës LIGUS SHPK, e cila është në pronësi të Erion Muçajt – 50% dhe Amarilda Çelajt – 50%.

Në fakt, ata i zotërojnë aksionet de jure, sepse në të vërtetë strumbullar i kësaj firme vazhdon të jetë i afërmi i një zyrtari të lartë të qeverisë.

Bëmat e Ervin Metes

Kjo aferë me tenderin në fjalë është një nga bëmat e vogla që bën ministri Mete, sepse ai është përfshirë edhe në skandale të tjera. Ervin Mete ka qenë më herët zv.ministër i Financave në kohën kur institucioni drejtohej nga Arben Ahmetaj.

Pas largimit që aty dhe emërimit tek AMF-ja, mete përveç Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, që e mori drejtoreshë në AMF, kishte ‘strehuar’ aty edhe nëndrejtoreshën Mimoza Kaçi. Emri i kësaj të fundit mbeti peng për shumë kohë dhe u miratua nga Kuvendi vetëm pas emërimit të Ahmetajt si zv.kryeministër. Pjesë interesante e kësaj historie është edhe një çështje e largët që daton në vitin 2004, shumë kohë përpara se Ervin Mete të ishte pjesë e rëndësishme e administratës.

Asokohe, Bilbil Mete, babai i Ervin Metes hetoi dosjen ‘Hermes’ ku Arben Ahmetaj, dyshohej për abuzime të forta me skemën e impulseve të Albtelekomit.

Në përfundim Bilbil Mete e pushoi çështjen, teksa sot ‘të besuarat’ e Ahmetajt strehohen në institucionin ku i biri, Ervin Mete, është Drejtor i Përgjithshëm. Nga këto të dhëna rezulton se, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ku Ervin Mete ishte drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv është kthyer në strehë të ish-vartëseve e zyrtareve të administratës të lidhura me Ahmetajn.

Lexo edhe:Tenderi 350 mln lekë për kazanë plehrash, Emirjana Sako ia jep pa garë gruas së Afrim Qendros

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimafrim qendroErvin Metetender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Zgjerimi/ Michel: Keni pritur shumë, por po përgatisim dasmën…

Zgjerimi/ Michel: Keni pritur shumë, por po përgatisim dasmën...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com